Hoqi xhaketen dhe e flakeriu tutje , vendosi fytyren ne pellembet e saj dhe shfryhu . Liroi floket e shtrenguar nga ajo lidhesja lejla dhe ja nxorri inatin asaj . U zhyt ne uje dhe qendroi atje duke luajtur me shkumen e bardhe ... Nuk po e qetesonte as dushi , por e dinte qe e vetmja gje qe mund ta qetesonte eshte nje shpulle drejtuar atij dhe disa fjale qe po i thurte ne koken e saj .
U bashkua me ata te dy qe po qendronin ne sallon, gjyshja duke shikuar telenovelen " Nje pjese e imja " (A/N : Ky emer filmi mu kujtua xp e mbaj mend karahmanin dhe elifin ) dhe Marigleni kishte hapur sportin ne laptopin e tij .
Mori zarfin e bardhe dhe ja drejtoi ftohte dhe serioze gjyshes . Thjesht ne ate moment keshtu e ndjente ta bente .
"C' eshte kjo "- syte e gjyshes hoqen shikimin nga televizori i cili me sa duket telenovela qe po jepte e kishte mberthyer pas vetes.
"Nuk e di nje djalosh e solli dhe me tha tja u jepja "- ngriti supet Hajli dhe po e mbante ne dore
"Pa ma lexo njer cthote moj bije se nuk e di nga i kam lene syzet "- Hajli hapi zarfin dhe brenda me nje model me trendafila ndodheshe nje ftese ... dasme .
"I\e nderuar z\znj Zana Kregu ! Jeni i ftuar te na shoqeroni ne dasmen e vajzes sone Marsela dhe bashkeshortit te saj Arditit ! Hyrja cift ne oren 9:00 diten e shtune ! Me respekt Drita dhe Agim Kregu "- lexoi fjalet qe ishin qendisur ne ate ftese
"Aa.. martohet cupa e Drites "- tha duke qeshur gjyshja
"Epo une nuk shkoj dot .. jam plake tashi , lere qe nuk duroj dot muziken , na behet koka dhalle "- shikimi i saj u fokusua serisht tek Karahmani dhe Elifi
"Epo pa shkuar sdo veme neve se turperohemi tashi jem kusherinj te dyte "- serisht pas 4 minutash heshtje foli .
"Si do e besh "- pyeti Hajli dhe u ul ne divan larg Mariglenit qe as e kishte mendjen .
"Po ja do shkosh ti me Glenon "- ja priti gjyshja me e qete se kurre
"Me fal....?!! Nuk e degjova si ishte dhe njehere ?"- kryqezoi duart dhe shtemberoi fytyren Hajli
"Po ja moj bije une jam e semure , do turperohemi nese nuk shkojme , ajo duhet dhe cift pa shkonte vet Gleno apo jo ?"- gjyshja drejtoi syte nga Marigleni i cili as e kishte mendjen fare se cfare po ndodhte .
"Ehe po "- as ja kishte haberin fare situates po vetem pohoi dhe shikoi akoma me vemendje sportin
"Sa i bukur duket ashtu , mbeshtetur me doren ne mjekren e tij "- mendoi Hajli me vete po fshehurazi pickoi krahun e saj dhe po degjonte gjyshen
"Jo faleminderit shume por une nuk vij , kam shkolle pune te rendesishme per te bere dhe "- fjalie e la te nderprere e perplasi duart me njera- tjetren
" Oleleeee kokaa me ra tensioni me duket... pupuu po si do shkojme neve.. do turperohemi per qamet "- ankimet e gjyshes mbushen dhomen dhe Hajli vendosi gishtin e madh te dores dhe tregues mbi syte duke i ledhatuar si per te qetesuar pak nervat qe po pulsonin
Perplasja e dickaje u degjua dhe Hajli kthehu koken nga divani ku ishte ulur ai .
"Nje gol nuk bene ngordhalaqet "- ja priti ai dhe ajo harkoi buzet .
" Mariglen tu befte nena mbushja mendjen ksaj cupe te shkoni ne dasmen e Marseles e ke kusherire te dyte bir "- ju lut gjyshja duke ju afruar prane .
"Ajo ka per te ardhur mos e vrit mendjen "- tha ai dhe u be gati per te shkuar ne dhomen e tij
"Dhe kush je ti qe merr vendime ne emrin tim? Mos je gje im ate apo ime me "- ja ktheu ajo dhe ju afrua duke e kapur per ta kthyer nga vetja
"Do vish dhe mos e diskuto me kete teme "- sa i qete mund te ishte ky njeri dhe sa shume i pelqente te urdheronte te tjeret ne vend qe te urdheronte veten e tij .
"Nuk vi dhe pike"- ja ktheu ajo dhe u be gati te ikte ne dhome . Ai e ndoqi nga mbrapa dhe i shtrengoi krahun
"Se cfare e ke kte ves qe me kap krahun sa here te hipin kacabunjte ty !?"- i tha ajo duke shikuar sa nga krahu i tij qe e kishtre shtrenguar dhe sa nga syte e tij
"Nje ves qe me ndihmon te te mbush ate mendjen tende pa tru "- irona dukeshe mjaftueshem mire ne fjalet e tij
"Mos more paske metoda te bukura shume... por serisht nuk kam per te ardhur ne ate dasem "- deshi tja mbyllte deren ne surrat po te mos ishte per kemben e tij qe e pengoi dhe krahet e forte qe e shtyu
"Basti ekzsiston akoma dhe ti duhet ti mbash premtimet e tua "- i tha ai dhe i kapi nofullen fort
"Dhe ja qe sdua ti mbaj premtimet "
"Nuk ja ke idene se cfare mund te te bej "
"Sja kam idene por jam e gatshme ta mesoj "
"Vellai yt eshte futbollist ne nje ekip ne Tirane apo jo "- nje buzeqeshje tinezare kaploi fytyren e tij zeshkane
"Nese guxon ..."- shtrengoi dhembet ajo dhe hapi syte akoma me shume
"Ncuq vetem sa te paguaj dike ta gjuaj atje ku mund te humbas endrren prej nje futbollisti "- e leshoi ate dhe futi duart ne xhepat e tutave sportive gri . Endrra e vellait te saj ishte te beheshe nje futbollist , por me sa njihte Mariglenin ai e bente vertet dicka si kjo , dhe sdo ja falte kurre vetes nese vellait te saj u ndodhte dicka .
"Ne rregull do vij. Mos guxo ti prekesh fijen e flokut atij perndryshe ..."- nuk e perfundoi fjalen se skishte me cfare te thoshte
"Perndryshe ?!"- pyeti ai me nje vetull ngritur
"Largohu nga dhoma "- ja preu shkurt ajo
"Se kuptoj pse ma ben kaq te veshtire , eshte thjesht nje dasem per disa ore dhe...
" Thjesht nuk dua 1. kam mesimet per te mesuar 2. i urrej dasmat "- tek kjo e fundit ndoshta genjeu sepse dasmat i kishte shume qejf por " 3. nuk di te kercej vallet popullore a ca jane ato "- tek fjalia e fundit u skuq sepse 21 vjec dhe akoma sdinte te kercente vallet shqiptare
"Wuohh "- leshoi nje pasthirrme habie ai duke e shoqeruar me nje buzeqeshje tallese
"Atehere do te te mesojme"- tha ai e doli prej dhome
"Cfare ??? Do me mesosh ti ... mua valle ... seriozisht ti je bipolar ... je nje hajvan qe ugh sa dua te te vras ".....
#vazhdon
(A\N: Mendoj se do kete dhe nje pjese ne ditet e javes por nuk e di se kur !
Gjithsesi kjo pjese i dedikohet: @KloisaRaska ! Faleminderit qe e lexon dhe shpresoj tju pelqeje kjo pjese ! Shihemi ne episodin e radhes me dy protagonistet e ksaj historie qe po ma nxijne mua jeten si autore xp
YOU ARE READING
KOKFORTE KJO DASHURI
Romance"Qe kur buzet e mia butesisht takuan te tuat...cdo moment gri u ndricua me gezim, fale rrezeve te dashurise nga zemra jote per mua." Kokfortesia e tyre krijoi Dashurine nje volum ne fjale, nje oqean ne nje pike loti, nje turbullire ne nje qeshje...