Kapitulli i njëmbëdhjetë

147 27 32
                                    

I kisha te gjitha makjazhet e ndryshme te mamase dhe po mundohesha te nxirrja diçka per te qene ndonese nuk kuptoja thuajse asgje nga ato qe shkuheshin neper ato etiketa. Kisha vene pak nga ai kremi qe ngjante si çokollate te ciles i kishin hedhur shume qumesht. Mirepo ,sado qe e shperndava ne mollezen e nxire per dreq, vetem sa e bera te dukej me keq pasi tani ngjasonte me nje njolle te madhe te erret mbi lekure. Ajo faqe e nxire nuk kishte ndermend te zhdukej. Ato vidiot me kozmetike jane veçse mashtrime. Ato nuk te bejne aspak me te bukur por si ndonje palaço. Mora nje tjeter lloj pudre qe kesaj radhe ishte ne trajte pluhuri. Ndoshta kesaj radhe do rregullohej ndonje gje. E mora nder gishta ate pluhur shkelqyes dhe e vendosa te lekura e mavijosur. U pashe per te mijten here ne pasqyre ate mengjes. Tani lekura kishte marre nje shkelqim te çuditshem sikur te kisha hedhur ndonje nga ato xixat qe perdorin neper kopshte kur u duhet te vizatojne qiellin e nates. Me çfare dreqin e kisha perlyer fytyren?
Isha kaq i inatosur pasi kisha kaq shume kohe duke e marre me kete saqe skermita dhembet duke harruar dhemballen e thyer qe me lendoi keq sa leshova nje ulerime nga dhembja.

-Nikolai! Je mire i dashur?

Ishte mamaja ime e cila sapo me kishte degjuar kishte rendur per tek une.

-Jam mire,jam mire. -thashe teksa fshihja fytyren qe ishte katandisur si mos me keq.
Por nuk mund t'i shpetosh instiktit amesor e cila e di gjithnje kur i vogli i saj ndodhet ne veshtiresi dhe ka nevoje per ndihme.

-Nikolai, ti nuk me genjen dot-tha embel teksa me perkedhelte fytyren. -Ende nuk e kuptoj sesi u lendove. -shtoi me mosbesim.

-Ma, ta thashe njehere dje. Po ecja per tek vendi ku kisha parkuar makinen. Po rrija ne telefon si idiot dhe nuk e pashe shtyllen dhe u perplasa keq.

-Aq keq sa te te thyhet dhemballa?

Ajo ende nuk me besonte. Duhet te kisha sajuar ndonje genjeshter tjeter.

-Me sa duket po. Neser e kemi lene takimin te dentisti?

-Po. Me ler te ta rregulloj ate qe ke bere ne fytyre. Te duket shume keq.

Ajo mori nje pecete ne te cilen hodhi nga ai lengu kremoz qe heq makiazhin dhe fshiu katrahuren qe kisha bere.  Me pas hodhi pak puder ne trajte pluhuri por jo ate qe vendosa une qepare. Ajo qe hodha une nuk ishte as puder. E nxira u venit paska megjithate dallohej nje nuance lejla ne fytyre.

-Me fal Nikolai por me shume se kaq nuk mund ta rregulloja.

-Nuk ka problem. Duhet te iki tani.

-Ne rregull. Mia po te pret.

Nuk ktheva pergjigje,vetem futa librat ne çante dhe bera te ikja. Doja te isha vetem ne fakt.

-Nik, prit!

-Ç'eshte ma?

-I sigurt qe nuk je kacafytur me ndonje?

-Jo ma. Nga te vijne keto mendime?

Nuk e lashe te pergjigjesha pasi ika me shpejtesi. Me vinte inat qe me duhej ta genjeja. Por ishte me e mira qe mund te beja perndryshe do te shqetesohej e do te me bombardonte me pyetje qe nuk kisha deshire te pergjigjesha. Nuk doja ta zhgenjeja.

-Po çfare ke ne fytyre?-tha Mia qe ne momentin qe me pa.

-Mia,mund te flasim per çdo gje perveçse asaj?

Isha lodhur me kete shenje paralajmeruese qe kisha ne fytyre. Ajo qe duhej te beja per tani ishte te mos perballesha me Blejkun edhe pse do e kisha te veshtire.Do kerkoja nje pushim per disa dite qe te mos studionim me bashke. E dija shume mire qe ate nuk mund ta genjeja.

Ishte pushimi i madh dhe deri tani Blejkun e kisha shmangur me sukses. E pashe ne mengjes teksa qendronte e menjanuar e shoqeruar nga miku i saj i zbardhur me kater rrota me re cilin kishte nje lidhje me te forte se çdo gje. Ende me dukej jashte bote sesi mund te lidheshe pas nje sendi aq te zakonshem dhe ta trajtosh sikur eshte i gjithi i mbuluar nga qeliza te gjalla qe e kryejne funksionin e tyre jetesor ne menyren e duhur. Per te nuk ishte vetem i gjalle,edhe parazitet jane te gjalle,per te ishte i ndjeshem si çdo qenie me shpirt te paster fisnik. Njerezit mund te te ngulin nje thike te mprehte brisk pa e menduar dy here dhe te kenaqen teksa shohin se si lekura te çahet dhe gjakun qe rrjedh. Me tragjikja eshte se shumicen e rasteve as nuk e ve re kete por vazhdon ta jetosh jeten nderkohe qe tehu i çelikte ngulet edhe me thelle.
Ndryshe nga kjo,derrasa e saj nuk kishte per ta tradhtuar kurre. Mirepo ende ishte nje copez qe mungonte nje kete pazell te nderlikuar. Ato iniciale Xh.R ishin ende mister. Perse do te donte kaq shume diçka qe deri tani qendronte ende ne fuqi teza se ishte e vjedhur. Si mund te duash diçka kaq shume e cila dikur i perkiste dikujt tjeter? Nuk kishte asnje kuptim.
Gjithashtu ajo nuk shoqerohej me asnje nxenes te shkolles. Ishte vetem ajo dhe skejtbordi i saj. Ne fakt edhe une isha pak i ngjashem vetem se per mua ishin librat. Vertet ishte dhe Mia por ajo ishte nje çeshtje tjeter.

Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now