Stov, Vermont / Tetor.
Kur arrita ne shkolle, atehere filloi edhe te binte shi. Rrezohej me aq furi, sa dukej sikur donte te thyente truallin e tokes. Frynte ere. Grimcat e pluhurit ne oborr ngriheshin dhe perplaseshin ne syte e mi. Fatmiresisht, me zuri vetem era e bezdisshme, sepse sapo filloi shiu, une hyra ne tavanin e shkolles. Brenda atyre pak minutave, ishte bere edhe ftohte. Nxitova hapat drejt klases, me shpresen se nuk isha bere vone dhe sapo u gjenda perballe klases H, dera ishte e hapur dhe kishte hyre drejtori, bashke me Radolfin. Sorinin nuk ma zune syte, as Robinin. Trokita ne dere, w pabindur se çfare duhej te beja.
-Hyni, Kuper. -ma beri me shenje te hyja, drejtori. Shefi as nuk e ktheu koken te me shikonte.
U futa brenda, u perpoqa te gjeja me sy Oliverin, por karrigia prane tij ishte e zene dhe prandaj, u detyrova pa shume deshire te ulesha prane Emes. Ajo me gozhdoi me sy, sikur t'ia kisha une fajin qe i kishte vdekur, i thençin, shoqja e ngushte. S'e kuptoja Emen. Ishte nje kohe, kur ajo do te kishte bere gjithçka per Helenen dhe tani, ishte kjo kohe, kur asaj nuk ia ndjente hiç per te ndjeren. Une, nese me vrisnin ndonjehere Sharloten ose Oliverin, as nuk do te kisha pritur te gjenin kush e kishte vrare, por do i kisha gjuajtur te gjithe me rradhe: le te futesha ne burg, te pakten do te kisha vrare nje vrases. Pastaj, kuptova se e ekzgjagjerova.
-Punuam shume per çeshtjen e Helenes, -foli Radolfi. Une mbyta nje te qeshur. Kishin punuar shume? Nuk kishte kaluar as nje muaj! -Dolem ne perfundimin se nga te gjitha klasat ne kete shkolle, klasa B eshte me e perfshire.
Veshet sikur mu bllokuan. Ne klasen B, isha une. Ishte Oliveri. Sharlota. Te tjeret pastaj, as qe me interesonin. Do te thoshte se edhe Oliveri mbante sekrete, jo vetem Sharlota. Cfare nese ai me kishte tradhtuar, nese kishte dale me Helenen, nese ishin puthur ose nese kishin shkuar se bashku tek pubi irlandez i Burtit? Me shkuan mornica neper trup. Jo, ishte qesharake kjo qe po mendoja. Oliveri mi kishte thene te gjitha. Edhe Sharlota nuk fshihte tjeter sekret. Por perseri, kur Radolfi tha se klasa B ishte me e dyshuara, mu ngjethen mishte.
-Sot, kemi çuar disa forca pergjate kufirit te 'Long Trail'. Efektivet e policise na kane njoftuar se kane gjetur nje laborator droge.
Fjalia e tij e fundit me beri mua e Oliverin qe te shkembenim nje veshtrim te shpejte me njeri-tjetrin. E kishim apo jo inat njeri-tjetrin ne ato momente, asgje nuk e mohonte faktin se na breu frika per Sharloten. Gjerat sa vinin e beheshin me keq, sikur te ishim te gjithe ngjitur ne nje flete dhe dora e nje femije rreshqiste dhe shkarraviste midis fytyrave tona, duke e shperfytyruar pamjen e engjellit qe shfaqnim. Kur Radolfi filloi te fliste serish, e shkeputa veshtrimin prej Oliverit:
-Ne komision, do te paraqitet Sharlota Xhensen dhe do te merren ne pyetje nxenesit e klases B, ne lidhje me marredhenien e Helenes dhe Sharlotes.
Perbrenda, nisi te me gerryente diçka sikur e kisha mbushur stomakun me acid. Ktheva serish syte nga Oliveri, por ai nuk po me shikonte me. Cfare do te thoja, nese do te me merrnin ne pyetje? Te gjithe e dinin qe shoqerohesha me Sharloten, e dinin qe ishim shoqe te ngushta. Por papritur, kuptova se nuk mund te genjeja. Nuk mund te genjeja se nuk dija asgje per Helenen dhe Sharloten, sepse tashme dija diçka dhe kuptova se Sharlota -e kishte vrare apo jo ajo Helenen -fshihte diçka shume te madhe, qe nuk mund te mbulohej me. Ndjeva qe po mbushesha tere djerse, edhe pse ishte goxha fresket.
-Nxenesit te ruajne qetesine dhe te paraqiten ne zyren e drejtorise, nje nga nje. -dha urdhrin e fundit, shefi dhe ia beri me shenje djalit te banges se pare, te ngrihej.
Kur ata u larguan, u mbeshteta ne karrige dhe u perpoqa te mbushesha me fryme. Nuk dija gje per Helenen dhe Sharloten, nuk dija asgje per ato. Duhej te genjeja, ta beja kete per shoqen time, per ta shpetuar. Sepse Sharlota do e bente. E dija qe do e bente. Problemi ishte se une nuk isha Sharlota. Nuk dija te genjeja. Nuk mundesha. Mbase per te paren here, une u vura ne medyshje per te mbrojtur apo jo nje vrasese. Ndjeva mishin te me behej gjembe. Ndonje menyre per te shpetuar nga kjo, do e kishte. Por pastaj e kuptova se jeta nuk kishte te bente vetem me arratisje te pakuptimta, si nje frikacak i shkrete.
YOU ARE READING
Kush e vrau Helena Hills? ✔
Misteri / ThrillerStovi i Vermontit rrethohej nga nje heshtje e paqte, derisa vajza e kryebashkiakut te qytetit, adoleshentja Helena Hills gjendet e vrare nga nje arme G-27. Remington Kuperi, duke u kujdesur per te vellain me te vogel pas vdekjes se nenes, e gjen vet...