Pjesa 56

92 6 0
                                    

Teksa provimet po afronin po ndihesha akoma me e lodhur. Ne fakt me kishte kapur nje dhimbje koke. Hoqa veshtrimin e perqendruar ne liber dhe vendosa duart ne koke. Kushedi sa ore kisha mbi libra. Mami im futet ne dhome dhe me sheh qe isha e lodhur. Me thote te mos mesoja me tani sepse do dilnim. Ne fillim kundershtova po kur e pashe qe ajo po kembengulte, pranova. Fillova te vishesha pa humbur kohe. E kuptoja qe kisha nje lodhje trup. Dyshoja mos isha semure. Por sdoja te alarmoja prinderit e mi per kete gje. Pasi isha gati vesha atletet dhe zbrita shkallet bashke me mamin per t'u futur ne makine. Me pelqente shume te udhetoja me makine. Gjate rruges me erdhi nje mesazh nga ai. "Cpb shpirt?". I ktheva pergjigje menjehere:"Kam dale me mamin e dajen se jam dhe pak si paqejf e me thane te mos lodhesha me". "Po he pra mos meso me tani se je paqejf, boll" tha ai pak si i acaruar. "Ti cpb?" e pyeta une. "Hic ne pune, u lodha pak." me tha ai. Te them te verteten me habiste ambicia e tij. Nuk lodhej kurre duke punuar. Mund te lodhej kur rrinte me shoket ne kafe e kur argetohej por kur punonte jo. Sado qe ishte akoma ne klase te 9 donte dhe te punonte qe ta bente familjen e vet krenare e te perpiqej per te ardhmen e tyre. Mbase kjo ishte arsyeja pse isha dashuruar me te. Kujdesi i madh qe ai tregonte ndaj njerezve qe donte dhe siguria qe u falte. Cdokush ka nevoje per nje person si ai... Per nje mbeshtetje qe mund ta ndjesh gjithe jeten e per nje dashuri qe vetem ai arrin te ta fale... Kisha humbur ne mendime gjate rruges dhe nuk e vura re se sa shpejt kishte kaluar koha. Gjithmone keshtu ndodhte kur mendoja per te. Shkuam ne qendren tregtare e parkuam makinen. Me pas dola nga makina duke e mbyllur deren nga pas. Serish ato veshtrime mbi veten time. Shume veta me shikonin sado qe nuk po e vinin re qe po e kuptoja. Ja pra serish iua them. Dashuria eshte te kesh gjithe qiellin e te duash vetem nje yll. E ne te gjithe ato veshtrime nuk ndjeja ate i cili me bente te dridhesha, te me rrihte zemra si e cmendur, te me crregullohej frymemarrja, te me fluturonin flutura ne stomak. Ne gjithe ato veshtrime se ndjeja veshtrimin e syve te tij blu. E kujt i interesonte per te tjeret kur zemra ime pyeste e kerkonte vetem ate.
Kur hyme brenda qendres fillova menjehere te shihja neper dyqane per rroba te ndryshme. Me pelqente shume te vishesha bukur e me klas. Qe femije e kisha pasur kete gje. As vete se kisha kuptuar se si kishte kaluar koha. Ishin bere plot 4 ore qe isha perhumbur neper dyqane. U ula ne nje kafe qe te mund te pushoja pak. Hapa telefonin dhe vura re qe kisha shume mesazhe nga ai. "U bene gjithe keto ore qe nuk pergjigjesh. Ku je? Pse nuk pergjigjesh?". Ishte e vertete qe e kisha tepruar pak e mund te ishte bere merak. Por tiu them dicka? Dhe nese une nuk kisha te drejte serish e gjeja dicka per te patur te drejte. Mbase atij nuk i jepja te drejte qe me kerkonte llogari por nese ai do e bente kete gje hehe o zot se dija cdo beja. E pra keshtu jam une cte bej! Por mos keqkuptohemi, ate e dua dhe pike!!😂
"Se kuptova si kishte kaluar koha o shpirt prandaj u vonova. Tani i pashe mesazhet." i shkruajta une. Ai dukej shume i acaruar as vete nuk e kuptoja se nga cfare. Cdo moment qe nuk isha prane tij ai frikesohej...frike se mos me humbiste. As une nuk doja te humbisja por doja ta beja te kuptonte se une nuk doja askend tjeter pervec tij. Thjesht nuk gjeja menyren e duhur per ta bere. "Po shkruaj nje mesazh se u bera merak. Se di ku je, me ke je, ca po ben. Pse sthua qe ben ca te duash pa me thene fare mua." me tha ai. "Une nuk jam prona e askujt qe te jap llogari. Ti e di shume mire qe te dua apo jo? Gjithmone ta kam thene dhe do ta them. Perhere te kam treguar se ku jam e me ke jam. Por ti vazhdon te zihesh per budalliqe me mua." iu pergjigja. "Epo duhet ta dish qe je vetem e imja. E mos fol keshtu tani qe kemi 5 muaj te lidhur e jam kaq i dhene pas teje. Nese sdoje me thoje qe ne fillim e me mire mos lidheshim fare." tha ai. Kur nje mashkull si ai dashurohej e donte ate femer te tijen pergjithmone. Sdonte ta ndante nga vetja. Ishte pjese e familjes. Po ato fjale ne fund?? Me mire te mos lidheshim fare?? Jo jo tani e teproi. Si arriti ta thonte kete? "Nuk doja ta thoja ate gje. Me fal." u pendua me pas. "Ouu meqe qenke penduar kaq shume qe je lidh me mua, ok ti e di." i thashe une. Ishim dume dale nga qendra. U futa ne makine duke e perplasur aq fort deren sa dhe vete u tremba. Brenda meje kisha nje ndjenje inati qe se kuptoja. Fjalet e tij sikur me kujtuan ndarjen. E une sdoja te ndahesha prej tij. Prandaj kisha gjithe kete inat qe sme pushonte ne shpirt. Hapa serish celularin dhe pashe qe me kishte shkruajtur serish. "Te kerkova falje pra, nuk doja ta thoja ate gje. Te lutem, hajde te flasim. Nuk doja te betohem." me tha ai. "Meqe je penduar kaq shume, te ndahemi pra meqe do ti" thashe une. Ndarja sikur i erdhi si bombe dhe atij dhe mua qe e thashe. Spo dija cfare flisja nga frika se mund ta humbja. "Te ndahemi? Jo jo." tha ai i trembur. "Une te desha kaq shume aq shume sa asgje tjeter e ti shiko cfare fjalesh thua" vazhdoja une. "Mos me lej te lutem😭😭😭" tha serish ai. Zeri i tij i merzitur me bente te ndihesha keq. Ndjeja nje dobesi kur ai fliste ashtu. Nje dobesi qe ma lodhte shpirtin, me sfiliste. Spo ndihesha mire. Zemra po me shtrengonte. E futa telefonin ne xhep. E gjithe kjo ishte e tepert. Hapa dritaren e makines te merrja ajer e shpresoja qe te behesha me mire. Por spo me ndalonte. Kur mberritem ne shtepi shkova ne dhome pa folur me askend. U shtriva dhe po mbaja doren ne zemer.
***"Kur te me takosh do vendosesh doren mbi kraharorin tim e do ndjesh rrahjet e zemres time. Aty do e kuptosh qe kjo zemer rreh vec per ty. Te premtoj qe do e bej."***
Mu kujtuan fjalet qe i kisha thene atij dhe premtimi qe ai me kishte dhene. Fillova te qetesohesha, por syte mu mbushen me lot. Mora jastekun dhe e shtrengova fort pas vetes duke qare. Lotet nuk pushonin. Uleriste kjo zemer... Hedh syte nga qielli duke u lutur zotit tia kthente ate.
***
Ai po qendronte ulur, duke pritur per nje pergjigje nga ajo. Syte i ishin skuqur e disa lot filluan t'i pershkonin fytyren. Ai po qante... po qante per te...Po rrinte me ore te tera naten duke pritur qe ajo t'i fliste per nje pergjigje. Syte e tij blu te kristalte vuanin per dashurine e saj.
"Mos ik nga une te lutem..." tha ai sikur ajo ishte aty e po e degjonte e kthen veshtrimin nga qielli e i lutet zotit qe tia kthente ate.
***
Dy shpirtra qe luten per njeri tjetrin e vuajne per pak dashuri...por jo per ate dashurine fallco qe njohim ne sot po per dashurine e atyre te dyve te cilet vetem ata e njihnin. Vetem ata ishin dashuruar ne ate menyre...❤

Kur te them "Te Dua"...Where stories live. Discover now