Në jetën e Kristoferit gjithçka do të ndryshojë natën kur ai vendos të strehojë një grua të dehur në apartamentin e tij. Vivien Goldin, një kërcimtare me famë e skenave botërore, nuk kujton asgjë se si përfundoi atje. Një gjë është e sigurt; për asnjë nga ata ky nuk është takimi i fundit, përkundrazi, është fillimi i kthesës së madhe që do të marrin jetët e tyre pas tingujve të skenës.