Kjo histori është vazhdimi i librit
"Pse mua?"~•~
Pse ty ?
Tanimë nuk e kishte as idenë se sa kohë kishte që po qëndronte aty...
...duke vështruar atë rrugën e errët e të ngushtë, të mbushur me dëborë me vetëm gjurmët e saja të gdhëndura ku ishte larguar nga ai !
Kur ajo i kish kthyer shpinën...
Ajo ishte zhdukur mbrenda asaj shtëpije ku tanimë ishte boshatisur edhe nga të ftuarit e asaj darke të mallkur. Kishin ikur një nga një, i kishte vështruar e i kishte dëgjuar kur gjykonin Ervesën për zgjedhjen e sajë.
Për një moment ju kujtuan sytë e saj plot lot. Mëria që i mbante...
Edhe pse i kishte shpjeguar re gjith sitiatën, edhe pse i kishte hapur e zbrazur të gjith zemrën e tijë si asnjërës më parë...
...ajo sërish ja kishte lëshuar dorën.
"Nëse më do vërtetë,
atëhere mos më pengo se po të lë."Kishin qenë fjalët që më shum ju ishin ngulur si thik në zemër!
Kishin qenë ato fjalë që ja kishin gozhduar këmbët në atë dëborë e ishin ngrirë si akull që nuk shkrihej dot. Por vetëm se trashej e trashej gjithmonë e më shum në një akullnaj pavendosmërie !
Nuk dinte në ti dëgjonte fjalët e saja, atë që i kërkoj të bënte!
Të bënte atë që donte ajo !?Apo të ndiqte zemrën e tijë ?
Të hynte në atë shtëpi e ta merrte me vete edhe kundër dëshirës së sajë...Ja dilema që i kish ngrirë mish e gjak,
Dilema që nuk i shkulte ato këmbë e rrashtë, për të hyrë në atë shtëpi e për t'a marrë ashtu si donte të bënte."Nëse më do vërtetë..."
Zëri i tijë i thyer ngrohi ambjentin e ftohtë e shkriu flokët e dëborës pa prekur tokë...Por frazën e sajë nuk arriti ta vazhdonte më, e t'a kujtonte me zë...
Për të bindur veten.E pyeti veten, si vallë ja doli ajo ?
Ku e gjeti gjith atë forzë për t'a shprehur !?
Për t'i kërkuar një gjë të tillë !?Si ja arriti t'a shikonte në sy e tia lëshonte dorën duke ja hequr edhe mundësinë për t'a ndalur ?
"Mos më pengo se po të lë."Dhe ai nuk e pengojë.
E la të zhduket nga shikimi i tij."Hë Ed, ça do...ça do bëjmë tani !?"
Zëri i papritur i shokut të tijë e shkundi lehtë !Nuk e kishte ndjerë as kur ju ishte afruar ! E fjalët e tijë i futën drithërimat nëpër nervat trupit të ngrirë...
Ndërkohë shikimin e mbante drejtë shtëpisë ku ishte zhdukur era e vesës së tijë..."Më lër vetëm."
I kërkojë me dhëmbët e shtrënguar fortë.
Pak nga i ftohti e pak nga inati..Nuk mund t'ia kërkonte edhe ai që t'u largonte nga aty.
YOU ARE READING
Pse Ty ?
ChickLitMë mbaj gjithë mërinë e botës, po sonte më lër të qëndroj me ty. vazhdimi i librit "pse mua ?"