Kapitulli i dytë

177 35 40
                                    

Rruga sa vinte edhe po' shkurtohej edhe me teper. Isha shume prane adreses se shtepise ku banonte Blejku e cila gjendej ne zonen me periferike te Land Park-ut. Duart qe i kisha te vendosura siper timonit te makines nuk ndalonin se dridhuri sikur te isha shkuar ne ndonje shkolle ushtrie dhe jo ne ne banese te zakonshme familjare. Arsyeja e gjithe kesaj frike dhe ndjesie nervozizmi ishte ajo qe ndodhi javen e kaluar qe filloi shkolla dhe ende nuk me dilnin nga mendja fjalet dhe mimika vrasese e Blejkut.

Ishim te dy te ulur perballe tavolines se drejtorit dhe po' degjonim me vemendje se çfare po thoshte. Me sakte po' e degjoja une sepse Blejku kishte kthyer koken nga dritarja e vogel e zyres dhe kafshonte mishin e gishtave.

-Pra mendoj se ky eshte ndeshkimi i duhur per ty zonjusha Rivera. Vetem duke patur nje ndikim pozitiv mbi vete do mundesh te ndryshosh sjellje dhe te behesh nje vajze e permbajtur dhe me etike,dhe nuk ka nxenes me te mire se Nikolai yne.-tha zoti Xhons teksa me shkeli syrin. Une u mundova te shtirja nje buzeqeshje pasi akoma nuk me besohej se duhet te merresha me kete teveqelen dhe per me teper qe mendova se do te ishte mashkull.

-Po degjon zonjushe?-shtoi ai qe te terhiqte vemendjen e Blejkut.
Ajo vetem tundi koken per te miratuar pa ia ndare syte dritares nga ku binin butesisht rrezet e diellit te mengjesit.

-Ne rregull. Me prinderit e tu do te telefonoj tani qe t'i beje me dije per rremujen tende te fundit. Mund te largoheni te dy.

Blejku u ngrit me shpejtesine e eres sikur ta kishin ulur ne ndonje karrige me gjemba dhe u sul drejt deres dhe u zhduk. Une shfryva dhe eca ngadale drejt daljes. Sapo kisha shkelur kemben ne korridor kur ndieva nje dore te me terhiqte fort prej krahut.
Ishte Bjelku e cila me kishte terhequr dhe me afroi fytyren e saj me timen aq shume sa mund ta ndieja frymen e saj te nxehte qe perplasej me fytyren time.Shikimi i saj ishte i mbushur me flake dhe me te vertete kisha pershtypjen se do te digjesha keqasi nga ajo nxehtesi e rrezikshme.

-Degjo ketu ngordhalaq. Mos mendo se do ta kesh te lehte me mua. Do te sigurohem qe te jem makthi yt me i keq. -tha kercenueshem teksa me shtyu tutje.
Me nguli nje tjeter veshtrim te mbushur me mllef e inat para se te kthente kurrizin dhe te largohej duke thene "patetik" me ze te ulet.
Te them te verteten u ndjeva i tille pasi e lashe veten te humbisja serish ne syte e saj te oqeante qe gelonin nga zemerimi dhe nga aroma e saj e embel qe nuk i venitej por dukej sikur ishte pjese e qenies se saj.

Makinen e kisha fikur me kohe po ende nuk doja te dilja. Ndihesha kaq nervoz saqe mezi mbushesha me fryme ndersa zemra me rrihte fort. Keto emocione ishin teresisht te kota dhe te pakuptimta pasi e vetmja gje qe duhej te beja ishte te ndihmoja ate psikopaten qe me shume mundesi priste rastin e duhur qe te me hiqte qafe dhe ta hidhte trupin tim ne ndonje vend qe askush nuk do ta gjente.

Nga ana tjeter ndieja nje inat te madh per shkakun se Blejku me urrente per diçka qe ishte fajtore vete dhe tashme do me duhej te duroja zemerimin qe ndiente per drejtorin dhe mesuesit.
Nuk kisha filluar ende dhe qe tani isha i rraskapitur.

Mora fryme thelle,mora çanten e shpines,hapa deren e makines dhe eca drejt shtepise se Blejkut. Nga jashte dukej nje shtepi krejt normale,2 kateshe,me mure te lyera me nje ngjyre kremi te embel dhe dritare te medhaja qe lejonin te futej shume drite natyrale. Megjithate duke patur parasysh si sillej Blejku nuk mendoj se prinderit e saj do te ishin me te mire se ajo.

Isha perballe portes se madhe hyrese,gati te trokisja kur dera u hap nga nje djale pak a shume i gjate sa une, floket brune si te miat,nje fytyre hollake,te gjate dhe te dobet si te nje te vdekuri. Lekura e tij ishte aq e bardhe sa mendova se per nje çast ishte ndonje lloj vampiri.
Sapo me pa beri nje buzeqeshje te zgjatur dhe buzet e holla thuajse iu zhduken. Mendova se mund te ishte vellai i saj edhe pse nuk kishin aspak ngjashmeri.

Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now