Stov, Vermont / Shtator.
-Si e njohe Sharloten? -e pyeta.
Ishim ulur te dy ne karriget e nje prej bangave te klases dhe pas atyre buzeqeshjeve qe i dhuruam njeri-tjetrit, nuk po flisnim me. Duhej te kishin kaluar gati dhjete minuta, tani qe i kisha drejtuar kete pyetje. Prej tij, mora nje te qeshur te lehte, qe ia rrumbullakosi bukur fytyren simpatike. Mendova se nuk do te me pergjigjej, por ai foli pikerisht aty kur nuk e prisja:
-Ne vitin e pare, u be kontroll per lojtaret ne skuadren e regbit se kush merrte apo jo steroide. -E mbaja mend ate situate, sepse u be rremuje e madhe, ku Danieli "çau" permes grupeve shoqerore, ku krijoi keshtu edhe grupin e tij te "djemve te keqij". -Mora vesh qe kishte spiunuar Sharlota se gjasme, une perdorja. U nervozova, do te tregohem i sinqerte.
Oliveri nuk ishte tip qe nervozohej, prandaj fjalet e tij vetem sa me bene te vija buzen ne gaz. Ta shihje Olin e nervozuar e te acaruar, ishte njesoj sikur te shihje nga qielli e te prisje te binin ushqime si neper filmat vizatimore. Vete mendimet e mia po beheshin qesharake dhe ndaj, leshova nje te qeshur te bute. Duke iu bashkangjitur te qeshures sime, ai vazhdoi:
-Kur e kapa Sharloten pas mesimit, ajo ishte me Remin. -Papritur, kuptova se nuk ndieja me meri per Remin. Ose xhelozi. Ose çfaredo. Nuk kishte qene Remingtoni arsyeja perse ishim ndare. -Isha shume i acaruar, sepse trajneri me bertiti dhe u ula nga pozita e kapitenit. I bertita dhe ajo me ngjeshi nje shpulle, qe e mbaj mend edhe sot. -Buzeqesha serish. Sharlota ishte tamam, shpirti i eger hakmarres. -Pas asaj qe ndodhi, pas disa ditesh kur me ishin ulur nervat, i kerkova falje. Ngurroi njehere, por me fali.
Sa do te doja te ndodhte keshtu edhe me mua! Mbase duhej t'i kerkoja falje, fillimisht. Duhej t'i tregoja per mamin dhe per fjalet qe me tha ajo, qe e kisha bere me qellim te mos e lendoja. Por pastaj, ndryshova mendje. Cfare nese Sharlota nuk do te me falte? Pastaj, ajo e kishte bere zgjedhjen e saj. Ishte hakmarre. Une e pata lenduar dhe ajo e pati bere. Nuk kishim me arsye per tu bashkuar. Tani ishim dy zemra te veçuara dhe ritmet e tyre nuk rrihnin me bashke.
-Dhe besoj, pastaj nisem te shoqeroheshim gjithmone. Remi, fillimisht ishte shoqja ime. Me e ngushte se Sharlota, sigurisht. Ishte dashuri, nga shoke ne te dashur, -qeshi lehte, me tingujt e bukur harmonike. Iu formuan edhe gropezat ne faqe. Ai kishte tipare te adhurueshme.
Ashtu ishim edhe une e Sharlota. Nga shoqe ne te dashura. Pastaj, e mohova kete. Ne nuk ishim mike. Nuk e pame asnjehere njera-tjetren ne te tille menyre. Thelle-thelle, i dinim ndjenjat tona. E kuptova kete atehere, ne 'Strofullen e fshehte', kur e putha per here te pare, kur mu ul ne gjunje e me hoqi bluzen. E kuptova, kur me te ndihesha sikur kisha kapur qiellin e shtate, sikur kisha arritur Parajsen. I kuptova ndjenjat e saj mes fjaleve qe me thoshte, mes renkimeve qe leshonte sa here e puthja ne buze, ne qafe a ne gjoks dhe mes atyre qindrave here, qe me therriste 'Helenë'.
-Beson ne Zot? -e pyeta. E mbase nuk ishte pyetja e duhur, ne çastin e tanishem. Une thjesht, doja nje pergjigje. Ai me veshtroi si i medyshur.
-Helena, -tha. Dhe vetem se me permendi thjesht emrin, e kuptova qe do te fliste gjate. Por mua nuk me bezdiste, perkundrazi me pelqente zeri i qete i Oliverit. -Mendoj se... ekziston nje Zot. Dhe e di qe tani, ti nuk beson tek Ai, por... nese jo tek Ai, Helena, tek kush do te besosh? -Pyetjes se tij nuk i gjeta pergjigje. Vetes? Mamit, qe kishte humbur vetedijen e plote prej dhimbjes? Babit, qe kishte nisur te merrte drogera per pakesimin e dhimbjes? Apo Bekes, qe ishte me nje kembe ne varr? -Je e lenduar... dhe e di qe nuk te kuptoj dot, sepse askush nuk e kupton dhimbjen e dikujt kur nuk e ka provuar vete. Por... Zoti te kupton. Dhe... -mblodhi supet, -besimi per nje te ardhme me te mire, te pakeson dhimbjen.
YOU ARE READING
Kush e vrau Helena Hills? ✔
Mystery / ThrillerStovi i Vermontit rrethohej nga nje heshtje e paqte, derisa vajza e kryebashkiakut te qytetit, adoleshentja Helena Hills gjendet e vrare nga nje arme G-27. Remington Kuperi, duke u kujdesur per te vellain me te vogel pas vdekjes se nenes, e gjen vet...