****
-Ndoshta nuk duhet te rresht se luftuari ke te drejte!Por pse ajo duhet ta bente?- Kjo eshte pyetja qe truri im me ben me shpesh!
-Riven sepse ne femrat jemi natyre me e brishte, me e terhequr.Dhe kur femra eshte e pjekur si natyre, ajo i mendon gjerat per me tej.Ajo analizon dhe vjen ne perfundimin qe a ja vlen?!
Ti vete me ke thene qe ajo te thonte shpesh te dilje nga kjo situate.Sa here te kishte gjetur ne gjendjen me mjerane dhe prape ajo ishte kujdesur per ty gjithe naten?!
Sa here me ke thene qe ishte aty per ty kur beje ajo perleshjet e famshme per te fituar baste?!Qe eshte lenduar dhe ajo ne njeren prej ketyre perleshjeve vetem qe te ndihmonte ty sepse dukej qe skishe shpetim ndryshe?!
Sa mendon ti qe nje femer mund te duroje kete situate?E sidomos duke e ditur qe te ka thene shpesh nese se ben per vete beje per mua?!Ca do beje ti ne kete rast?!
Nuk mendon se po mos te linte ajo ti do vazhdoje te beje serish ate lloj jetese?
Riven kishte mbetur pa fjale.Te gjitha pyetjet qe Bora i beri ishin me vend.
Ndoshta kishte qene ai vete qe e kishte cuar ate te merrte kete vendim!
-Ke shume te drejte Bor!Po dhe une jam i dyzuar.Kam dhe egon mashkullore harrove?!
Nuk mund ti shkoj mbas kaq shume vitesh e ti ulem ne gjunje ti them ke bere cke bere deri me tani,tani e tutje vazhdo me mua, eshte patetike nga ana ime dhe si situate ne total.Tani qe e pashe e kuptova qe realisht me kishte munguar, por po sikur kjo mungese qe ndjej per te te mos jete me e barabarte me ndjenjen e dashurise?
-Epo atehere kjo vlen per tu pare vella!Dhe sigurisht une e kam nje plan!
-Aman ti dhe keto planet e tua.Pa he na thuaj njehere cpo te bluan ajo mendje?!
-Te kujtohet Izabela?!
-Shoqja jote?!Ajo italiania?
-Eshte shqiptare mo, por jeton atje.
-Po edhe ?!
-Neser vjen ne Shqiperi!Si thua tju nxjerr per nje kafe?!
-E kuptova cke ndermend te besh, por skam nerva tani.
-Spo bej asgje thjesht dua te njoh vellain tim me nje nder shoqet e mija me te mira.Sigurisht eshte ne doren e gjithesecilit qe te vendose!
-Se di, por dhe keto skena sme pelqejne.
-A the jam i paqarte?!Atehere kjo eshte mundesia jote.Eshte vajze shume e mire, takoje, jepi nje mundesi ta njohesh.Nese te lindin ndjenja atehere e merr dhe pergjigjen.Nuk po te thote njeri te luash loje te piset!Thjesht ndoshta akoma skishe gjetur nje te duhur qe te harroje Auren!
-Po qe se ke keq!Epo mire me ler nje takim me te.Por mos i trego shume per mua.
-Mos u shqeteso do tregoj me te rendesishmet!
-E mire mize tani ik me li vetem se kam pune.
-Okej boss!Si urdheron.-tha Bora duke ngritur doren lart.
-Ika pra pafshim!
-Pafshim shihemi prape!****
-Zemer!-Ishte zeri i Eliasit qe i terhoqi vemendjen nga doreshkrimet qe po lexonte.
Mos harro sonte do vij te marr nga ora 19:00 se na kane ftuar per darke prinderit e mi.
-Sonte nuk kam nerva per darke realisht.A duhet patjeter te vij?
-He tani se ka ardhur dhe motra nga Italia dhe ka shume qejf te takoje, mos ja prish qejfin.
-Ufff ne rregull pra.
-Te dua shume,zemer!
-Edhe une ty!
-Eshte ora 6 e mengjesit dhe ti akoma pa hapur syte mire po merresh me ato letra.E forte je!
-Po kush tha qe kam fjetur njehere?Pastaj kjo eshte puna ime duhet te ishe mesuar tashme.
-Seriozisht nuk ke fjetur?Po ne u shtrime te dy pernjehere.Mendova se te zuri gjumi dhe ty si mua.
-U perpoqa, por skisha gjume dhe nisa te mbaroja punet e mija.
-E kur e ke ne plan ta lesh?!-iu afrua Eliasi duke ja hequr letrat nga dora.I kaloi doren ne faqe duke ja perkedhelur dhe duke e shtrire ne krevat.
--Heyyy cpo ben?Me duhet ta mbyll kete se dhe 3 faqe me kane mbetur.Dhe jam vone duhet te behem gati per pune.
-He tani,kemi kohe plot, eshte akoma ora 6.
-Te lutem me kupto nuk kam nerva sot.
-Epo mire ti e di!Se di pse kam nje ndjesi sikur po me shmangesh keto dite.A kam bere dicka te gabuar?
-Jo jo ske bere asgje te gabuar dhe spo te shmangem thjesht nuk jam ndjere mire keto dite.Kam qene dhe shume e ngarkuar.
-Mire zemer spo te shqetesoj , po futem te bej nje dush une nderkohe.Mos harro te lutem ne 7 te jesh gati se do vij te marr
-Jo jo pa merak***
Riven skishte vene gjume ne sy gjithe naten.Takimi me te pas kaq shume vitesh e kishte bere te humbiste kontrollin, por ai ishte nje burre i forte tashme.Kishte vite qe i kishte premtuar vetes qe asgje nuk ishte me e rendesishme se vetja.
Donte ta bente per vete serish Auren, por nuk ju duk e denje ti shkonte nga pas duke menduar qe ishte pikerisht ajo qe e braktisi.
Truri i tij ishte mbushur me mendime te shumta qe po zhvillonin nje beteje brenda tij.
Zemra e sinjalizonte ndryshe, por gjate gjithe kesaj kohe ai kishte mesuar te komandonte veten thjesht nga truri pa e perfshire zemren fare.
Aura kishte qene dashuria e tij e vetme, por a thua ishte i mjaftueshem ky fakt per ti shkuar nga pas?!
Kishin kaluar 17 vite!17 nuk jane aspak pak!Ajo tashme kishte dike tjeter, e hodhi tutje nga jete e saj, perse dhe ai te mos provonte seriozisht me dike tjeter?Kesaj rradhe pa inate?!
YOU ARE READING
Te lutem ma kthe kete puthje!
RomanceJeta nuk eshte asnjehere e lehte!Do kete gjithmone nevoje per disa zgjedhje qofshin keto edhe ato me te veshtirat. A do ja vleje e gjitha kjo?A do jete e lehte te hedhesh pas krahe gjithcka te perjetuar ?!A do ja dalin pa njeri-tjetrin?! Rikthimi pa...