Kapitulli 1

218 17 14
                                    

Pas 17 vitesh...

-Hej zemër mos harro sonte në orën 20:00 të jesh gati pasi kam rezervuar diku.
-Sonte?!Po une sot kam një mal me punë për të bërë.Ti e di shumë mirë që nesër më duhet ti kem të përfunduara këto dokumentat sepse nesër kam dhe disa takime.
-Hë të lutem!Mos ma prish sot!Kam gjithë javën që kam menduar për këtë ditë.
-Ah mo Elias!Ti dhe këto rezervimet e tua.E mirë ,por ndoshta mund të vonohem pakëz se duhet patjeter ti mbyll këto që kam në dorë.
-Në rregull jeta ime!Bëhu bukuroshe sonte ,si gjithmonë domethënë ,por sonte pak më shumë.
Aura ja plasi të qeshurës nga ana tjetër e telefonit.
-Mirë zemër mirë pa merak ashtu do bëhem.Më duhet ta mbyll se ndryshe nuk mbaroj dot në kohë.Flasim më vonë.
-Mirë jetë!

Menjëherë sapo mbylli telefonin u përqendrua te letrat që kishte në dorë.
Aura tashmë ishte kryeredaktore në shtëpinë botuese "Olos".Ajo kishte mbaruar studimet e larta për Letërsi në Universitetin e Tiranës ,Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë.Ishte specializuar për "Teori dhe Kritikë letrare".Gjithmonë kishte dashur të kishte një shtëpi botuese të sajën.Kishte punuar shumë fort që të arrinte aty ku ishte sot ,por sërish i mungonte dicka për tu plotësuar në karrierë.
Kishte marrë në dorë një romancë shumë të bukur dhe nuk donte që për asnjë arsye në botë ta humbiste këtë kontratë me shtëpinë e tyre botuese dhe afati i fundit për ta dorëzuar ishte nesër.Po për fat të keq edhe Eliasi e kishte gjetur pikërisht sot që të dilnin për darkë.
Punoi fort atë ditë si çdo ditë të jetës së saj për të qënë më saktë, pa u shkëputur fare nga kompjuteri ,vetëm kur ngriti kokën për të pirë ujë pa orën që kishte shkuar 19:30.
-Oh ! Dreqin sa vonë shkoi.Agnesa të lutem a mund të mi sistemosh pak këto letrat e shpërndara ,pasi kam një takim tani në orën 20:00 dhe unë jam akoma këtu,kur në fakt duhet të isha duke u bërë gati.
Agnesa ishte asistentja e saj prej 3 vitesh tashmë e njëkohësisht i ishte bërë dhe shoqe.
-Patjetër Aura i rregulloj une, po ik se qënke vërtetë shumë vonë .
-Je shpëtimi im.Ta kam borxh.
-Çfarë thua,e bëj me qejf po ik tani.Kalofsh bukur.
-Faleminderit Nesa.Natën pra shihemi nesër
-Natën e mirë
***
Shpejtoi, por në rrugët e Tiranës është një tmerr i vërtetë të ecësh me makinë.Shtëpia e saj ndodhej te Rruga "5 Maj",kishte 5 vite tashmë që kishte marrë një shtëpi me qera dhe jetonte vetëm.Ishte e zonja ta paguante dhe te kujdesej për të.I pëlqente të gatuante dhe pse kishte raste që kthehej e lodhur nga puna.Se si të mos i mjaftonte, puna e saj nuk mbaronte në atë zyrë, por vazhdonte edhe në shtëpi.
U fut të bënte një dush,edhe pse telefoni filloi të bënte muzikë nga ana tjetër.
E la uji ti rridhte në trup dhe u relaksua në atë dush pesë minutësh.
***

Zgjodhi të vishej me një fustan të zi me krahë të gjatë me një detaj të lezetshëm në supin e djathtë dhe me një të çarë nga pjesa e kofshës e deri në fund

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Zgjodhi të vishej me një fustan të zi me krahë të gjatë me një detaj të lezetshëm në supin e djathtë dhe me një të çarë nga pjesa e kofshës e deri në fund.Flokët i la te lëshuara me disa onde të mëdha jo fort të stiluara.Bëri një tualet shumë të lehtë dhe mbathi një palë gjysëm sandale e gjysëm këpucë ngjyrë transparente që kombinonin fort mirë me fustanin.
Mori telefonin në dorë dhe pa që kishte mbi 15 thirrje të humbura nga Eliasi dhe një mesazh që lexonte: "Jam poshtë pallatit tënd,po të pres."
Aura mori çantën ,hodhi pallton krahëve sepse është nëntor dhe ndonëse koha kishte mbajtur mirë ,mbrëmjet ishin goxha të ftohta.
Mori ashensorin pasi ndodhej në katin e gjashtë dhe zbriti poshtë.

Eliasi sapo e pa të dilte nga hyrja e pallatit, doli nga makina menjëherë.
-Doli më në fund femra më e bukur në botë.-tha ai dhe i dhuroi një puthje të ëmbël në buzë.
-Hej ti mister romantiku mos e ekzagjero tani-tha Aura duke u shkëputur prej tij
-Aspak zemër.E kam me të vërtetë,je bërë shumë e bukur sonte.Tani a mund të kem nderin të nxjerr për një darkë sot?!
-Patjetër që po!
Eliasi i hapi derën e makinës fiks si te ishte një princeshë, u kujdes që ajo të ishte sistemuar dhe më pas u nisën.
-Atëherë më thuaj.Ku ke vendosur të më çosh sot?!
-Përse të mos e lëmë surprizë,për pak jemi atje.Më mirë ta marrësh vesh vetë.
-Epo mirë.
Eliasi i kapi dorën duke e kryqëzuar me të tijën dhe ja puthi.
-U lodhe shumë sot?
-Në të vërtete u lodha pak,kemi 2 libra të rinj që po i redaktojmë dhe njeri duhet te ishte i mbaruar për nesër,pastaj nesër kam dhe një takim me një autore të re.Edhe jam pak e ngarkuar, por nejse boll folëm për mua.Po ty si të shkoi sot?!
Eliasi ishte 3 vite më i madh se Aura dhe punonte si avokat në studion e tij  ligjore.
-Po merrem akoma me çeshtjen e asaj vajzës që ka shtypur me makinë atë fëmijën.Por jam në përfundim kemi dhe një seancë dhe e mbyllim këtë.Besoj se do tja hedhi paq, fundja i ka dalë për zot gjithçkaje dhe këmbësori është fajtor.
-Epo mirë zemer shyqyr që po e mbyll.A kemi dhe shumë rrugë?
-Jo jo thuajse arritëm, për të mos thënë që jemi fiks aty.
-Ooo sa bukur qenka këtu ,se kisha parë ndonjëherë këtë restorantin.
-Në fakt ndoshta ke qënë, por është rikonstruktuar dhe i kanë ndryshuar emër.
Hajde futemi brenda,kemi disa shkallë për të ngjitur, por mos u shqeteso se jam une këtu për të ndihmuar.
Eliasi i zgjati krahun në mënyrë që Aura të mbahej tek ai.
Sapo futen brenda i mirëpret një vajzë që mbante shënim rezervimet.

-Mirëmbrëma dhe mirëserdhët! Jeni për bar apo restorant?

-Për të dyja në fakt.Është bërë një rezervim me emrin "Elias".
-Emmm po,-tha menjëherë vajza sapo e lexoi emrin e tij në listë.Me ndiqni mua!

Te dy shkuan pas saj dhe u ulën tek tavolina që kishin veçuar për to.
Në vendin ku ato ishin ulur dukej e gjithë Tirana në pëllëmbë të dorës.
Restoranti quhej "Kapelet" ,edhe pse ishte i ri vendi ishte mbushur plot me njerëz.
Aurës i pëlqeu shumë ky vend,i pelqeu edhe mënyra sesi kishin dekoruar tavolinën për ato.
Eliasi po i tregonte çdo ditë e më tepër që e donte, por ajo akoma kishte pasiguri, akoma nuk e ndjente veten plotësisht të sigurt në lidhje me atë që kishin mes njëri-tjetrit.
***
Kishin mbaruar me ushqimin dhe po prisnin ëmbëlsirën.
Menjëherë sapo kamarieri sjell pjatat e ëmbëlsirave dhe i le vetëm, Eliasi i kap dorën, ngrihet nga tavolina dhe ulet në gjunjë pranë saj. Merr trëndafilin që kishte në pjatën e ëmbëlsirës dhe ja zgjat Aurës.
-Aura! Në fakt unë sot të kam ftuar për dicka tjetër.Ne kemi 2 vite tashmë me njëri-tjetrin dhe me aq sa të kam njohur dhe po të njoh akoma kam kuptuar që ti njeriu më të cilën unë dua të ndaj jetën.Ndoshta mund të duket pak shpejt duke ditur tipin tënd, që e ke të vështirë të vendosësh në lidhje me këtë pjesë, por unë Të Dua.E kam kuptuar që në momentin e parë që të pashë atë ditë në zyrën time dhe vazhdoj ta mbështes këtë mendim edhe sot.
Ai heq unazën që kishte vendosur brënda asaj gonxheje trëndafili dhe i drejtohet Aurës
-A pranon që të martohesh me mua?A më pranon si bashkëudhëtarin e jetës tënde?
Të premtoj që do të të dua dhe kujdesem për ty gjithmonë!
Aura kishte mbetur pa fjalë nga ai moment!Nuk e kishte pritur për asnjë çast këtë gjë.Ishte akoma e paqartë në lidhje me ndjenjat që kishte për të.I pëlqente ,këtë se mohonte dot.I pëlqente mënyra sesi ai sillej me të.
Në fillim të lidhjes kishte dyshuar në veprimet e tij sepse nuk e besonte dot që mund të kishte djem të tillë.Këtë situatë që kishte përballë se kishte menduar!
I kishte "dalë" nga mendja fakti që një ditë gjërat ndoshta do arrinin deri këtu.
Ndonëse në kokën e saj kishte 100 pikëpyetje ,ajo tashmë ndodhej në një situatë jo fort të rehatshme.
Nëse do thonte "JO" ai do lëndohej shumë dhe nuk e meritonte, e për më tepër kur i gjithë shikim i njerëzve përreth ishin tek ato të dy.Por as "PO" nuk i bënte zemra të thonte plotësisht, u mendua shumë dhe në fund nxorri thjesht një:
-Po!Pranoj të martohem me ty!
Eliasi i vendosi unazën në gisht, e puthi fort dhe e mbyti në përqafim.
Po sikur ky të mos kishte qënë vendimi i duhur?!Përse duhej të ndihej aq fajtore?Fundja i duhej një vendim i tillë në jetë!Ai e donte ,edhe kjo e donte edhe pse jo në të njëjtën mënyrë dhe të njëjtën forcë si ai .Donte ti jepte vetes një mundësi të re me të,do përpiqej ti hapte më shumë dyert e zemrës për të...

Pres komentet tuaja!🤗🤗
Si ju duket deri me tani? Cfare mendoni se do te ndodhi ne serine e rradhes?

Te lutem ma kthe kete puthje!Where stories live. Discover now