Ishte fundi i shkurtit megjithatë i ftohti nuk ishte larguar ende. Ditët sikur shtynin njëra-tjetrën e papritur e pa kuptuar humbisnin, veniteshin, zhdukeshin...
Ishte gëzuar pa masë kur i kishin lajmëruar për ekskursionin në një fshat turistik të Korçës, në Dardhë. Më në fund doli diçka që do i thyente monotoninë, atë monotoni që e skllavëronte në heshtje çdo ditë, ia merrte shpirtin dhe ajo nuk e kuptonte, thjesht pyeste veten përse kishte një dëshirë të madhe për të shpërthyer në lotë, çdo mbrëmje para se gjumi ta rrëmbente.
Shikonte nga dritarja e minibusit, malet e thepisura nëpër ato rrugë që ecnin me ngadalë me frikën se mos rrëshkisnin e ajo po e shijonte atë peizazh. Diku shikonte gjurma dhelpre a ndonjë ujku të lëna shenjë në borë, diku shikonte pemë të moçme që qëndronin kryelartë mes majave më të larta të atyre maleve. Shikonte borën vende-vende të shkrirë nga Dielli aq rrezeartë i asaj dite të premte
.Pa poshtë e kuptoi se gjendeshin goxha lart. Nëse do të binin që aty nuk do u ngelej as nam e as nishan, ndoshta trupi i tyre do të kacavirrej nëpër pemët që qëndronin si në zbritje, ndoshta do të copëtohej në ndonjë shkëmb të mprehtë e ndoshta do të mbeteshin brenda ngecur në minibus të copëtuar e pa gjymtyrë. Gjithmonë e kishte menduar vdekjen e saj, si do të ishte ajo?
A do të kishte njerëz që do kujtonin se dikur, diku jetoi një Proksimë?
Në sekondin e ardhshëm e gjeti veten të frikësuar nga ato mendime që e kishte futur veten dhe instiktivisht kishte shtrënguar dorën e Edës, pasi ishin ulur në një sedilje.
-Si e pate ti?
-Imagjino sikur të vdesim sot.
-Qepe. Nuk dua sot asgjë nga ti dhe imagjinata jote vrastare.- qeshi me ato fjalë dhe kësaj here mendoi për gjëra të bukura derisa minibusi ndaloi për të lajmëruar mbërritjen në destinacion.
U kënaq kur syri i zuri tërë atë borë. E donte borën, ashtu siç donte shumë gjëra të tjera si Hënën,Diellin gjethet, yjet, retë, çokollatat...
-Shiko. Qënka dhe klasa e Gledisit.
-Përse? Përse si rrodhe kudo?
-Si bën, sikur s'i pëlqeu.
-Mendova se më në fund do kishte një ditë pa 'Gledis' në të.
-Ai 'universi' që ti aq shumë e përmend nuk dashka kështu, pra.
Shfryu dhe vazhdoi me klasën në atë restorantin e vogël dhe të drunjtë që ndodhej te 'Pista Bigëll', atë restorant që të ofronte aq ngrohtësi në atë vend të acartë.
Nuk vonoi shumë, pasi kishte mbaruar pjatën e porositur, që doli jashtë dhe mori skitë. E donte atë sport, ndonëse nuk e praktikonte shpesh, ama kishte goxha ekuilibër.
Mori teleferikun dhe shkoi deri në një lartësi të konsiderueshme.
Me kaq vendosi të lëshohej e menjëherë sapo ndjeu molekulat e ftohta të ajrit të puthnin fytyrën e saj të butë e të bardhë buzëqeshi. U ndje e lirë, sikur asgjë nuk mund ta pengonte.
Ndjeu flokët të fluturonin së bashku me shpirtin e saj nën ndikimin e shpejtësisë. Ndjeu adrenalinën të shpërthente teksa i erdhi një dëshirë e madhe për të bërtitur, sikur donte t'u tregonte të gjithëve që ishte e lumtur, e atë e bënin të lumtur edhe gjërat më të vogla, dhe ndjesia e lirisë, ndonëse e dinte dhe vetë ajo që s'do të zgjaste përgjithmonë, ama vendosi të shijojë momentin.
Si duket atij momenti i erdhi fundi kur ndjeu të përplasej me dikë, të rrokullisej disa centimentra para se të ndalonte e mbi trupin e saj të ndiente një peshë të rëndë. Kishte mbyllur sytë nga frika dhe më në fund guxoi t'i hapë për të vërtetuar se ishte gjallë.
YOU ARE READING
Proksima e Tokës.
Teen FictionE vranë...E prenë... Shpirtin hidhërueshëm ia shkërrmoqën fort me duar, atë shpirt aq të brishtë, të çiltër, të pa ngjyer në llumra mëkatesh. Buzëqeshjen ia vodhën së bashku me çdo gjë tjetër. Priste lumturinë, por si shpërblim mori shkrumbimin e sa...