Stov, Vermont / Tetor.
Nuk e kisha mendjen ne vend, kur zoti. Gabrigon po shpjegonte mesimin e gjeografise, degjoja perplasjen e shkopit te tij me harten tek treognte shtetet, por mendja me fluturonte ngado. U perqendrova, vetem atehere kur dera u hap pa trokitur. Nga perfitimi i faktit se isha ne rreshtin e mesit, vura re fillimisht, drejtorin qe qendronte pas me syzet qe i binin mbi hunde. Perpara se te hynte ai, ne klase hyne dy burra me uniformen e policise. Nga rrezet e dobeta te diellit, stema e uniformes ngjyre blu u shkelqente si gur smeraldi. Gabrigoni nderpreu mesimin dhe uli shkopin. Vetullat e trasha te zeza i vrenjti.
-Eshte dhene urdher nga vete kryebashkiaku per tu marre ne pyetje te gjithe nxenesit e shkolles. -tha njeri prej atyre te dyve. -Do e nisim nga fillimi. Ju lutem, te ruani gjakftohtesine.
Nuk patem mundesine as te shkembenim disa veshtrime me njeri-tjetrin, sepse Stivi i banges se pare u mor perpara se ne ose te kundershtonim, ose te pyesnim me teper. Dalja e policeve dhe mbyllja e deres, beri peshperimat tona te nisnin menjehere. Mendja ime nderkohe, po funksiononte ne menyre te çrregullt. Lart, ne zyren e drejtorise, ku do te na merrnin ne pyetje, do te ishte shefi i policise, Radolf Rivera. Vetem mendimi se do te kisha te beja me kete burre, me bente koken te me trullosej.
-"Ai do te dale. Sot. Tani. -Dora ime u perplas pas tavolines se tij. Trupi i tij, mbeshtetur pas kolltukut te madh, nuk luajti vendit edhe pse fletet e panumerta u perhapen ne dyshemene e piset te zyres se tij.
-Paguaj lirimin me kusht. -Qe pergjigjia e tij e menjehershme. Mandej, me buzeqeshi. -Keshtu, dime t'i nxjerrim kriminelet.
I perplasa ne tavoline parate. Pa njere ato, pastaj mua, pastaj serish parate. Ne fund, tundi koken me mospelqim. U bera gati t'i ulerisja, por fjalet nuk me bindeshin dhe nuk doja ta humbja kontrollin kaq shpejt. U ngrit. Kolltuku i beri nje zhurme terheqese sikur dikush ta kishte terhequr nga pas. Afroi doren tek parate dhe nisi t'i numeronte si i medyshur. Pasi i numeroi te gjitha, ngriti syte drejt meje.
-Jo, -qeshi. Balli mu rrudh. Vetullat mu ngrysen. -Nevojiten me shume per lirimin e tij me kusht.
-Ju thate se kaq para duheshin! -shpertheva.
-Me vjen keq. Duhen shume para per te nxjerre nga burgu, dike qe ka vrare nenen e vet'. "
Degjova qe po me therrisnin, vetem kur me preken. U ktheva menjehere. Barbara me kishte ngulur syte dhe dukej sikur me pyeste çfare kisha. I buzeqesha, por ajo mohoi me koke dhe ma beri me shenje te shikoja pas. Per nje çast, mu duk vetja se mos ajo ishte bere memece kete fundjave dhe nuk dija gje. Pastaj, kur ktheva koken dhe pashe Oliverin tek dera e klases, e kuptova perse nuk po fliste. Gabrigoni seç po fliste me te. U ngrita menjehere.
-Ja, erdhi. -Oliveri, sikur te kisha frike se do te ikja serish, me terhoqi dhe trupi im u perplas pas kraharorit te tij te forte. -E shikon, profesor? Asgje per tu shqetesuar.
-Oliver, ju lutem duhet te paraqiteni ne klasen tuaj. Eshte nje ore mesimi.
-Nuk eshte nje ore mesimi, -dhe sikur te donte ta bente me te dukshme, u zgjat drejt deres me nje dore mbeshtetur pas pragut te saj dhe shtoi, -te gjithe po flasin, ti po flet, une po flas... prandaj, nuk eshte nje ore mesimi, e shikon?
-Pikerisht, sepse keni ardhur ju...
-Profesor, me lejoni dy minuta me te dashuren time dhe pastaj, ju premtoj se do t'jua sjell prape. Ne rregull? -Me veshtrimin e ngrysur te Gabrigonit, ai ndryshoi çehren dhe mblodhi buzet. -Ju lutem?
Nuk ktheu pergjigje, por e mbylli deren me aq vrull sa per pak i kapi gishtat. Dora e Oliverit u terhoq menjehere pas. Buzeqeshi fitimtar dhe u kthye nga mua. Pa mundur ta pyesja se çfare ishte tere kjo skene qe ai kishte krijuar, buzet e tij u perplasen pas te miave. Nga vrulli me te cilen me puthi, shpina ime u perplas pas deres dhe krijoi nje zhurme acaruese. U shkeputem ne kohe, kur Gabrigoni e çeli serish.
YOU ARE READING
Kush e vrau Helena Hills? ✔
Mystery / ThrillerStovi i Vermontit rrethohej nga nje heshtje e paqte, derisa vajza e kryebashkiakut te qytetit, adoleshentja Helena Hills gjendet e vrare nga nje arme G-27. Remington Kuperi, duke u kujdesur per te vellain me te vogel pas vdekjes se nenes, e gjen vet...