-Unë nuk mundem më.Nuk dua të jem dëshmitare e shkatërrimit tënd.Realisht nuk duroj dot më.Është më mirë që kjo histori midis nesh të mbarojë njëherë e përgjithmonë.
-Jo jo zemër të lutem mos ma bëj këtë gjë.Ti je gjithçka për mua.Ti je shpëtimi im.
Do ta lë,do mundohem ta lë prej teje.
-Sa herë ke thënë kështu?!Dhe kemi arritur për të njëmijtën herë në të njëjtin konkluzion.Ti sërish e sërish bie pre e kësaj gjëje.
Unë nuk dua ta bësh këtë për mua.Unë dua ta bësh këtë për vete.Më beso është kaq e tmerrshme kjo situatë për mua ,por jam lodhur.Jam stresuar,e po stresohem çdo ditë dhe më e bukura është që e vras mëndjen kot sepse asgjë nuk po zgjidh.Ti vazhdon në po të njëjtën situatë.
-Te lutem qëndro me mua!
-Me vjen shumë keq,por kjo është me e mira për të dy.Ma shpif kjo jetë që ti ke zgjedhur të jetosh!
E në ato momente një shuplakë i ndrin fytyrën...Nuk e dha veten ,por vendosi dorën në faqe dhe e pa drejtë e në sy.
-Më fal zemër,më fal,une nuk doja ta bëja këtë gjë...
-E shikon?!Arrite më në fund edhe në këtë pikë.Kjo ishte gjëja të cilës i druhesha më së shumti.
Kurrë!Më dëgjove?!Mos guxo kurrë më në jetën tënde të më afrohesh!Mori fund...
Dhe iku me vrap duke i lënë lotët të bënin punën e tyre e ti pushtonin fytyrën....
Kishte qenë vendimi më i vështirë që i ishte dashur të merrte në jetën e saj.E donte kaq shumë Riven-in aq sa kjo që sapo ndodhi mes tyre kishte qenë njëlloj si ti hiqnin zemrën nga vendi.
Por duhej!Problemet nuk i ishin ndarë që kur ai kishte nisur të konsumonte drogën dhe për më tepër ta shiste.
E kishte parë të katandisej në gjëndjen më të mjerueshme,por jo tashmë jo më.Nuk donte te ishte pjesë e shkatërrimit të jetës së njeriut që donte.Tashmë do bënte çmos ta rrënjoste thellë në zemër dhe të ecte përpara.
Do ti duhej të bëhej një femër shume e fortë për ti dhënë komandë zemres të dëgjojë trurin.....*********
Hello miq!
Kjo do jete historia ime e rradhes.Shpresoj shume qe te ma mireprisni edhe kete njelloj si 2 te tjerat.
Ne fakt kam menduar nje histori shume te bukur(per mua normale),nuk e di se si do tju tingelloje ky prolog,por ju presin pjese shume te bukura...
Uroj tju duket interesante dhe sigurisht mos harroni te votoni dhe nese deshironi te lini ndonje koment.
YOU ARE READING
Te lutem ma kthe kete puthje!
RomanceJeta nuk eshte asnjehere e lehte!Do kete gjithmone nevoje per disa zgjedhje qofshin keto edhe ato me te veshtirat. A do ja vleje e gjitha kjo?A do jete e lehte te hedhesh pas krahe gjithcka te perjetuar ?!A do ja dalin pa njeri-tjetrin?! Rikthimi pa...