💨

12 3 4
                                    

Ishte nji nga ato ditet e nxehta te shtatorit te hershem,kur njerzit te lodhur nga nje vere e gjate presin shirat e para.I buzqesha nje femije qe po varej ne krahet e gjyshes me nje kuriozitet te embel qe te bente per vete.Dhe ai u fsheh pas saj duke qeshur i lumtur,si te thuash se ajo loj ishte gjeja me emocionuese ne bot.Sa e padrejt eshte qe kur rritesh te qeshesh nuk eshte dhe aq e thjesht,dhe lumturia nuk mjafton ne doza kaq te vogla.E cuditshme qe lumturia nuk matet me me caste,por me persona.I ula syt ne rrugen e zbrazet qe te conte ne qendren e qytetit te zhuritur prej vapes.Jo se prisja dicka,ose te pakten keshtu i sajova nje genjeshter vetes.Me shpresen se rastesia do te bente detyren e vet,kerkova me sy fytyren tende te celur mes pak atyrave te ngelura ne shetitore.por as sot,as dje,e ndoshta as neser nuk do ta marr dozen time te lumturis.E pershkova rrugen per ne shtepi, me koken ulur,duke numeruar hapat ne bulevard,a thua sikur kjo gje me shperqendronte nga mungesa jote.Mjafton qe dikush te me fliste keq per ty,e un lehtesisht do ta rrembeja celsin e lumturis tim prej xhepit tend ku e pata futur.Por sa keq qe nk jam i till.A e di se te kam besuar cdo gje,te jap zemren ne duar sepse dashuria qe kam per ty nuk mund te ndryshoj sikur te gradohej nga fjalet e botes.Me nje buzqeshje me ironike shoh oren 4 te mengjesit qe pikturohet ne ekranin e celularit. 4 vjet me par me siguri kam qen ne gjum ne kete ore. Nga ai gjumi me endrra femirore.ato 8oret e rregullta pa asnje sekond me pak ose me shum.4muaj me par me siguri sisha ne gjum ashtu dhe sikurse sot.Por sa ndryshe 4muaj me.par mungesa gjumit ishte tortur e embel e pranis tende.dhe siguris qe me falte perqfimi ngroht.E sot ne kete mengjes te vetmuar shtatori mungesa e gjumit perkthen ne hieroglife mungesen tende,mungesen e dozave te lumturis tek un, dhe pranin e krenaris qe qendron ne 2skajet e nje linje telefonike.😔

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Sep 25, 2018 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

HappinessWhere stories live. Discover now