-Blejk kjo eshte marrezi.
-Ndoshta,por eshte nje marrezi e domosdoshme.-tha teksa rehatohej ngadale ne ndenjesen e perparme te pasagjerit te Pegout-se qe qendronte e heshtur ne garazh.
-Nuk te thashe qe te futeshe.-iu pergjigja edhe pse vete u futa ne vendin e shoferit dhe neper gishta rrotulloja çelesat qe i kisha marre pak me pare.
-Nik,leri keto. Ti e do me shume se une kete.
-Jo. As nuk me shkonte ne mendje te zgjohesha ne mes te nates,te merrja pa leje makinen e prinderve dhe te verdallisesha neper rruge e te hakmerresha ndaj atij kufomes. Dhe me e pakonceptueshme eshte fakti se eshte djali me te cilin ti del dhe tani me propozon qe te laj hesapet me te.
-Pike se pari Xheku nuk eshte i dashuri im. Se dyti meriton te ndeshkohet pasi theu ligjet e shtetit kalifornian. Ne duhet te veme ne vend drejtesine. -deklaroi duke ngritur krahet sikur nje fuqi qiellore kishte zbritur dhe po i jepte jete shpirtit te saj.
-Nuk e di Blejk.
Isha me te vertete shume i pasigurte. Sinqerisht qe doja qe Xheku te mos dilte pa lagur nga e gjithe kjo histori po nje tjeter pjese e imja me thoshte se ishte e gabuar. Me dukej sikur kisha nje engjell dhe nje djall te vendosur mbi supet e mia dhe njeri me peshperiste se duhet ta lija kete çeshtje kurse tjetri me thoshte "Ç'pret ngordhalaq? Shko e beje!"
Papritur ndjeva gishterinjte e Blejkut te me shtrengonin lehtasi shpatullen.-Nik nuk kam ndermend qe nje kjo nate pa gjume ne sy te mos me vleje per asgje. Nese do mund te kthehesh serish ne krevatin tend dhe te mbulosh shenjen me makiazh te lire. Mund te zgjedhesh te heshtesh. Ose mund te vendosesh te veprosh dhe ta mbash ate shenje si nje kujtim te vogel;dhe jo si kujtim grindjeje po si nje kujtim qe gjate nje nate te qete u nise me Blejk Riveran drejt idiotesise gjalleruese dhe te shfrenuar. Zgjidh e merr. Per mua njesoj eshte. Kam per tia dhene nje mesim pas asaj qe beri sot ne Granite Skatepark dhe tallej me ty. -perfundoi duke i hedhur syte tej dritares se qelqte.
E pashe edhe nje here figuren e saj teksa qendronte ne erresiren e ndriçuar zbehtasi nga drita e henes qe futej si paftuar nga nje dritare e grazhit. Koken e kishte te kthyer anash por mua me dukej sikur e kisha perballe dhe me nje veshtrim pyetes priste pergjigje prej meje.
Qendruam per disa çaste ne ate heshtje te sikletshme deri sa vendosa te jepja nje pergjigje pa thene asnje fjale.Ndeza motorin e makines dhe e rregullova marshin prapa. Blejku me pa me nje habi te gezueshme dhe terri i meparshem ishte fashitur nga rrezatimi ne syte e saj si te akuamarineve.
-Le ta bejme kete.-thashe i vendosur duke e levizur makinen prapa. Ndoshta prinderit mund te me kishin degjuar por ne ate moment as qe nuk doja t'ia dija.
Rruget ishin krejt te shkreta dhe ne ishim te vetmit njerez me dy fije mend qe kishim vendosur te sorrollateshim neper asfaltet e ftohta dhe te refuzonin nje shtrat te bute dhe te rehatshem ne te cilin zhtyesh ngadale neper enderra te pamundura dhe te paimgjinueshme. Me sa verehej askush veç nesh ishte ne nje detyre te veçante qe vetem atyre qe kishin guxim ta benin. Ose kjo ishte ajo me te cilen mbushnim mendjen se ne te vertete na kishin lene trute. Te tjeret kishin mbyllur qepallat dhe shijonin gjumin e qetesise se nates te ciles asnjehere nuk duhet qe tia ulesh vlerat pasi eshte i vetmi moment ku nuk te duhet te shqetesoheshe per asgje dhe ku mund te shmangeshe pa dhene asnje lloj shpjegimi e te bije ne thellesine e virtualiteteve qe pjell mendja njerezore.
Blejku,mbuluar me xhaketen e lekures, qendronte e strukur mes gjunjeve te saj duke lene gjurme pluhuri mbi mbulesen e ndenjeses te cilat kur e gjithe kjo aventure te perfundonte do me duhet ta pastroja mire qe te mbuloja mire provat. Nderkohe merrte fryme rende dhe trupi i dridhej disi. Nuk mund te qendronte ne ate menyre gjithe kohen pasi pike se pari nuk ia kisha idene nga po shkoja.

VOUS LISEZ
Libra dhe Skateboard
Roman pour AdolescentsE PERFUNDUAR✔ Nje telash i pamenduar mire do te bashkoje Nikolain,djalin qe çdo prind do te ishte krenar dhe nxenesin per tu marre shembull,me Blejk nje vajze moskokecarese per te cilen nje derrase e vjeter skejtbordi eshte thesari i saj me i çmuar...