"Asgjë nuk ndodhi dije" vazhduam të ecnim në heshtje totale, as e një shikim nuk i hodha Nelio, dua që të largohem nga ai kështu do sillem ftohtë në mënyrë që edhe lidhja jonë si shok të ftohet. "Shiko pak ata të dy"
"Qenkan gej ata"
"A i urren ti ata ?" Doja t'a dija këtë përgjigjen më shumë për veten time, nëse një ditë Nelio e merr vesh që unë jam gej a do më urrejë?
"Jo nuk i urrej ose mbase po, nuk e di fare. Thjesht ata kanë jetën e tyre të bëjnë ca të duan në fund të fundit, por nuk është se më pëlqejnë shumë. Janë gej"
"Po por më shumë se gej ata janë guximtar"
"Çfarë do të thuash me këtë Azriel?" Kthen kokën nga unë dhe më pyet i çuditur
"Jan guximtar po them, shiko i kapin duart njëri tjetrit dhe skan aspakt frikë nga të tjerët, nga opinioni i të tjerëve, më pak fjalë janë vetë vetja që shumë prej nesh ka frikë të jetë"
"Pse t'i ke frikë të jesh vetvetja?" Nelio donte të zbulonte me shumë pasi fjalët e mija e ngacmuan vërtet atë
"Unë jam vetvetja" e gënjejnë atë, se e vërteta nuk është ashtu nuk jam aspakt vetvetja.
"Ti je shoku im i ngushtë" më përqafon duke larguar distancën që kisha mbajtur me gjatë gjithë rrugës, po thjesht shoku yt jam.
"Arritëm në shkollë" futemi brenda në shkollë kur papritur shfaqet Stela, e kap prej beli dhe e afrojë afër vetes sime, nuk e dëshiroj aspakt ta prek atë apo të prekem prej saj por dua të harroj puthjen dhe prekjet e Nelios.
"Mirëmëngjes dashuri" më puth në buzë, një puthje si e thatë nga ana ime sepse nuk ndjenjë asgjë ndërsa Stela e adhuron që t'më puthi mua
"Po largohem unë, t'ju lë pak në privatësi" largohet Nelio kokë ulur, mos vallë e lëndova? Vërtet është lënduar nga unë apo ngaqë e injorova në një farë mënyre.
"Mirëmëngjes Stela" i them Steles ndërsa sytë e mij ndiqnin akoma Nelion.
"Dashuria ime, të dua shumë"
"Dhe u..un... Po shkoj tek klasa" doja të vrapoja pas Nelio dhe klasa ishte thjesht një justifikim, hyjë brenda në klasë por përballem me një pamje që nuk më pëlqeu aspakt, Nelio po puthte Vanesen por ndryshe nga puthja ime , puthja e tyre ishte shumë e thellë dhe sensuale.
"Erdhi erdhi mësuesja" thërret një prej gocave të klasës që hynë në klasë, Nelio largon buzët e tij nga të Vaneses, shikimi i tij përplaset tek shikimi im, mjaftonte vetëm një shikimi i tij që zemra ime te rrihte si e çmendur, largoj shikimi tim prej tij e thjeshtë ulem tek banka ime.
"Ju të volejbollit shpejt tek palestra" ndërhyn profesori në orën e mësimit dhe largohemi.
"Do bëjmë stërvitje profesor?" Pyet Nelio i lumtur që u largua nga ora e mësimit.
"Po, do luani kundër klasës paralele. Kështu do ju shikoj sa gati jeni për kampionatin"
"Djema, si thoni t'i tregojmë pak atyre si luhet volejbolli" Nelio ishte kapiteni i skuadrës sonë
"Filloni" fillojmë të luajmë
"Sa i mirë që je" më përqafon Nelio dhe përkëdhel tek flokët, ishte i lumtur sepse arrita të kapja një top e kështu fituam ne setin e parë.
"Ore biond, shiko kur të humbësh tani, djal mamaje" më ngacmon njëri prej skuadrës kundërshtare
"Azriel lëri të flasin" ndërhyn Nelio
YOU ARE READING
𝑺𝒆𝒌𝒓𝒆𝒕𝒊 𝒀𝒏 𝒊 𝑽𝒐𝒈𝒆̈𝒍 ✓
RomanceLove who you want, be who you want and surround yourself with people you want. NEVER CHANGE! For you are wonderful, beautiful and unstopable. No one and nothing can ever stop you from being the person you want to be. Never forget that. And Remember...