"Më thuaj, kjo datë është.. "
"Po, është data kur ne jemi takuar për herë të parë" S'mund t'a besoja që mban mend dhe ditën e parë që jemi takuar, doja t'a pyesja më shumë rreth kësaj por Azriel thjesht merr një peshqir dhe shkon për të bërë një dush.
"Do që të vij të ndihmojë?" E pyes duke e parë drejt në sy
"Zhduku perves andej"
"Nuk e kisha në atë kuptim, thjesht doja të ndihmoja se ti nuk e përdor dot krahun e majtë" i them duke buzëqeshur
"S'kam nevojë për ty" mbyll derën e banjos, ulem në cepin e krevatit të tij dhe mendohem rreth atij tatuazhit, rreth ndjenjat të Azrielit, për dashurinë që ai ka për mua. Azriel nuk e di që ai më ka shprehur dashurinë por unë e di, çfarë dreqin duhet të bëj?? Duhet të mendoj rreth lidhjes sonë, shtrihem tek krevati i tij ndërsa prisja që ai të dilte.
"Të ka zënë gjumi?" Thotë Azrieli teksa del nga banjo me një peshqir në kokë
"Po të prisja ty''
"Ti do flesh tek salloni kështu mund të largohesh"
"Mendoja se dëshiroje që të flinim bashk" e ngacmoj me fjalët e mia
"Jo aspakt"
"Nuk është hera e parë që kemi fjetur bashk"
"Nuk dua Nelio, largohu"
"Ulu camarrok ulu" e ul atë poshtë në dysheme dhe i fshije flokët që i kishtë ujë me peshqirin. "Mos fli asnjëherë me kokën ujë"
"Çfarë do ndodhi me ne tani?" Vjen kjo pyetje e papritur prej tij
"Me ne??" As un s'mund t'i jepja një përgjigje, e puth lehtë në ballë "Nuk e di" kjo ishte e gjitha që mund t'i thoshja
"Nelio, nuk e di ca të kam thënë atë natë por harroj çdo gjë" fillon sërisht t'i thoshte këto fjalë
"Pse e thua gjithmon këtë, pse duhet t'i harroj ato fjalë pse?? Kaq frikë ke nga unë??"
"Nuk kam frikë nga ty por kam frikë se mos të humbas ty. Nëse do jemi shok atëherë do jemi gjithmonë bashk prandaj të kerkoj që të harrosh çdo gjë" Azriel ka frikë se mos humbet mua, dreq nga askush më parë nuk e kam dëgjuar këtë, ishte një ndjenjë e çuditshme. "Ngrihu, hajde ulu këtu tek krevati" ulet afër meje
"Harro çdo gjë"
"Jo Azriel nuk do harroj asgjë dhe dua që t'i t'më shpjegosh për atë tatuazhin"
"S'ka çfarë të shpjegoj"
"Vërtet ske asgjë" i afrohem në drejtim të buzëve të tij, vërtet i njoh ndjenjat e tij por ndjenjat e mia a i njoh??
"Po vërtet" Sapo i afrohem Azriel skuqet nga fytyra, vendos dorën time mbi dorën e tij dhe luaj me gishtat e tij
"Nelio un...un"
"Po ti ca ??"
"Do të them gjithçka rreth tatuazhit. Si fillim këtë tatuazh e kam bërë rreth moshës 12 vjeç" nuk e prisja këtë përgjigjen e tij, ai ulet sipër meje. "A e mban mend ditën e parë kur jemi takuar ?"
"Mhmmm prit pak të kujtohem, ka qenë në kopsht a shkoll, e di që ishim duke luajtur"
"A budalla"
"Hej kë quan budalla ti?"
"Ne jemi takuar tek parku që kemi patur dikur tek lagjja që kemi jetuar së bashku nëse nuk e mban mend, që isha fshehur pas asaj shtëpisë së vogël dhe isha duke qarë përshkak se disa djemë të tjerë po më shanin dhe më kishin goditur. Ti u shfaqe aty papritur me buzëqeshjen tënde të ëmbël dhe qëndrove aty me mua"
YOU ARE READING
𝑺𝒆𝒌𝒓𝒆𝒕𝒊 𝒀𝒏 𝒊 𝑽𝒐𝒈𝒆̈𝒍 ✓
RomanceLove who you want, be who you want and surround yourself with people you want. NEVER CHANGE! For you are wonderful, beautiful and unstopable. No one and nothing can ever stop you from being the person you want to be. Never forget that. And Remember...