-Më shkruajti mbrëmë Gledisi në instagram.
-Çfarë të tha?- pyeti mëse kurioze dhe irisët e syve iu zmadhuan sapo dëgjoi emrin e tij të përmendej. Çudi!
-Më tha ta takoja sot...
-Çfarë? Kjo është e shpifur o Eda. Domethënë ne jemi shoqe të ngushta si e mendon këtë gjë ai.
-Debile xheloze. Më tha ta takoja, të merrja një letër e të ta jepja ty.
-Mos më thuaj që e bëre?
-Sigurisht që jo, i thashë që ti më vret e më tha që të ta fusja në çantë.
-Është në vete ai?
-Nuk e di, ama unë jam dhe normalisht që s'mund të ta punoja mbrapa shpine.
-Ke bërë mirë që s'e more. Nuk kam nevojë për tundime të tjera.
-Të tjera?
-Më mjaftojnë mendimet e mua absurde. Madje dhe tani po vras mendjen si debile çfarë do më kishte shkruajtur në atë letër.
-Pra ti po më thua që bëra gabim që s'e mora?
-Kurrsesi! Bëre shumë mirë. Nëse do e kishe bërë do të ta kisha prerë dorën.
- E dija dhunën tënde. Po vras mendjen përse i paska kaq qejf këto mënyrat primitive? Domethënë për Klarën të dërgoi ty t'i thoje, tani ty do të të shkruajë letër. Ose është shumë romantik ose...
-Ose kam mbyllur unë instagramin.
-Përsëri ti?
-Çfarë të bëj? Mbeti duke hapur adresa e unë duke i bërë bllok. Plus që im vëlla më kërkoi instagramin tim e kam frikë nëse i thotë truri të më shkruajë diçka, kështu që më mirë e mbylla.
-Ke një jetë kaq të ndërlikuar.
-Kaq papritur u bë e tillë. Në momentin kur unë i lejova vetes të ndiej si një e marrë. E kam thënë, ndjenjat të bëjnë jetën katrahurë, po do ishte më mirë sikur ato që mendoj t'i zbatoj vërtet. Në momentin kur unë i lejova vetes të bija në kurthin e ca emocioneve, të vërteta a thjesht iluzione as vetë se di, i hapa vetes qindra telashe, telashe që nuk dihet në do mbyllen.Ndihem çuditshëm.
-Si ndihesh?
-Sikur tashmë kam ikur me të vërtetë nga ky univers. Dua vetëm të rri në errësirë, në dhomën time, të shikoj yjet natën e vetvetiu zot i mendimeve të mia bëhet ai. Të betohem, nuk dua, përpiqem ta largoj mendjen, por më kujtohet silueta e tij dhe një buzëqeshje shpëton padashje nga shpirti im derisa arrin në fytyrë. Më qeshin sytë!
-Me gjithë këto shenja, mendoj se ke rënë në dashuri.
-Nuk e di. Nuk e di nëse është dashuri, e ç'është më e rëndësishme nëse dashuria ekziston. Si mundet krejt papritur një person aq kundra dashurisë e ndjenjave të bierë pre e tyre?
Nuk e di çfarë ndiej, ama di diçka, që nuk jam ndierë kurrë kështu në jetën time. Për herë të parë po i lejoj vetes disa mendime të ndaluara për mua, për herë të parë mendimet e mia janë ndryshe dhe të lira.-Nuk jam eksperte në këtë fushë Proksima, por po shikoj që ato ndjenja a çfarëdo qofshin rriten dita-ditës ndaj atij djaloshi. Pyes veten, a do vijë ajo ditë kur logjika dhe parimet e tua të munden nga këto ndjenja?
-Nuk e di, ama di se nëse ajo ditë vjen do jetë vetë vdekja për mua.
Me kaq e ndërprenë bisedën e tyre dhe u ngritën në këmbë për të përshëndetur mësuesen e letërsisë që sapo hyri në klasë.
YOU ARE READING
Proksima e Tokës.
Teen FictionE vranë...E prenë... Shpirtin hidhërueshëm ia shkërrmoqën fort me duar, atë shpirt aq të brishtë, të çiltër, të pa ngjyer në llumra mëkatesh. Buzëqeshjen ia vodhën së bashku me çdo gjë tjetër. Priste lumturinë, por si shpërblim mori shkrumbimin e sa...