Pjesa 50

99 4 4
                                    

Ishte serish nje mengjes tjeter. Kisha dale me babin dhe rrezet e diellit qe binin ne fytyren time me benin te ndihesha mire. Faqet me ishin skuqur nga nxehtesia. Sado qe ishte dhjetor, ishte pak vape ne qytet. Isha duke shetitur nga qendra. Vura re qe ishin vendosur zbukurimet per Vitin e Ri. Dhe pak na ndante nga viti 2020. Mezi prisja te dija se cfare do te na sillte ky vit. Ishim me makine dhe duke qene se babi im kishte nje pune dhe do te vinte pas pak, une shkova tek qendra Toptani ne menyre qe te kaloja pak kohe aty. U ngjita ne katin e fundit dhe shkova tek yougherteria. Bleva nje yoghurt aty dhe u ula aty duke e ngrene. Menjehere me erdhi mesazh ne celular:"Mgjes shpirtt". Buzeqesha dhe u ndjeva shume mire kur mendova se ai sapo zgjohej me shkruante mua. "Mgjes zemerr". "Cpb?". "Dola me babin por tani po rri vetem sa te vije ai sepse i doli nje pune." "Nga je te vij dhe une?" "Jo ska gje se per pak do vije dhe babi im." Ne ate moment dergova nje streaks ne snap duke qeshur. "Je shume e miree🥰" me tha ai. "A do me dergosh nje foto te lutemm?🥺" iu luta une atij dhe ai duke qene se asnjehere nuk ma prishte qejfin, e dergoi menjehere. Serish pashe syte e tij te bukur qe shkelqenin si gjithmone. Bluja ne syte e tij sikur me merrte mend, sikur me hipnotizonte. Ishte e vertete qe e doja shume. Dhe cdo minute me merrte malli jashte mase per te. E keni parasysh kur ju mungon dikush dhe iu duket sikur nje pjese e shpirtit tuaj mungon, nje pjese e trupit tuaj vuan per prezencen e tij. Kjo ishte dhe ndjenja qe me pushtonte sa here qe e shihja fotot e tij, qe ndjeja prezencen e tij. Gjithmone kur pyesja te tjeret per te para se ta njihja vete me thonin fjale jo te mira. Me thonin se ai mund te donte vetem veten, askend tjeter. Tani qe jam e dashura e tij gjithmone mendohem nese fjalet e tyre ishin te verteta apo jo. A mund te donte ai me te vertete dike? Gjithmone me thonte se me donte me shume se kushdo qe ka njohur gjate jetes se tij. Sado fjale jo te mira me kishin thene une serish e besoja ate. Cfaredo te ndodhte doja qe te kisha vetem ate. Doja te ishte i imi e ta donim njeri tjetrin pa kushte. Vetem kete gje kerkoja. Cdo njeri kerkon vetem pak dashuri, asgje me shume... E nese njeriu serish rrezohet e mendon se nuk do te cohet me, ai serish dashuron dhe i kalon kufijte e vetvetes. Sa here mendon se nuk do tia dalesh dot me, ti serish provon per te kaluar cdo sprove qe jeta te perball. E ne cdo moment te ketyre sfidave, problemeve te jetes serish afer teje eshte dikush qe te do, dikush qe te shtrengon doren pavaresisht koherave te veshtira te cilat po jetoni. Dhe ne te dy pas cdo sprove te dashurise sone jemi ringritur, me te forte se me perpara, jemi perpjekur per ta vazhduar dashurine tone deri ne fund. Pas cdo momenti te veshtire kemi triumfuar. Sa here na pengonin te ishim bashke, gjithmone fshiheshim neper cepat e shkolles duke folur ne telefon me njeri tjetrin. Na mjaftonte te degjonim zerin e njeri tjetrit ne cdo moment per te kujtuar se pavaresisht cdo gjeje jemi bashke. JEMI BASHKE. E kjo kishte rendesi. Me kujtohej cdo moment i veshtire me te. Dhe ne ato caste kur ishim duke rrezikuar jeten na shkonte mendja tek njeri tjetri. Kur ne 4 te nates ra nje termet aq i fuqishem e ne direkt pas tij i shkruajtem njeri tjetrit. Me kujtohet kur prinderit e mi me merrnin telefonin si denim e ai serish merrte shoket e klases sime per te pyetur per mua e qe te fliste me mua. Sa here rrinim ne fiskulture me merrte per te bere pak muhabet, sado qe zgjaste vetem 5 minuta, sepse duhet te vazhdonte mesimin. Me kujtohen perhere premtimet e tij qe do te ishim bashke pergjithmone. E gjeja me e bukur qe mbaja mend ishte kur ai me propozoi qe te behesha e dashura e tij. Ai ishte momenti me i bukur. Asnjehere se kisha menduar se do te emocionohesha aq shume kur nje djale te me thonte se me donte si dhe te me propozonte. Ja qe ai ishte emocioni i ndjenjave te mia. Hajduti i zemres sime. Te dy ishim sinteza me e bukur e shpirtit njerezor. Cdo moment ne veshet e mi oshetinte zeri i tij qe me thonte:" Dielli ka henen, kurse une te kam ty." Dhe vertete ashtu ishte. Sikur cdo gje te humbisnim ne kete jete mizore, ne fund do mbeteshim vetem ne te dy, do kishim njeri tjetrin. Thesari me i madh, pasuria me e madhe...dashuria qe kishim ne te dy. Ishte nje dashuri qe kalonte skajet e reales e shpesh ishim vetem ne te dy ne boten tone. Nje dashuri qe nuk e kuptonte askush pervec ne te dyve. Nje ndjenje qe e tejkalon qenien njerezore dhe e ben te kryeje veprime ndryshe nga cka bere deri tani. Dhe kur te tjeret perpiqeshin te na ndanin me fjalet e tyre, ne serish ktheheshim ne piken ku e kishim neser. Ne ate pike ku ishin vec une dhe ai. Ku e gjithe bota nuk perfshihej. Ku veshtrimet tona kryqezoheshin e jeta larg atij veshtrimi vazhdonte ngadale si momentet e nje filmi. Nje dashuri per te cilen fjalet mbarojne. Sic me thote dhe ai gjithmone mua:"Nuk jam shume i mire me fjale por ty te du🥰". E ne fakt ska nevoje per fjale ne nje dashuri ky mjaftojne vetem veprat, vetem veshtrimi i ngrohte qe tregon potencialin e madh te dashurise brenda teje. Tregon ndjenjen e madhe qe te pushton trupin. Tregon qe je sundues i zemres se atij qe do...
***
No no baby, jena different dhe ti e di...❤🤪🥰

Kur te them "Te Dua"...Where stories live. Discover now