Dita e neserme ishte nje dite pak e merzitshme pasi nuk do te shkoja ne shkolle. Kisha takim tek doktori per nje vizite. U nisa qe heret nga ora 8 me babin per atje. Kishte shume rradhe dhe mua gjithmone pritja e tepert me lodhte. Me shkonte gjithmone mendja ose tek ai ose tek dita shkollore qe humba. Pasi pritem per rreth dy ore me ne fund hyra ne dhomen e doktorit per te bere viziten. Pasi mbarova doli se nuk ishte dicka shume e rendesishme, vetem dicka estetike te cilen do e beja operacion kur te rritesha dhe pak. Gjithsesi bera dhe disa analiza te tjera persa i perkisnin kembeve. Me pas pasi mbaruam te gjitha keto, i kerkova babit te uleshim dhe te pinim dicka pasi kjo dite kishte qene me te vertete e lodhshme. Ai si gjithmone nuk ma prishi dhe u ulem ne nje lokal aty afer. Teksa po rrinim babi me tha se ky do te ishte lokali ku une do te beja ditelindjen. Pas 3 ditesh ishte ditelindja ime dhe jo vetem une por te gjithe mezi e prisnin. Kjo ditelindje ishte me e vecanta. Kisha afer njeriun qe doja, miqte e mi, familjen time. E ku ka me bukur se kaq. Hapa menjehere telefonin per te pare nese kisha ndonje mesazh te ri. Dhe ne fakt kisha. Kisha nje mesazh nga ai. "O shpirt bleva telefon, tani do flasim rehat". U gezova shume sepse tani nuk kishte me nevoje qe te rrinim pa folur. Do mund te flisnim cdo sekond se bashku... pa u ndare kurre nga njeri tjetri. E ashtu e lumtur i ktheva pergjigje:"Uaa seriozishtt, u gezova shumeee❤❤❤". Dhe ai dukej qe ishte shume i lumtur dhe buzeqeshi nga reagimi im. Reagova si nje femije 3 vjecar te cilit i kishin blere nje lepirese. E po kjo isha une...gjithmone enderroja dhe kenaqesha me gjera te vogla qe e benin njeriun te lumtur por fundja gjerat e vogla bejne diferencen. Ky ishte lajmi me i bukur per sot por me pas ai me pyeti se si ia kalova sot. Dhe une qe sdoja ta merzisja por as ta genjeja i tregova te verteten. I thashe se kisha munguar ne shkolle dhe se kisha shkuar tek doktori per nje vizite. Ai u shqetesua menjehere duke me thene se cfare kisha. Por une i thashe se ska gje per t'u shqetesuar. Ishte vetem dicka te cilen do e beja operacion kur te rritesha tek kemba ime. Ai u be pak merak kur degjoi fjalen operacion. Por kur une ia shpjegova sikur u qetesua pak. Me pas i thashe:" Tani qe te kam ty edhe sikur te vdes nuk me intereson." Dhe ai me nerva tha:"Ca i ke keto fjale mi? Larg qofte mos fol budallalleqe". Dhe une qe qesha me te madhe nga reagimi i tij. Dhe ai qe me pas me tha:" Dhe mos kujto se harrova cdo mesazh qe me ke cuar kur sflisje dot ne telefon me mua. Me thoje gjithmone te dua, te puth." Dhe une qe u skuqa dhe u bera flake nga turpi. Nga heshtja ime ai e kuptoi qe u bera me turp dhe me tha:"Mire mire, me degjo ne darke do flasim ok?" "Mire" i thashe une. Dhe ashtu sic isha u ula qe te shkruaja ne ditarin tim sekret te cilin nuk e dinte askush. Aty shkruaja cdo moment qe kaloja, cdo gje qe zemra ime ndiente. Shkruaja cdo gje qe me perkiste mua. Askush nuk kishte arritur ta shikonte. Nese nje dite do e shikonte dikush ate ditar do e kuptonte dashurine e madhe qe kisha per te. Qekur ai kishte hyre ne jeten time, cdo gje kishte ndryshuar. Isha me e lumtur, me e gjalle brenda vetes. Ndihesha sikur asgje ne bote nuk mund te me merziste derisa te kisha ate. Kur isha e vogel mendoja se dashuria gjendej vetem ne perrallat e bukura qe shihja gjithmone. Ne te vertete ajo qenka me afer nga c'mendoja. Qenka aq afer meje saqe dhe une spo e shikoja dot. E ajo dashuri qe e enderroja dikur neper perralla tashme ishte bere e vertete ne jeten time. Kisha gjetur rrugen e vertete dhe te drejte te jetes sime te cilen doja ta ndiqja deri ne fund. A e keni parasysh kur thone se kur ke nje bashkeudhetar asnjehere nuk merzitesh gjate udhetimit? Ashtu ishte dhe ai. Bashkeudhetari im ne rrugen e gjate te jetes pa te cilin asgje nuk ishte e bukur. Asgje nuk merrte ngjyra. Nuk ndriconte. Nuk kishte bukuri jeta pa te. E vetmja drite qe ndriconte shpirtin e zemren time ishte drita e syve te tij blu qe kurre nuk shuhej. E gjithmone kur flasim per dashurine asnjehere fjalet tona nuk mbarojne. E njejta gje ndodhte dhe me te. Ishte si nje poezi, fjalet e se ciles nuk mbaronin kurre duke i shkruar me gjuhen e dashurise. E une do ta lexoja shume e shume here kete poezi pa u lodhur, pa u merzitur. Do ta dashuroja dhe me shume pa u lodhur kurre. E si mund te qendroja une pa te kur vete qenia ime i perkiste atij? Ka shume gjera qe ne jete nuk i kuptojme e perpiqemi te largohemi prej tyre. Ka shume momente qe nuk ndihemi te sigurte e qe mendojme se kemi bere gabim. Gabimi im i vetem ne jete do te ishte te humbja ate. Te vetmin person qe me kishte rrembyer zemren e qe une vete ia dhashe me duart e mia plot mirebesim. E cmund te besh tjeter kur vete zemra jote deshiron te shkoje tek ai? Kur dashuria e vertete te therret e vetmja gje qe mund te besh eshte te shkosh e ta perqafosh fort pa e leshuar me kurre. E mijera fjale deshiron te thote kjo zemra ime, mijera fjale... Por serish dhe pse deshiron te flase kaq shume hesht. Pse hesht? Sepse gjithe keto fjale ishin vetem ai. E zjarri qe ndizet brenda meje e qe nuk shuhet kurre eshte vetem dashuria ime per te. E vetmja gje per te cilen ia vlen te luftoj ne jete...
***
"Ne ate erresire te madhe e vetmja gje qe pashe...ishe ti❤ E kur ndjeva doren tende te kapte timen e te me largonte nga ajo erresire...aty veshtrimet tona u kryqezuan...per te mos u larguar me kurre nga njeri tjetri...🥰"
YOU ARE READING
Kur te them "Te Dua"...
RomanceNje histori dashurie e dy adoleshenteve, te cilet perballen me shume veshtiresi gjate marredhenies se tyre. Por a do arrije dashuria te triumfoje? Kur dy shpirtra duhen, a arrin kush t'i ndale? Per me teper lexoni historine...