...
Ditët kaloni duke mos i ndjerë fare por ishte mungesa e familjes sime që më tregonte sesi ditët nuk kaloni ndonjëherë. Vetëm një javë na ndante nga hedhja e kapeles dhe marrja e diplomës së gjimnazit, mezi po e pres atë moment të bukur.
Nelio këto kohë ka qenë i zënë duke u kujdesur për gjyshen e tij e cila ngeli e paralizuar dhe duhet t'a ushqejë, e kam ndihmuar edhe unë gjithashtu sepse gjatë gjithë kësaj kohë kam qëndruar tek shtëpia e Nelois.
"Alo Nelio"
"Azriel po shkojë në spital"
"Përse çfarë ka ndodhur?" Pyes i shqetësuar
"Nëna nuk është mirë" Thotë ndërsa zëri i tij dridhesh nga shqetesimi, Nelio e do shumë gjyshen e tij.
"Po vij aty" nisem për tek spitali. Atë natë e kaluam në spital pasi doktori i tha Nelios që këto mund të ishin ditët të fundit të saja.
"Azreil po shkoj poshtë tek lokali të pij ndonjë kafe. Do ndonjë gjë ti?"
"Jo Nelio, shko ti se po qëndroj unë këtu me gjyshen"
"Në rregull çamarrok" kisha kohë pa e dëgjuar tmë thërriste çamarrok sepse vërtet gjatë kësaj kohe është lodhur duke u kujdesur për gjyshen e tij dhe nga provimet e lirimit.
"Ne..nelioo" gjyshja e tij thërret emrin e Nelois
"Gjyshe, jam unë Azrieli. Nelio shkoi për të pirë kafe dhe do vijë, mos u shqetëso" për fat të mirë le të themi, gjyshja është në gjëndje të flasi por s'mund të eci.
"Azriel, bir"
"Po gjyshe. Do ndonjë gjë?"
"Dua dicka prej teje, kujdesu për nipin tim. Ti je shoku i tij i ngushtë, je vëllai i tij" përse duhet t'a thoshte që jam vëllai i tij sepse unë jam i dashuri i tij por s'mund të tregojmë që për lidhjen tonë
"Dua që Nelio të jetë i lumtur, vetëm këtë dëshiroj" vazhdon gjyshja e tij
"Mos ki merak gjyshe, do kujdesem unë për Nelion dhe do bëj gjithçka që të jetë i lumtur"
"Nelio është me fat që ka një shok si ty. Dua që edhe ti të jesh i lumtur, biri im"
"Gjyshe" nuk mund t'i mbaja dot lotët, këto duhet të jenë fjalët e fundit, kjo do jetë biseda ime e fundit me të, vërtet gjyshja e Nelois ka qenë si një gjyshe dhe për mua "Të dua shum gjyshe" e përqafojë
"Gjyshe ?" Thotë Nelio që sapo hynë brenda "je zgjuar" pash një ndriçim të vogël tek sytë e tij të zinj, vjen menjeherë ulet aty dhe i kap dorën e saj fortë e pse gjyshja e tij nuk e ndjente por zemra e saj e ndjenjë shumë mirë.
"Po largohem" them për t'i lënë ata pak vetëm
"Ku po shkon?" Më pyet Nelio
"Këtu jam, po të pres tek lokali poshtë."
Nelio PoV
Ngjisë shkallët për të shkuar tek dhoma e gjyshes sime, jam lodhur duke e parë gjyshen në atë gjëndje, doja që kjo mos të kishte ndodhur sepse ajo ishte gjithcka për mua, gjyshja ime ka qenë mama, baba për mua. Hap derën me kujdes dhe shikoj që Azrieli po bisedonte me gjyshen time, dëgjoj që Azrieli po i premtonte dicka
"Mos ki merak gjyshe, do kujdesem unë për Nelion dhe do bëj gjithçka që të jetë i lumtur" por çamarroku harron që vetë ai është lumturia ime. Qëndroj e pak tek dera për të parë dy personat që i dua më shumë në këtë botë bashk, jetën time e jap për ata të dy.
BẠN ĐANG ĐỌC
𝑺𝒆𝒌𝒓𝒆𝒕𝒊 𝒀𝒏 𝒊 𝑽𝒐𝒈𝒆̈𝒍 ✓
Lãng mạnLove who you want, be who you want and surround yourself with people you want. NEVER CHANGE! For you are wonderful, beautiful and unstopable. No one and nothing can ever stop you from being the person you want to be. Never forget that. And Remember...