Stov, Vermont / Shtator.
Mengjesi kishte lindur pothuajse, i zbehte. Qielli kishte marre nje ngjyre guri, sikur jashte te kishte shperthyer lufta dhe ndertesat e shembura, te kishin ngritur pluhurin. Dielli nuk shkelqente ne horizont. Nuk binte shi. Frynte nje fllad i lehte, si ai i vjeshtes se zakonshme, dhe te rrotullohej perqark fytyres. Gjethet e rena te pemeve perziheshin me rrugen e pyllit dhe dukej sikur frymonte fare lehte e pa u frikesuar. Rrotat e makinave e me se shumti, te biçikletave, kercisnin nen to derisa ta humbisnin trimerine e tyre. Isha ngritur nga shtrati, me syte e buhavitur dhe ndryshe nga dikur, nuk isha kthyer tek 'Oret e mesnates'.
Ecja fare e çorientuar ne rrugen e pyllit, duke menduar vazhdimisht per ate qe lexova dje, ne gazete. Babin nuk e kisha gjetur ne shtepi, as mamin, por isha e sigurt se e kishin lexuar lajmin. Isha e bindur edhe se e vetmja gje qe televizioni nxirrte do te ishte kjo, prandaj nuk isha munduar ta hapja. Nuk isha larguar ne spital tek Beka: nuk me behej. Nuk kisha fjetur gjithe nates: mendja me luante me mendime nga me te ndryshmet per Sharloten. Pastaj, mendoja se mbase nuk e kishte hedhur ajo, por askujt tjeter nuk i kisha treguar per semundjen e Bekes. Mbase e kishin pare ne spital, nuk kisha pse te dilja ne perfundime. Por e dija, e ndieja qe ishte ajo. Qe e kishte bere ajo.
Kur arrita ne shkolle, ndjeva veshtrimet e te tjereve. Nxitova hapin per te hyre nje çast e me pare ne klase, por sa me shume nxitoja une, dukej sikur aq me te gjalla e te shpeshta beheshin veshtrimet e tyre. Mu tek kendi i klases B, sapo hyra drejt deres qe qendronte e hapur, dikush me perplasi vrullshem ne mur. Ngrita syte e trembur. Perballja me Danielin vetem sa me shtoi rrahjet e zemres. Me kishte mberthyer nga te dyja anet e supeve dhe kur pa veshtrimin tim te trembur dhe frymemarrjen e renduar, qeshi lehte. U perpoqa te shkeputesha prej tij.
-Me lejo te te them vetem 'sherim te shpejte motres', -me buzeqeshi me ate buzeqeshjen e tij aq te ngrysur, sa nuk e dija çfare gjenin terheqese vajzat aty. -Dhe me fal per dje, zemer. U tregova i nxituar, apo jo?
E shtyta edhe njehere, por nuk levizi as edhe nje hap pas. Ata qe ishin ne klase, Diego, Ema dhe nja dy lojtare te skuadres se regbit, bashke me nja tre tifoze, nuk leviznin, madje i pashe qe u ngerdheshen dhe zbardhen dhembet. Per Emen nuk do te kisha ndjere ndonjehere keqardhje nese s'do te kishte qene shoqja ime, por kur e pashe te qeshte, nuk me erdhi vetem keq, por edhe peshtire. Danieli pa njehere nga dera e klases se mos po vinte zoti. Uinston, pastaj tundi lehte koken dhe u kthye serish nga mua.
-Si mendon per sot? Mbasdite? Apo pas shkolle? -Kur bera nje tjeter veprim t'i shpetoja, me shtrengoi me fort pas murit. -Je shume e ndrojtur, Helena Hills. -Gishti i tij tregues vijezoi faqen time. Doja t'i jepja nje shpulle, ta fyeja, por nuk beja dot nje levizje, nuk thoja dot nje fjale. Gjithçka me rrotullohej ne mendje, ishte vetem Sharlota. Lajmi qe kisha lexuar dje. Fjalet e mamit. Dhe gjithe çfare na kishte rrenuar familjen: mua, babin.
-Hej, -degjova papritur nje ze. Pashe qe e shtyti lehte dhe me afroi prane vetes. Vetem aty pashe qe deri para pak sekondash, i panjohuri qe me shpetoi nga gjithe budallalleqet qe Danieli po thoshte e donte te bente, ishte Oliveri.
Gjithmone kemi dyshuar tek nje njeri, sepse asnjehere nuk e kemi njohur mjaftueshem mire. Nuk e kemi pelqyer dike, qe qendron me dike tjeter qe per ne mban termin "i keq". Pastaj, e pranojme faktin se, mbase duhet te shohim ne te gjitha kendveshtrimet, sepse nuk ka vetem nje dhe nuk ka vetem dy. Tek shikoja Oliverin, sprapsjen qe i beri ai Danielit me nderhyrjen e tij, mu ngjit persiper ideja se Sharlota kishte te drejte qe i permendte ata te dy aq shpesh. Mbase edhe Remin e kisha njohur gabim. Per aq kohe sa Sharlota vete kishte qene nje person i mire, paçka se bente gjera te paligjshme, Remingtoni qe s'kishte kurrfare faji per vrasjen e se emes, duhej te ishte mbase -serish -dyfish me e mire se Sharlota.
YOU ARE READING
Kush e vrau Helena Hills? ✔
Mystery / ThrillerStovi i Vermontit rrethohej nga nje heshtje e paqte, derisa vajza e kryebashkiakut te qytetit, adoleshentja Helena Hills gjendet e vrare nga nje arme G-27. Remington Kuperi, duke u kujdesur per te vellain me te vogel pas vdekjes se nenes, e gjen vet...