"Asgjë. Mos m'u afro më" largohem nga aty, hap derën kryesore të shtëpisë për të dal jashtë në kopsht, ndjenjë që dikush vendos dorën tek supi im kthejë kokën dhe ishte pikërisht Nelio."Azriel, pse po ikën?" Sigurisht që ai do më pyesi sepse nuk arrinë dot t'më kuptoj mua
"Dua të largohem"
"E gjitha kjo vetëm se un të putha?"
"Jo, nuk është nga puthja por thjeshtë u mërzita aty" e gënjejnë atë dhe veten time, kam 13 vite qe kam fshehur ndjenjat që kam për të dhe s'mund t'i tregoj apo t'i shfaq ndjenjat e mija tani. Çfarë duhet të bëj është të mohojë gjithçka.
"Azriel ti e di që s'mund t'më gënjesh. Ti je i lënduar nga diçka"
"Thjesht dua të iki, e hiqe dorën nga unë se po më bezdis" përpiqem t'ia largoj dorën, papritur Nelio humbet ekuilibrin, trupi i tij u mbështet tek trupi im, sërisht ishim afër.
"S'mund të largohem nga ty, ne jemi dyshja fantastike" më thotë Nelio, s'duhet t'i dëgjoja ato fjalët sepse ai më mendon thjesht si një shok dhe asgjë më shumë.
"Shiko, Nelio unë..."
"Çfarë t'i?" Ngre kokën që e kishte mbështetur tek supi im, po më shikonte drejt në sy dhe unë po e shikoja në sy deri sa ula shikimin tek buzët e tij.
"Azriel, të dua shumë more djalë"
"Ti më do mua?" Mezi po më dilnin fjalët nga goja, një ndjenjë e panjohur e pushtoi të gjithë trupin tim si asnjëherë më parë.
"Po sigurisht të dua, ti je shoku im i ngushtë" luan me flokët e mija
"Shoku jot i ngushtë! Vetëm kaq ?"
"Azriel mos ke pirë gjë sot" më afrohet akoma e më shumë duke lënë vetëm disa cm midis buzëve tona që vetëm pak më parë u takuan. Nga kaq afër mund t'a ndjenja aromën e tij që ishte e përzier me erën e alkoolit, sa shumë doja që t'a puthja por s'mund t'a shkatërroj shoqërinë që kemi, s'dua që t'a humbas atë edhe si shok. Por sikur t'a puth e njëherë, dua t'i shijojë edhe njëherë buzët e tij dhe do të jetë hera e fundit. Nelio është i dehur e ditën e nesërme s'ka për të kujtuar gjë ndryshe për mua që do jetë një kujtim i bukur por edhe i dhimbëshm. Puthe Azriel puthe, i afrohem e më shumë, largesa midis buzëve tona tashmë u bë zero, buzët tona u prekën sërisht.
"Ja ku qenke" shfaqet si nga hiçi Vanesa, sa do e puthja Nelio por ndodhi e kundërta, e largova prej vetes, errësira ishte në anën time sepse më mbrojti që ajo mos të shikonte se çfarë po ndodhte midis nesh, kjo ishte hera e fundit që unë e lija veten në dorën të emocioneve.
"Vanesa" kthen kokën Nelio nga ajo
"Zemër, po të kërkoja"
"Vanesa e di ti që unë e dua shumë Azriel" vazhdon të thoshte se më donte
"Po sigurisht që e do, ju jeni si vëllezër" thotë Vanesa që po mbante Nelion
"O bukurosh" bërtet fortë Nelio
"Po largohem" i them atyre të dyve dhe i kthejë kurrizin për të vazhduar rrugën drejtë
"Azriel, mos u shqetëso se do kujdesem un për të" thotë Vanesa, nuk i kthejë përgjigje por thjesht vazhdoj të eci ndërsa lotët në heshtjen vazhdoni të rridhnin të lirë.
"C'ne erdhe ti??" Pyet Olivia e cila ishte zgjuar e po shikonte një film në sallon
"U mërzita atije" i kthejë përgjigje
"Pse je në këtë gjendje?"
"Nuk kam asgjë Olivia, thjesht dua të shtrihem pak se jam i lodhur"
"Në rregull vëllaçko, të dua shumë" sot për herë të parë e urreja fjalën të dua dhe dashurinë që ata po tregonin për mua,po po e urreja fjalën të dua sepse pikërisht kjo fjalë s'po më lë të marrë frymë.
![](https://img.wattpad.com/cover/268020282-288-k415653.jpg)
YOU ARE READING
𝑺𝒆𝒌𝒓𝒆𝒕𝒊 𝒀𝒏 𝒊 𝑽𝒐𝒈𝒆̈𝒍 ✓
RomanceLove who you want, be who you want and surround yourself with people you want. NEVER CHANGE! For you are wonderful, beautiful and unstopable. No one and nothing can ever stop you from being the person you want to be. Never forget that. And Remember...