Sot me kujtove ti..perseri...si cdo dit.Dhe ne telefon gjeta disa fotografi tuat.Pasi i veshtrova me vemendje te gjitha fotografite dhe vura re se perseri zjarri i mallit per ty, nuk po me shuhej, vendosa te dilja serish nga shtepia dhe te ikja ne nje ambient te zhurmeshem, me qellim qe te lehtesohesha sadopak nga mendimet e pareshtura dhe nga malli i madh qe ndjeja sot, ne kete dreke te heshtur per ty.e dashur!Me mendje ashtu si te trazuar, dola nga shtepia dhe akoma pa e pasur te qarte, se per ku po shkoja, nisa te ecja neper rrugicen e vogel permes lagjes, e cila sot po me dukej me e pafund se kurre! Shume shpejte kembet me cuan tek ai stacioni i perhershem.. Ndaj vendosa te mos futesha brenda, per te vetmen arsye qe te gjithe me njihnin dhe une sot nuk isha ne gjendje qe te beja biseda te ndryshme,ose te merresha me ndonje shok te rastit sikurse ditet e tjera! U largova nga aty dhe ika ne ne lokalin me te afert. “, Hyra brenda dhe shkova e zura vend, ne njeren nga tavolinat e fundit, ku edhe rrezja e neoneve ndricues perreth, nuk arrinte te depertonte plotesishte!Sapo isha ulur, dhe akoma pa i vendosur se cfare do te porosisja per te pire, trupi i gjate i nje kamarieri me kemishe te bardhe dhe pantallona te zeza,me pyeti: – Me se mundemi t’ju sherbejme? – Nje kafe, iu pergjigja e ndersa syte veshtronin makinat qe kalonin rruges dhe njerezit e shumte qe shkembeheshin me njeri tejtrin, nepermes parmakeve te dritares qe kisha perbri. Ajo rruge, me detyronte qe te humbisja thelle e me thelle ne humnerat e pafundeme te mendimeve qe sot po me nderlikoheshin, ne menyra nga me te ndryshmet! Tavolinat e tjera perreth, ishin te mbushura me kliente te tjere qe ndryshe nga une, bisedonin dhe qeshnin me njeri – tjetrin plot gaz e hare.Degjoja shume zera te ndryshem dhe te panjohur per mua, por ngaqe nuk interesohesha se perse benin fjale, me dukeshin si te vdekur dhe se vetem jehona u kishte ngelur nga pas! Me gishtat, si te ngrire mbertheja filxhanin e kafese qe me kishte sherbyer kamarieri dhe e rrotulloja nxitimthi, here pas here! Ashtu i vetmuar e ne gjendje depresionante, mendova te ngrihesha por nuk ngrihesha dot. E ndersa ti, mund te ishe diku me shoqet e tua duke u kenaqur si gjithmon, e une vuaja me shume dhembje i vetmuar, mungesen tende qe po me torturonte aq shume ate dite, qe ty nuk te kisha prane vetes time!!Me shpirte e mendje te lodhur e te trazuar pa mase, nga kujtime te shumta te diteve te kaluara dhe me qepallat e syve, te renduara nga merzitja sot rrekelleja furishem sebashku me filxhanin e kafese, dhimbjen dhe mallin qe kisha ne shpirte, ate dit per ty !!!…
