7

1.6K 91 94
                                    


Ishte në dhomën e sajë më e menduar se kurrë. Drithërimat ju ishin shtuar si për ta shkundur deri në qelizën më të fundit. Zemra i buciste në kraharor e fyti ju ishte lagur si duke u mbytur ashtu si sytë që i digjnin nga lotët në kërkim për tu arratisur.

Zhurma e bravës që mbyllej nga Edi e bëri të përqafojë krahët e sajë.
Po tani si të sillej me të ?

Është e vërtet që zhgjodhi t'a ndiqte, në fund një jetë pa të nuk kishte kuptim, por të sillej sikur nuk kishte ndodhur asgjë e bëri të përcillej plot ankth.

Asnjëher nuk kishte qenë e aftë të kontrollonte ndjenjat dhe emocionet, ishte si një libër i hapur që fjalët i lexoheshin lehtë në gjestet e saja.
Këtë gjë e urrente në veten e sajë.

Ajo dëshira e sajë për t'u ndjerë e Dashur, e mbrojtur, e përkëdhelur nga ai ishte kaq e dukshme!
Tregohej kaq e dobët.

Për një herë, vetëm për një herë dëshironte të ishte e fortë, e sigurt në vetvete e të mos ndihej në faj për asgjë.

Dëshironte kaq shum mbrenda sajë të ndryshonte e të kishte kontrollin e vetvetes. Të mos i interesonte aq shum fakti që të ndihej e pranuar.

"Po bëj një dush" tha papritur sikur të kishte gjetur shpëtim.

"Ëh C'far...?" Edi u kthy me shikim nga ajo duke hequr dorën nga celsi i derës.
"Tani në këto orë ?! Gati po zbardh mëngjesi." I hodhi një shikim orës që mbante në pulsin e dorës.

"Kam shum ftohtë e ndihem e lodhur.
Një dush të ngrohtë do më bënte mirë." U justifikua me një shikim thuajse lutës.

"Prit." I tha i menduar, u drejtuar drejtë portës së banjos për të hyrë mbrenda.

Ervesa në të kundërtën u drejtua drejtë raftit ku kish sistemuar rrobet e saja, i mori ndër duar dhe priti që Edi të lironte banjon.
Dëgjohej zhurma e ujit ndërkoh dhe një profum i këndshëm e relaksues ishte arratisur nga porta e lënë pakëz hapur për të pushtuar dhomën e gjumit.

Mos po bën dush Ky?
Mendojë ndër vete Ervesa me vetullat ngrysur.
Ideja që kishte hyrë para sajë e besdisi. Ne fund ajo i tha e para që dëshironte të bënte një dush.

"Erves" u tremb pakëz me të dëgjuar papritur emrin e sajë.

Po tani c'far e donte ?;

"Të të bie rrobet?"
E pyeti me gjysëm zëri pa u ngritur nga shtrati ku qëndronte ulur me rrobet e saja ndër duar.

"Jo. Eja." Hapi derën e banjos duke i shfaqur gjysëm zhveshur në shikimin e hutuar të Ervesës.

Kjo e fundit nuk bëri zë e as nuk lëvizi.

"Eja" i zgjati dorën drejtë sajë.
"Apo të vij të marr në krah?"
Pa mbaruar akoma frazën dhe e mbërriti për t'a ngarkuar në krah me lehtësinë e një puple!

"Ç-çfar? Aaaa. Jo." Lëshojë tinguj acutë nga e papritura e asaj situate.

"Shhhhy. Se i sgjove të gjith kta të shtëpisë." I buzëqeshi nëpër fjalë duke e hedhur pakëz peshë si për t'a mbajtur më mirë ndër krah.

"O Ed c'far bën ? Më lësh..." Fjalët ju ndërprenë sapo hynë mbrenda në banjo e pa atë ambjent të ngrohtë e qetësues.
"C'far ke bërë??"

"Të pëlqen? " e uli me këmbë në tokë pa ja hequr shikimin e ngulitur studiues në atë hijen e mjaltë që e kishte pushtuar nga reflektimi i qiriut ndezur.

Ervesa nuk u përgjigj pyetjes së tijë, si padashur e shikojë në kërkim të një përgjigje: çishte kjo kshu tani ?
Pse e gjitha kjo ?

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Apr 11, 2020 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Pse Ty ?Where stories live. Discover now