Pjesa 8

309 24 20
                                    

"Hahaha un thashë ca halli ke. Dukesh bukur me atë" e puth mbi shenjën që i kisha lënë tek qafa dhe shkoj për të hapur derën "Hej djema ca bëni këtu??" Pse duhet pikërisht të vinin tani ata

"Hej Nelio, ca bën këtu ti që në këtë orë ??" Pyesin nga kurioziteti

"Po jetoj me Azrielin" i kthem atyre

"Jo jo" dëgjoj Azrielin që po më kundërshtonte "Thjeshtë do qëndroj me mua për një javë, kaq" thotë Azrieli që vjen tek ne.

"E mirë, Nelio kujdeset shumë për ty Azriel. Ju të dy jeni vërtet shumë shok të mirë"

"Hë Azriel a jemi shok të mirë apo jo??"

"Po jemi. Djema, c'ne erdhët." I pyet Azrieli

"Do festojmë për fitoren"

"Por është mëngjes, që tani do pimë ne??" I them un, doja të gjeja justifikim që të qëndroja sa më shumë më Azriel.

"Hajde Nelio, mos na bëj shumë naze."


"Në rregull, do vij. Azriel hajde këtu të them diçka" vendos dorën përpara buzëve tona, dukesh sikur po i thoshja diçka Azrielit por në fakt e puth atë, reagimi i Azrielit ishte gallata, s'po dinte si të reagonte.

"Hë ju të dy, ca i thoni njeri tjetrit" Thotë njeri prej çunave

"Hahaha asgjë, është një sekret midis nesh" qesh i lumtur pasi i rrëmbeva një puthje Azirelit. Gjithë ditën e kalojmë me çunat, në mbrëmje ulemi në një restorant dhe aty fillojmë të pijmë alkool.

"Hej, sille dhe një birrë" bërtet Azrieli i cili s'po mbante dot më veten e tij

"Boll pive. E shikon që të ka zënë pija"

"Ik ti more, ku merr vesh ti??"

"Camarrok" sapo i thërras kështu, pamja e Azrielit ndryshon, bëhet më i ëmbël.

"Gëzuar" thotë Azriel dhe përplas shishet me djemtë e skuadrës. Ora shënonte 00:00 dhe ata vazhdoni të pini, deri sa na erdhi pronari i restorantit që doli një i njohur i profesorit tonë dhe na detyroi që të ngriheshim.

"Hej djema, tani jemi të vdekur. E mori vesh profesori që ne kemi pirë" thotë një prej shokëve, atë të cilin e mbajmë si më frikacakun.

"Kujdes" vendos dorën mbi tavolinë, duke ruajtur që Azrieli mos të godiste tavolinën, se atë e zuri gjumi. Rehatohet tek dora ime dhe fle si një fëmijë i lumtur sipër dorës sime.

"Po Azrieli??"

"S'ka gjë djema, se kujdesem un për të. Shkoni ju."

"Nëse do diçka, na telefono. Mirupafshim"

"Natën e mirë" i them çunave, i ngre kokën me kujdes dhe i thërras në emër që të çohesh "Azriel çohu se do ikim. Gjumash çohu"

"Sdua të iki" flet përgjumesh

"Camarrok cohu, hajde se të mbaj unë" duke mbajtur atë shkojmë deri tek gjysma e rrugës por Azrieli s'po ecte më

"Ec dhe pak Azriel se erdhëm"

"Pse nuk më mban në krahë, për ca i ke gjithë këto muskujt"

"Nuk i kam për të mbajtur ty në krahë por ec. Të thashë që mos të pije kaq shumë alkool" vërtet ai mezi po ecte "Në rregull, hip tek kurrizi im"

"Jeeeee" gëzonte si një fëmijë i lumtur, diçka e papritur ndodhi në ato momente. "Të dua" bërtet fortë Azrielin, fjalët e tij dëgjoheshin kaq shumë në këtë heshtje të natës

𝑺𝒆𝒌𝒓𝒆𝒕𝒊 𝒀𝒏 𝒊 𝑽𝒐𝒈𝒆̈𝒍 ✓Where stories live. Discover now