Kapitulli 3

147 14 9
                                    


***

-Na solle këtu te "Muma",me këtë muzikë të lartë duke e ditur që e kam shumë inat zhurmën moj mizë.
-Mirë e ke ti, por une solla Lisën për ty e të thashë sille Dorin për mua po ehe ato sikur i morëm për njëri-tjetrin.Shih si kërcejnë!
-Nuk doja ta prishja ty po për momentin nuk jam në një gjëndje që të krijoj një lidhje tani.Sapo dola nga një harrove?!Shyqyr që po kënaqen ato të dy bashkë.
-Riven!Je 36 vjeç!Kur e ke në plan të njihesh me dikë dhe pse jo të mendosh një jetë më të.Boll tani më me aventura, edhe pse më vjen mirë që e le Marian, ajo nuk më dukej e denjë për ty.Dukej që nuk po kërkonte dashurinë, por paratë e tua.
-Ajo lidhje zgjati shumë, as nuk e mora vesh pse në fakt, kot shtyja kohën me të.
-Po do ta gjej unë një ty pa merak.
-Nejse e lemë këtë temë!Pa më thuaj shpejt para se të vijnë ato të dy.Ku shtëpi botuese e dërgove këtë herë?
-Nuk ta them derisa të konfirmohet që do botohet.Kam besim që kësaj here do të ndodhë ajo që duam.Se di pse me dha një siguri ajo kur fliste dukej që nuk gënjente domethënë nëse realisht do ti pëlqeje do të më njoftojë.
-Si tu duk ty shkrimi këtë herën e fundit?
-Për mua ishte perfekt, po unë marr vesh aq sa ti nga kjo fushë.Gjithësesi mendoj se ashtu siç e pelqejë unë do ketë dhe plot të tjerë.Por kam një problem se.Po nëse kërkojnë që të njohin ty?!Sigurisht që autori mbetet anonim, por shtëpia botuese ndoshta kërkon ta dije se kush fshihet pas atij libri.Se mos më marrin për hajdute dhe do më thonë pastaj kushedi ku e ke marrë ti këtë.
-Epo nëse arrin gjendja deri këtu do flasim prapë pa merak.Po njëherë për njëherë mua mos më përfshi fare.Tani ndërro temë se po vijnë ato të dy.

***
Por më lini t'jua tregoj si ndodhi kjo gjë që të mos mendoni pastaj se çfarë po flet ky i marri.

Jeta ime nuk ka qënë aspak e lehtë.Më është dashur të përballem me situata të vështira që në moshë të vogël.Ndoshta nuk jam as I pari dhe as I fundit që mund ti ketë ndodhur diçka e tillë,por për mua ishte shumë e vështirë.
Kam humbur babanë kur isha vetëm dhjetë vjeç për shkak të një aksidenti të tmerrshëm.
Mamaja ime çdo ditë përpiqej të ishte e fortë vetëm prej meje ,e ndjeja shumë mungesën e tij e teksa rritesha i thoja vetes që pse duhet të luftoj kur në fund të fundit të gjithë do vdesim një ditë.

Por kjo ishte gjëja më e gabuar që kisha thënë ndonjëherë sepse ne këtë mënyrë mua më largohej ajo që kisha aty prezent.Mamin tim dhe atë...


Në moshën e adoleshencës nisa të shoqërohesha me djem te këqinj.Me djem që ndonëse vinin nga familje të mira e plot rregulla ishin djema problematik.
Nga notat po bija çdo ditë e më tepër dhe jo sepse nuk dija ,por nuk kisha nerva dhe dëshirë të studioja.Madje dhe orët e mësimit fillova të mos i frekuentoja më sa më parë.
Nëna ime vinte çdo ditë në shkollë pasi thërritej nga mësuesja kujdestare.Çdo ditë të zotit dëgjoja të njëjtin refren ,por kisha rënë në një gjëndje depresive sa e kisha shumë të vështirë të dilja.

Nisa gjimnazin ,por e nisa 1 vit me vonesë se mezi më kaluan.Aty jeta ime filloi të merrte një kthesë tjetër akoma dhe më të errët.
E ndjeja veten më të rritur dhe nuk pyesja më për askend.Zor se shkoja në shtëpi,fillova të shisja librat e të tjerëve dhe merrja përqindje.
Më pëlqente më shumë të kisha lekë nëpër duar sesa të shkoja në shkollë e të çaja dërrasat në mësim.
Në fundin e vitit të parë,fillova të futesha pak më tepër nëpër orët e mësimit pasi doja që të më kalonin.
Ato ditë sytë më panë njërën.Ndoshta ajo kishte qënë gjithmonë aty,po ku ta dija une kur nuk shkoja kurrë në mësim.
Ishte vajza më tërheqëse për sytë e mi.Edhe pse isha thjesht 17 vjeç, kisha patur nja dy të dashura sepse isha tërheqeës për vajzat edhe dija sesi të bëja për vete dikë.Të paktën kështu më thonin që isha tërheqës.

Te lutem ma kthe kete puthje!Where stories live. Discover now