Pjesa 57

89 6 2
                                    

Ishte ora 2 e nates. Po qendronte i ulur ne nje nga rrugicat e lagjes se tij. Kishte mbyllur dyqanin e tij e kishte qe qendronte rrugeve deri ne ate ore. Vazhdonte t'i shkruante e ajo spo pergjigjej. Syte i ishin skuqur per gjume dhe nga te qarat. Kishte marre nje pamje qe te lendonte. A thua vertete te bente keshtu dashuria? Nese te ben keshtu perse te duam te na ndodhe? Ja qe njeriu nuk heq dore nga kjo ndjenje sado qe e torturon. Vazhdonte te qendronte ulur pa levizur e papritur lotet filluan te pershkonin fytyren e tij. Spo e mbante dot me gjithe ate peshe dhimbjeje e malli. Po ta shikonin te tjeret, shoket e tij do habiteshin. Ai te qante??? Te behej keshtu per nje femer? Te dashuronte sic nuk kishte dashuruar ndonjehere me perpara? Jo, sdo e besonin kurre. Ja pra, qe cdokush paska momente qe ndjehet i dobet, cdokush paska nje pike te dobet, paska nje njeri qe e ndryshon dhe e tjeterson. E teksa oret kalonin ai vazhdonte te qendronte duke pritur. Per nje pergjigje nga ajo ose t'i degjonte zerin. Vetem ajo arrinte ta bente te ndihej kaq i pashprese. Kaq i pamundur per te bere dicka. Kjo ishte femra pas se ciles ai mund te rendte gjithe jeten e edhe nese nje dite do gabonte e do e lendonte serish do kthehej tek ajo...E tani shpresonte...vetem te shpresonte kishte ne dore...qe ajo t'i fliste serish...
***
Ora ishte afersisht 4. Kthehet e rrotullohet neper krevat. Gjumi nuk po e zinte. Mendja i rrinte vetem tek ai. Syte i ishin enjtur nga te qarat. Kriza qe kaloi para pak oresh i rrinte ne mendje. Tashme ishte qetesuar pak por shpirti i saj uleriste e dhimbte akoma. Deshironte ate... deshironte te shihte syte e tij qe e qetesonin dhe e benin te ndjehej me mire. Asnjehere nuk ishte ndodhur ne nje situate te tille. Te donte kaq shume dike. Dreqi ta haje! Dhe sa kohe do duhej qe ajo te ishte e lumtur me ate qe donte. Perhere nga nje pengese, nga nje zenke...Duhej ta kuptonte. Ishte nje dashuri akoma ne moshe te re e prandaj ndodhnin kaq shume pengesa. Por nuk do hiqte dore nga ai serish...e kishte vendosur...ishte e bindur. Po cfare i tha mendja kur i kerkoi te ndaheshin??? Ne ate moment po vinte ne vete. "Ja fute kot mi, pranoje. Mos na rri si zonje e rende shtrire aty." foli zeri ne mendjen e saj. "Boll pra boll, ishte penduar qe ishte lidhur me mua e qe me donte. Vete e tha. Dhe une e clirova nga cdo pendese e tij." bertiti me te madhe. Harroi qe ishte ora 4 e nates dhe uli zerin. "Po po keshtu vazhdo ti derisa ndonje tjeter te te zere vendin shume shpejt. Budallaqee!! Pajtohu shpejt e vazhdoni serish te dy! Ndryshe do rrish duke qare per net te tera ashtu sic po rrije sot!". Sado qe kthente pergjigje e kuptonte qe ai ze ishte ne fakt zeri i mendjes, i ndergjegjes se saj, asaj cfare ajo mendonte e ndjente vertete te bente. Tani ndjente qe t'i fliste atij t'i kerkonte te falur, te pajtoheshin e te ishin serish bashke. Nuk duronte dot me zemra e saj pa te. Sa here ziheshin dashuria per njeri tjetrin vec shtohej pa u ndalur. E ashtu per pak e zuri gjumi duke rene ne mendime.
***
Kishte shkuar ora 9 e mengjesit. Zgjohet e lodhur dhe e rraskapitur. Nuk kishte fuqi te bente asgje sot por ja qe duhej te cohej sado qe kembet spo e mbanin. Shkon ne tualet dhe fillon te laje fytyren. Ngre fytyren drejt pasqyres. Pa veten e saj. Syte kaf qe i ishin shkaterruar nga te qarat e dukeshin te lodhur...shume te lodhur. Fshin fytyren e merr nje kapese. I ngre kacurrelat e saj lart duke i kapur me kapese. Me pas shkon serish ne dhomen e saj e shtrihet ne shtrat. Nje ndjesi lodhjeje e kishte pushtuar serish. Merr telefonin dhe e ndez. Shikon qe kishte shume mesazhe si nga miqte e saj por dhe nga ai. Hap menjehere pa hezituar mesazhet e tij. Tronditet kur i sheh.
"Te pergjerohem me kthe pergjigje😭😭😭. Te lutem me fol se nuk mundem dot pa ty. Ku je???? Te lutem."
Vuri re qe i kishte shkruajtur deri ne oret e vona te nates. Ndihej keq kur e shihte ate tek vuante. Vendosi t'i kthente pergjigje sepse nuk po e duronte dot me nje situate te tille.
"Ti e di shume mire se dhe pas gjithe atyre fjaleve qe me the dje une sdo te te le dhe do te te dua perhere. Fundja ti me njeh me mire se kushdo dhe e di se nuk heq dore nga njerezit qe dua. Dje isha ne spital sepse nuk ndihesha mire dhe erdha vone ne shtepi prandaj nuk te shkruajta. Sa per fjalet e mia, i thashe nga inati nuk e kisha me te vertete." i tha me nje ton te ftohte, jo me aq ndjenje si zakonisht. Dukej qe ishte e lenduar por serish e donte shume. Po priste qe ai te kthente pergjigje e vendos te dy duart mbi koken e saj. Perpiqej te qetesohej, te shpresonte se cdo moment i keq do merrte fund. Degjon zilen e mesazhit ne celularin e saj dhe ngre koken. Si duket ai po priste qe ajo te kthente pergjigje. "Me ne fund ktheve pergjigje se po cmendesha. Kam qene rrugeve gjithe naten, mbylla dyqanin e vec rrija duke qare. Une...thashe se te humba" tha ai. E ndjeu dhe ajo friken e tij. Friken qe pushtonte zemren e saj sa here ai e lendonte ose nevrikosej. Friken se mos humbet personin e zemres. Arriti ta kuptonte. Nje buzeqeshje celi fytyren e saj. Sado qe skishte fuqi te buzeqeshte i doli vetvetiu nga fjalet e tij. "Nuk do me humbesh asnjehere sepse do jem me ty derisa ti te me duash e te me kerkosh prane teje." tha ajo. "Pergjithmone domethene..." tha ai.
"A mjafton perjetesia per ne te dy?" mendoi me vete ajo.
***
Zihemi shpesh dhe cdo sekond i jetes sone eshte nje zenke por nuk dini dicka....nuk e dini se sa bukur eshte kur pajtohemi...❤🥰

Kur te them "Te Dua"...Where stories live. Discover now