Pjesa 67

196 6 2
                                    

Ishte data 31 dhjetor dhe te nesermen do te fillonte viti i ri 2020. E kisha marre veten nga gripi por serish vishesha trashe ne menyre qe mos behesha serish aq keq. Shpresoja shume qe ky vit qe po vinte te ishte shume me i mire se ky qe iku. Ne fakt 2019 kishte qene nje vit aq i bukur per mua. Kisha gjetur dashurine e jetes sime. Nuk mund te me ndodhte nje gje me e bukur se kjo. Fundja, njeriu jeton per te gjetur dashurine e kur e gjen ndihet i plotesuar...sikur gjithe keto kohe kishte jetuar pa arsye e tashme e kishte gjetur kuptimin e jetes. Gjithe kohes flisja me te. Sikur qetesohesha sa here i degjoja zerin. Rrija e shqetesuar se mos nga gjaknxehtesia e tij, mund te bente ndonje veprim te nxituar e cdo sekond flisja me te qe ta dija e te mundesha ta ndihmoja. Nuk thone kot qe kur dashurohesh, zemra jote rreh per dy persona...dhe per ty dhe per njeriun e zemres. Dhe une isha e shqetesuar gjithmone per te. Doja ta shihja vetem duke qeshur e te lumtur. Gjithmone donte te mbronte njerezit qe donte e nga gjaknxehtesia nuk dihej se cfare bente. Dashuria eshte ndjenja e vetme qe e ben njeriun te ndryshoje veten e tij e te beje gjera qe ndoshta nuk ka menduar kurre se mund t'i beje.  Po rrija ulur ne divan duke pare televizor dhe pashe qe me erdhen mesazhe ne celular. Sigurisht qe ishin nga ai. "O shpirt do dalesh sot nga sheshi ne ora 12?" me kishte thene. Nuk dija cfare t'i thoja sepse gjate gjithe nates se vitit te ri rrija vetem me familjen. "Nuk e di o shpirt, ndoshta. Do dalesh ti?" e pyeta. "Une po, do rri deri nga ora 12 me familjen pastaj do dal. Si cdo vit domethene." me tha. Po mendoja me vete se cfare do beja sonte. Po prisja gjithe pasditen qe te vinte darka dhe te festonim. Kishte qene vit i lodhshem sado qe kishte kaluar mire. Po rrija duke degjuar muzike. Duke degjuar kisha rene dhe ne mendime. Po sikur ai te dilte sot naten e te shkonte tek ndonje lokal, te pinte alkool e me pas te argetohej me vajza? Gjaku me shkoi ne fund te kembeve. Me pas erdha ne vete. "Mos ia fut kot tani. Clidhje ka?" thashe  me vete. "Po po clidhje ka? Me ate mendje rri ti. A thua se je artiste hollivudi dhe nuk rri dot pa ty ai. Nese do rrish ulur gjithe diten duke pare televizor e me keto trikot e dimrit si dhe me floket kacurrela te shkaterruara mos prit te rri gjithe diten me ty ai" mendja ime kunderpergjigjej sa here mendoja dicka. Tani qe po mendoja me perpiu nje shqetesim qe nuk po me linte rehat. Po sikur ato qe mendova pak me perpara te ishin te verteta. Derisa te gjeja nje pergjigje nuk do te rrija rehat e kjo gje dihej. Me kujtoheshin momentet e para kur u njohem. Kur pyeta shoqet e mia per te me thane se kishte qejf te argetohej me vajzat. Tunda koken me vete. Nuk duhej te mendoja keshtu gjerash. Fundja ai me do mua. Po te mos me donte nuk do ishte me mua tani. Besoja tek ai por tek mjedisi qe e rrethonte nuk besoja aspak. Kisha degjuar shume per femrat e lagjes se tij. Ishin si ulkonja qe rrinin gjithe diten duke pritur qe te gjenin ndonje djale per te luajtur. E pastaj si gjithmone e hidhnin tutje. Duhej menjehere te flisja me te e te merrja vesh se ku ishte. Sapo mora celularin ne dore vura re qe me kishte derguar nje foto. Pasi pashe fytyren e tij buzeqesha dhe u qetesova por hapa syte kur vura re pamjen prapa e kuptova qe kishte dale. "Zemer ke dale ti?" i thashe une. "Po o shpirt kam dal pak e do te shkoj ne shtepi pastaj se do rri me familjen deri nga ora 12" me tha ai. "Sa qete qe flet, a thua sikur nuk ka ndodhur asgje" mendova me vete. Per nje cast nuk po njihja me veten. E kuptova qe isha bere shume xheloze e mbase e kisha tepruar pak. "Po ti ca do besh sot?" me pyeti ai duke me shkeputur nga mendimet. "Une do rri me familjen, do ha darke. Keto gjera domethene te perhershmet" i thashe une. "Do kisha dal po vellai nuk me le rehat se behet merak e kush e duron ate pastaj" thashe une duke qeshur. "Po se ka merak ste le pra dhe une ste lej" tha ai. "Domethene per vete del per qejf ky sa andej ketej kurse ke une ka merak" mendova me vete. "Boll tani po e teproj" thashe prape me vete. Cova nje video ku isha me kufje dhe i cova nje puthje. "Per ke ishte ajo puthja?" me pyeti ai. "Per ke mendon ti?" e pyeta une duke buzeqeshur. "Per mua besoj" tha ai. "Kur e di pse pyet pra" i thashe. "Normal qe per mua se vetem mua mund te me puthesh ti, asnje tjeter se je imja" me tha ai. Dhe une buzeqesha sepse ndihesha me mire sa here qe degjoja fjalet e tij. Ishin si melodi si per mendjen dhe zemren time. Cdo here qe e degjoja, isha akoma me e sigurte per dashurine e tij. E cfare rendesie kane fjalet e te tjereve, kur ne te dy duam njeri tjetrin? Ne te dy jemi kunder botes e asgje nuk ka rendesi.
Kishte shkuar ora 12 e nates duke qeshur e duke ndenjur me familjen e duke folur me te. Po ia kalonim shume mire e tashme kishte ardhur momenti qe te prisnim ardhjen e ketij viti te ri. Pas numerimit prapsht, filluan te plasnin fishekzjarret. Mbylla syte dhe shpreha nje deshire me vete: "Dua vetem te jem shume e lumtur me te dhe me familjen time". Me pas mora celularin ne dore dhe i dergova nje mesazh:"Gezuar shpirti im. Te dua shume". Dhe ai e pa menjehere dhe me tha:"Gezuar shpirt. Dhe une te dua shume❤❤❤". E ja ku filloi dhe ky vit i ri plot me dashurine e ne te dyve.
***
🥰🥰🥰

Kur te them "Te Dua"...Where stories live. Discover now