~•~
Përgjat asaj rruge të lëvizur, qëndronte i ulur në sediljet pas të makinës, në errësirën e plotë të një dimri të ashpër gjith gjëmba akulli ku si thika të mrehta të depërtojënë në heshtje, përtej cdo indumeti e lëkurë si për të hyrë në zemër me dhunë e dhimbje.
E ai atë dhimbje e kish ndjerë , aty në zemrën e ngrohtë e të vulosur me emrin e sajë, ai e kish ndjerë atë akull që e kish depërtuar para atë, zemrën e sajë, e pastaj direkt e në zemrën e tijë.
Një akull i mprehtë e i Heshtur, që dalë ngadalë i mbyste duke i larguar.
"More sa rrugë e keqe!" Ishte Ilav ai që theu heshtjen e mpirë në atë makinë.
Por përgjigje nuk mori!
"Katastrofë, me taksi nuk kalon ktu siguro, të mos isha me foristradë vallah ktu kishim mbetur të izoluar."
Edi ndjehu nevojën të përgjigjej por fjalë nuk kishte, e vetmja përgjigje ishte një grusht ajër i thellë që hyri në mushkëritë e tijë ku më pas doli si një shfryrje i mërzitur.
"Pyfff...po si ja bëjnë ore po të sëmuret ndonjë për shembull , si do e shpijnë në spital? Pas disa orësh këtu duhet borshpërndasja për të kaluar re.." Jo jo Ilav nuk dorëzohej , si duket ishte mërzitur rëndë me atë heshtje në makinën e tijë. Kërkonte muhabet me patjetër.
"O Ilav ndiz radion e makinës po u ndjeve i vetëm." Më në fund Edi e nderojë me një përgjigje.
"Ou zgjjuar qeke ti ! Thash se mos të ka zënë gjumi her burr. Po fol e nai llaf ca ke që nuk flet ?" Ktheu për pak sekonda sytë pas në drejtim të Edit si për t'a parë në sy me aty fytyrën e tijë strafottente.
Priti për pak përgjigje që nuk mori.
"Gjithsesi..." Vendosi të insistojë sërish Ilav. "...po bie borë edhe në radio. Nuk kap as i stacion. Pse deshe muzikë ti Ed ?""Jo. Un Dua të mbërrijë në shpi sa më shpejtë në heshtje." Fërkoi ballin i stresuar ky i fundit...
"Po cke mo Burr. Pse bo kshu si rob i vramë. Sikur u plake sa u fejove her plak. Ku e kam Edin që i zinte gjaku e hormonet ? Ou prit ti s'ke qenë Nai herë ashtu! Cudi, ca robi je aman?"
Vazhdojë të tallej edhe pak Iliav, të paktën sa të zbriste shpatullën e malit e të hynte në autostradën e lëvizur."Rob zoti jam."
"Jo..." E korigjojë Ilav me një të qeshur tallëse. "...je rob koti. Jo Rob zoti" nuk arriti t'a mbante të qeshurën që plasi duke goditur me shpullë edhe timonin.
Nga ana Edit u dëgjuar një shfryrje tietër i mërzitshëm, por ishte e tundura e lehtëhtë në krahët e tijë që tërhoqi vëmëndjen e tijë.
Edhe ajo po qeshte nga ajo batutë e skaduar që bëri shoku i tijë.
E në një farë mënyrë u ndje si më i lehtësuar. Heshtja e sajë sikur e mbyste . Nuk e kuptonte kurrë c'far mendonte, e Kjo gjë i hiqte gjithmonë siguri në mënyrën e sjellies me të.
E vetmja gjë që kishte bërë me të që kur hypën në makinë ishte t'a mbante më afër mbështetur në krah, si për tu siguruar që kish vendosur t'a ndjekë me të vërtetë.
Ai dëshironte vetëm që cdo gjë të kthehej në normalitet.Por edhe pse ishte me të, largësinë e sajë e ndjente, e nuk dinte...
Thjeshtë nuk dinte si t'a afronte për të shkrirë atë akull që ish krijuar mes tyre!"Apo jo Ervesë ?
Edhe ti e mendimit tim je apo jo ?"
Nëse Edi nuk ishte për muhabet, Ilav atherë vendosi të bëjë skuadër me Ervesën për të tallur gjithmonë Edin.Ervesa ndjeu shikimin e Edit Duke pritur përgjigjen e sajë e Kjo gjë e vuri akoma më në siklet.
Ndërkoh Ilav i shikonte herë pas herë nëpërmjet pasqyrës retrovizore shikimet e tyre.
Ervesës i lexohej në fytyrë pendesa që në cast që nuk arriti t'a mbante veten nga ajo e qeshur."Të gjith rob zoti jemi." Tha me gjysëm zëri. Por pavarsisht shakasë e situatës së më parshme nuk arriti t'a hedhë poshtë Edin.
"Nga anët tona Ervesë, gruaja burrin, e shan e lan, e len, e rref, e përzenë, si edhe i bon gjënë më të keqe që një grua mund t'i bëjë naiherë në jetë." Qeshte me ato fjalë ndërkoh që i thoshte gjithmonë duke vështruar reagimin e çiftit .
"Gruaja i bën Burrit atë gjë që as nona vet nuk ka guxu me ja bo..."Edi ngrysi vetullat duke pritur vazhdimin e fjalëve të Ilav duke pyetur veten se c'far do nxierr nga goja shoku i tijë i mencur!
"... e shti me la pjata.
Turp faqe e zezë jarebi tlaj Edi për shembull pjata." Shpërtheu Ilav si të kish thënë gjënë më të keqe që një femër nuk duhej ti bënte kurrë burrit... "Kshuqë mos ki merak se nuk je as e para e as e fundit që shan burrin, shaje edhe ti."Këtë herë as Edi nuk arriti të mbate të qeshurën.
"...o ti je fare për zotin." Tha mes të qeshurave Edi." Jem Far zoti un."
I shkeli syrin duke tundur lehtë, i vëkënaqur që theu atë heshtje varrimi që ishte pak më parë.
"Opa hymë edhe në autostradë. Tani o kollah rruga. U prit se duhet të kapi e radio tani. " Ndezi radion e makinës ku mezi gjeti një kanal në funksiom dhe vëmëndjen e ktheu në rrugën e shtruar me asfalt e borë të shkrirë nga kripa e hedhur.
Vendosi të mos i besdis më personat në sediljet pas me shikimet e tijë, e u përqëndrua vetëm në rolin e shoferit.Edi shtrëngojë lehtë trupin e hollë të Ervesës, i hodhi shikimin me sytë gjithmonë të qeshur dhe as vetë pa e kuprur i puthi flokët gjithmonë Duke e përforcuar nën shtrëngimin e tijë.
Ajo u ndje e mbrojtur, e ngrohtë dhe e Dashur. Ndjeu një akull që shkrihej dalë nga dalë në formë loti që nuk doli por kaq shum e ndjente atë nevojë për të qarë për gjith atë që kish ndodhur deri tash.
-Nuk është momenti- i thoshte vetes.
-Thjeshtë nuk është momenti.-
Përcolli lotët e ndjenjat edhe pse rrezikonte të mbytej në shpirtë.~•~
YOU ARE READING
Pse Ty ?
ChickLitMë mbaj gjithë mërinë e botës, po sonte më lër të qëndroj me ty. vazhdimi i librit "pse mua ?"