Kapitulli 2

162 15 25
                                    

Kishin shkuar në shtëpi dhe ishin rehatuar në krahët e njëri-tjetrit pasi mbrëmja nuk kishte sesi të mbyllej ndryshe për to. Ajo do të bëhej zonja Demiri dhe duhet ta bindte veten që kjo ishte zgjedhja më e mirë .Duhet të kyçte brënda zemrës së saj ndjenja që tashmë skishin më pse të merrnin kuptim.
***
Aura u zgjua shumë herët atë mëngjes, bëri një dush të shpejt, lau dhëmbët dhe u vesh.Kishte një takim të rëndësishëm në orën 9:00,por ajo sa herë që kishte takime ngrihej herët, bëhej gati ,pinte një kafe dhe përgatiste veten për ditën e gjatë që e priste.
Eliasi akoma ishte duke fjetur.Se kishte ndjerë fare as kur ishte ngritur nga krevati e as kur ishte futur në dush.
Preferoi më mirë kështu edhe pse nuk e kuptoi arsyen e këtij mendimi.U bë gati ,shkruajti një shënim për të dhe u largua.
***

Përpara se të futej në zyrë, u ul në lokalin e kompanisë për të shijuar kafen e përditshme.Sapo po kthente gëllënkën e parë te kafesë e telefonoi Eliasi.

#-Mirëmëngjes Princeshë!
#-Mirëmëngjes Elias!
#-Përse ike ashtu pa më përshëndetur?!
#-Më erdhi gjynah të të zgjoja nga ai gjumi thellë në të cilin ishe.Pastaj më duhej të ikja se nuk ka kush mi zgjidh punët këtu.
#-Të paktën të kishim pirë një kafe sëbashku.
#-Nuk kisha kohë mjaftueshëm që ta shijoja si duhej kafen,ja madje tani më duhet të iki se erdhi ora takimit.
#-Epo mirë zemër se do të dalim kur të mbarosh punën.Flasim pastaj prapë.Te dua shumë!
#-Edhe unë ty.Dëgjohemi pastaj!

Mbylli telefonatën, rrufiti shpejt e shpejt kafen që i ishte ftohur tashmë dhe pse e urrente kur kafja ishte e ftohtë dhe u nis lart ,drejt zyrës së saj.

-Mirëmëngjes Aura!Si shkoi takimi mbrëmë?!
-Mirëmëngjes zonjusha e vogël kurioze! Mendoj se mirë.- tha duke ngritur dorën aspak emocionuese për ti treguar unazën.
-Uau Aura!Sa e bukur.Urime!Jam shumë e lumtur për ju të dy.Eliasi është vërtetë një djalë me fat.
-Faleminderit!Tani le ti kthehemi normalitetit.A ka ardhur autorja?!
-Po po ka ardhur ,po të pret në zyrë.
-Ah po mirë pra ika unë.
***
-Përshëndetje!Mirëserdhët në shtëpinë botuese "Olos".Unë jam Aura Leka,kryeredaktorja.

-Përshëndetje!Unë jam Bora Kasaj.

-Më ka thënë kolegia që keni kohë që ngulmonit për të lënë një takim. Me çfarë mund t'ju ndihmoj?
-Në fakt unë nuk jam autorja, por kam ardhur në emrin e dikujt tjetër,që dëshiron të mbetet anonim.
-Anonim?!Për çfarë bëhet fjalë?
-Unë ju kam sjellë një dorëshkrim të dikujt tjetër ,por që autori vetë dëshiron të jetë anonim.
-Po e kuptova!Më duket interesante.Me çfarë kategorie shkrimi kemi të bëjmë?
-Është një histori reale,personi që e ka shkruar ka treguar historinë e tij të jetës.Ai dëshiron që me anë të këtij libri të ndihmojë persona të tjerë, që mund të ndodhen në situatën që ka qënë dhe ai.
Këtu kam sjellë vetëm tre kapitujt e parë.Unë personalisht kur e kam lexuar,kam derdhur lot ,por edhe kam marr zemër nga kjo histori.Është histori që ja vlen të lexohet.Nuk do t'ju zhgenjejë më besoni.
-Domethënë kemi të bëjmë me autobiografi.Më pëlqejnë shumë librat e tillë dhe sidomos kur janë libra që japin kurajo tek njerëzit ,por është një profil që ne nuk është se e kemi marrë ndonjëherë në shtëpine tonë.
Gjithësesi gjithmonë ka një herë të parë për çdo gjë.Unë do ta lexoj dhe realisht nëse ja vlen siç po thua dhe ti do flasim për shifra herës tjetër që do takohemi.
-Në rregull pra shumë shumë faleminderit që më pritët dhe më dhuruat pak nga koha juaj.Uroj që të të pëlqejë historia.Do isha super e lumtur nëqoftëse do të botohej sepse personi që e ka shkruar e ka me shumë qejf këtë gjë.
-Puna është që të jetë një shkrim aq interesant sa të tërheqi publikun e gjërë jo mua,sigurisht mirë do ishte të më pëlqente dhe mua.Pa merak do ta lexoj sa më shpejt dhe do të them.Shumë faleminderit ty që u adresove tek ne për të botuar këtë libër.
Aura e përcolli Borën jashtë dhe sapo u përshëndetën thirri menjëherë Agnesën që ti shkonte në zyrë.
-Po Aura më thuaj!
-Dua të kërkoj një nder ,tjetër domethënë se mu bë ca si shume e gjatë lista e ndereve që të kam kërkuar.
-Nëse mundem të ndihmoj ,nuk është fare problem.
-Dua të më zbulosh gjithçka për Bora Kasaj.
-Po Aura, ne nuk jemi zyrë detektivësh.Për çfarë të duhet?!
-E di qe nuk jemi ,por mendova mos njeh ndonjë që mund të na ndihmojë.Se di me futi në dyshime.Dua të di për kë punon dhe kush e ka sjellë këtu.Ti e di që më pëlqen të jem gjithmonë e përgatitur.
Ajo nuk dukej vajzë e keqe ne fakt ,por më solli një histori të shkruar nga dikush tjetër dhe dua te di mos ndoshta e ka vjedhur.Edhe ne si kompani mbajmë përgjegjësi për këtë punë.
-Sa më pëlqejnë këto gjërat e mistershme!Jam kurioze ta lexoj dhe unë atë shkrim.
-Sapo ta mbaroj une do ta jap ,por mos harro të më bësh këtë që të kërkova.
-Jo jo pa merak.Believe in me!
-E dija qe nuk do më zhgënjeje.Çfarë kemi tjetër sot?!
-Harrove me çfarë u morëm dje?!Sot kemi për të nënshkruar atë kontratën e famshme se u bëmë legjendë.Më në fund ranë dakort dhe ato për përqindjet
-Ooo dreqin.Me kaq shumë gjëra sa me kanë ndodhur këto orët e fundit mu fshi fare nga mëndja.Në çfare ore vijnë ato të dyja?

Agnesa pa orën dhe ngriti kokën
-Ke kohë edhe një orë.Kështu që merre me qetësi.Dosjen e ke të sistemuar sipër tavolinës nëse do hidhi një sy nëse jo merru me dicka tjetër.
-Çfarë do bëja unë pa ty?!Je shpëtim.
-Në fakt po ,tani që e mendoj mirë,mirë që më ke mua.
Aura qeshi dhe e përqafoi fort.
-Faleminderit.Tani po futem brenda më njofto kur te vijnë.
-Në rregull të them unë.
***
Në telefon
#-Si shkoi takimi?
#-Besoj se shkoi mirë.Më priti vetë kryeredaktorja ,por më tha që do ta lexoj njëherë dhe më pas do më njoftojë për po ose jo.Gjithësesi më përcolli me fjalë të mira.Kam besim që do bëhet.Kësaj here mendoj se është e kompletuar.Nuk do ketë më refuzime.
#-Në rregull motër shumë faleminderit,të kam një borxh.
#-Asgjë vëllaçko ,çfarë borxhi thua?!Por nëse ke qejf ta shlyesh le të dalim për një pije sonte unë,ti,merre dhe ate shokun tënd Dorin dhe unë po marr Lisën?!Si thua?!
#-Epo mirë!Edhe pse nuk jam shumë njeri i klubeve,ty nuk mundem të ta prish.
#-Je shumë i mirë.Do të dërgoj me mesazh të dhënat,domethënë orarin dhe vendin ku do takohemi.
#-Mirë mizë,po e mbyll tani se kam një mal me punë.Flasim!
#-Pafshim punëtor.
E vetmja gjë që dëshironte ishte që dikush ta pranonte si histori.Nuk kishte dashur kurresësi të fuste lekë dhe ta botonte menjëherë se të ishte për kështu do e kishte mbyllur me kohë këtë punë.Kërkonte që t'ja vlersonin njerëz më të aftë për këtë punë,pastaj ta hidhte në treg.Ndonëse letërsia nuk ishte fusha e tij,aty kishte gdhendur të gjitha leksionet më me vlerë që kishte kaluar në këto shtatëmbëdhjetë vitet e fundit.
Ishte shkelur me këmbë,por ja kishte dalë ama.Sot ishte dikushi!
***
Aura mbaroi dhe takimin e fundit që kishte dhe zbriti poshtë pasi po e priste Eliasi.
Ja kishte taksur një pije që në mëngjes!Edhe pse nerva nuk kishte fare!
-Mirëmbrëma bukuri!A u lodhe shumë sot?
-Çkemi Elias!Të them të drejtën,po të drejtën fare ama!Jam lodhur shumë aq sa e vetmja gjë që dua të bëj është një dush dhe gjumë.
-Po nëse dëshiron nuk dalim fare.
-A do mërziteshe ti?
-Jo mo zemër çfarë thua!Po të dërgoj në shtëpi pra.
Çfarë kishte bërë për ta merituar këtë djalë dhe përse nuk mund ta donte dhe ajo ashtu siç e donte ai.Ai kishte të gjitha veçoritë që një femër kërkonte nga një mashkull.Dreqin ndjehej kaq në faj.
Mbërritën në shtëpi dhe sigurisht që Eliasi e shoqëroi deri tek dera dhe priti që ajo ti thonte mos ik ,por jo në vënd të kësaj mori thjesht një:
-Faleminderit që më kuptove për sonte dhe që më shoqërove në shtëpi.Natën e mirë!
Ajo i dhuroi një puthje të shpejtë si për të mos e lënë atë të thonte dicka më shumë se aq sa tha:
-Natën e mirë zemër!Shihemi nesër.
Aura e shoqëroi me sy derisa dera e ashensorit u mbyll dhe më pas u fut brenda në shtëpi.
Menjëherë u fut në dush dhe ju duk se të gjitha problemet e ditës iu hoqën nga mendja.
***
Kishte dalë nga banjo dhe ishte rehatuar në krevatin e saj superdopio me dorëshkrimet në dorë.Vuri syzet e saj dhe filloi të lexonte:

15 Qershor 2004

Ishte pikërisht kjo ditë,dita që shënoi një kthesë të madhe për mua.
Kisha humbur veten muaj më parë ,por humba dhe atë të cilën i friksohesha më së shumti.
Ajo kishte të drejtë!Isha kthyer në një humbës ,kisha humbur në një labirinth nga i cili nuk po dilja dot.E sigurisht që durimi e ka një kufi.E lëndova?!Sigurisht që po ,e lëndoja çdo ditë që ishte me mua dhe me dhimbte në shpirt, por nuk e doja larg dhe pse kisha tentuar shpesh herë ti thoja mos rri më me mua.Ishte gjëja më e veshtirë në botë!
Që pas asaj ditë që ajo iku , unë nuk isha me unë...

Aura kishte lexuar vetëm rreshtat e para dhe zemra nisi ti dilte nga vendi.Ajo datë,ai shkrim...Ajo nuk mund ta besonte.Nuk mund te ishte ajo gjë që po mendonte truri i saj në ato momente!







****
Si mendoni se do vazhdojë historia?Si ju duket pjesa e dytë?

Te lutem ma kthe kete puthje!Where stories live. Discover now