Pjesa 16

174 8 0
                                    

Vendosa tia mbyllja telefonin dhe t'i pergjigjesha me mesazhe. "Cfare do?" iu drejtova une. " Je merzitur me mua?" me tha ai. "Po, eshte e vertete qe jam merzitur me ty. Jam merzitur, lenduar, zemeruar dhe e di pse? Sepse ti me krahasove me te tjeret. Nese do kisha per qellim te te zhgenjeja atehere me beso do dilja vete nga jeta jote sdo prisja te ma thoje ti. Eshte e vertete qe me kane folur keq per ty. Por une asnjehere nuk kam ndalur se foluri me ty. E di pse? Sepse une nuk i tradhtoj dhe nuk i le asnjehere ne mes te rruges njerezit qe kane vlere per mua." Ai nuk shkruajti per pak. Dukej sikur spo dinte cfare te thoshte. Me pas mu pergjigj. "E di qe jam nje idiot i vertete, por te lutem me fal. Per koke te vellait qe nuk do te merzis me. Te betohem." Isha nje tip qe falja shume lehte dhe harroja shpejt sidomos gabimet e njerezve qe une i doja me shpirt. "Ok ok, e zeme se nuk ndodhi. As une nuk dua ta kujtoj me." i thashe une. "Shume faleminderit" me tha ai.
Sa per vellain e tij. Ai kishte nje vella te vogel i cili ishte ne klase te 1 ate vit por ishte jashte mase i mire. E doja shume dhe ishte shume i embel. Kur flisnim dhe i kisha derguar foton time vellai i tij i kishte thene: "Qenka shume e bukur". Ishte aq i mire sa me vinte ta haja fare. E doja si vellain tim dhe mund te beja cdo gje per te. Ai nga merzia e asaj qe ndodhi po priste qe te thoja une dicka pasi i vinte turp. Une e kuptova dhe i thashe: "He pra tani e lame pas ate qe ndodhi, te shohim te ardhmen." E ai me tha: "Thua te jete e ardhmja e bukur?". "Une mendoj se po. Ja pershembull kur te martohesh ti do me ftosh mua ne dasme." Ai buzeqeshi dhe me ktheu pergjigje: "Une e di me ke dua te martohem ne fakt." "Ashtu? Me ke?" ia ktheva une. "Epo shpresoj te martohem me ty ose te pakten me nje femer si ty. Sepse ti je me e mira qe kam njohur." me tha ai. Fytyren time e pershkoi nje buzeqeshje e madhe. Isha shume e lumtur ne fakt. E paska aq seriozisht me mua saqe mendon dhe per martese. E une me pas i thashe:"Ka shume vajza me te mira se une dhe besoj se ti do njohesh te tjera." "Mund te njoh por asnjera nuk do ishte si ti. Vetem ti mund te flasesh me mua ne menyre kaq te sinqerte e te paster. Prandaj une smund te dua askend tjeter pervec teje." mu pergjigj ai. "E pse mos flasin? Fundja ti je djale shume i mire, simpatik dhe qe do me shpirt. Jam e bindur qe do te te doje vertet njera." i thashe une. "Po keshtu mendon ti por ne fakt une sesht se jam ndonje gje." "Ejj me duket se ta kam thene dhe me pare, te gjithe jane te bukur sipas menyres se vet dhe ashtu sic i ka bere Zoti." i thashe une. " Do e ha fare ate gojen tende qe flet kaq bukur." Kur ai me tha kete fytyra ime kaloi ne graden me te larte te skuqjes. U skuqa aq shume dhe zemra po me rrihte aq forte. Vura doren ne anen e majte te kraharorit tim aty ku qendronte zemra. Ndjeja ate te rrihte si e cmendur dhe une qe nuk kisha kisha mundesi te ndaloja asgje nga keto qe po ndodhnin. Cdo gje ishte kaq e vertet dhe kaq e paster midis ne te dyve. Nese kjo nuk ishte dashuri, cfare ishte? Nese zemra jote rreh si e cmendur e ti nuk e ndalon dot cfare eshte? Nese trupi yt deshiron te flase me shume se mendja jote e nuk ndalon dot veprimet e tij? Kur gjithe bota eshte kunder dashurise tende e ti serish lufton gjithe boten vetem per te. Nese nuk eshte dashuri kjo e imja, atehere vertet me thoni cfare eshte?
Ne ato momente spo duroja dot dhe i thashe te flisnim neser duke i uruar naten e mire. Me pas menjehere u shtriva ne krevat. Me sakte ne vendin ku une gjithnje filloja te mendoja. Pa e kuptuar mezi merrja fryme. Cdo fjale e tij dhe cdo sjellje me bente te kaloja kufijte e vetes sime. Te sillesha sic nuk isha sjelle ndonjehere me pare. Te perjetoja ndjesi qe si kisha perjetuar ndonjehere. Te dashuroja ashtu sic nuk kisha dashuruar kurre me pare. Ishte hera e pare qe ndihesha keshtu si tani. Hera e pare qe doja vertet dike e per te cilin mund te beja gjithcka mjaft qe ne syte e tij te isha vetem une. E sikur ai te degjonte zemren time e cila therriste si e cmendur emrin e tij, do arrinte ta kuptonte dashurine e pafund e pa kufij qe fshihej brenda ne shpirtin tim. Ne shpirtin tim i cili kishte skllaveruar trupin tim e qenien time e nuk i linte aspak vend fjaleve te mendjes. Sikur ai te degjonte tingujt e rrahjeve te zemres sime qe ishin muzika me e bukur e dashurise sime te vertete ndaj tij. Sikur te arrinte te shihte syte e mi te cilet thelle brenda tyre fshihnin vetem portretin e tij. E sikur djali me i bukur i qytetit te kalonte, sikur te shihnin 1000 njerez te tjere serish do dashuronin vetem ate. Do thoni pse? Sepse ne vijme ne kete bote si gjysma e dikujt tjeter. Si pjesa e pandashme e nje personi tjeter i cili eshte i lidhur me ty e te jep jete ne cdo sekond. Ashtu isha dhe une me te. Ai ishte nje pjese e pandashme e imja e cila fshihej thelle ne shpirtin tim. Kishte zene rrenje aty e nuk arrinte dot te shkulej prej andej. Ishte pjesa me e bukur e jetes sime. Ishte fragmenti ku jeta ime filloi te merrte kuptim e ku une fillova te jetoja...

"Ne te dy nuk jemi si personazhet e perrallave te cilet jetojne te lumtur pergjithmone. Ne te dy jemi thjesht njeri tjetri. Jemi thjesht dy te dashuruar te cilet enden ne luften pa mbarim drejt dashurise se vertete. Enden...duke lypur e kerkuar pak sinqeritet e pasterti ne kete bote e cila e ka humbur te verteten. Endemi duke kerkuar te verteten e dashurise qe e gjejme tek njeri tjetri. Shpesh humbim ne labirinthet e jetes, hutohemi e ngaterrohemi, por sa here qe ne humbim kemi nje deshire akoma me te zjarrte per ta gjetur njeri tjetrin. Sado pengesa e labirinthe te na krijoje jeta ne te dy do jemi gjithnje aty, duke kerkuar njeri tjetrin ne cdo pjese te jetes...duke dashur qe duart tona te bashkohen serish e t'i japin kuptim qenieve te njeri tjetrit...do jemi serish aty duke u dashuruar dita dites akoma me shume...do jemi serish aty...vetem ne te dy...serish bashke..."

Kur te them "Te Dua"...Where stories live. Discover now