Stov, Vermont / Shtator.
Kisha kaluar ditet me te bukura me Sharloten. Java e pare e muajit te pare te vjeshtes kishte kaluar pa kuptuar. Eshte ai çast, kur njeriut i duket sikur gjithçka do te vazhdoje njesoj, me nje lumturi te zjarrte qe duket sikur nuk do te perfundoje kurre. Problemi i vetem eshte se njeriu iluzion. Krijon endrra te rreme per lumturine. Refuzon ta pranoje se ka gjithmone nje rrebesh shiu pas disa diteve me diell. Eshte pikerisht aty, kur ti shikon anen pozitive te gjithçkaje, e cila me pas do te shembet dhe do te bjere duke te te lene te shikosh negativitetin e nje situate, e vete vetes sende. Prandaj, kur te sulmon e te godet nga pas shpine, ti gjendesh i papergatitur. Edhe per njerezit qe te rrethojne, por edhe per rrethanat ku gjendesh.
♣ ♣ ♣
-Ka harruar syzet e diellit. -Beka ma beri me shenje nga komoja. Syzet e diellit te Sharlotes qendronin aty. Kishte harruar t'i merrte.
-Oh, mos e vrit mendjen! -tunda doren ne ajer. -Do te kujtohet vete.
-Pse nuk ia jep ti?
-Urrejtja e saj t'i kujtosh gjerat qe harron.
Beka qeshi. Ditet e fundit sikur ishte gjalleruar ca. E vazhdonte kemioterapine, por mjeket nuk premtonin asnje mrekulli. Babi i kishte thene se do te kthehej ne shtepi gjate kesaj jave, mund ta vazhdonte mjekimin ne kushte shtepie. Beka prandaj, mbase priste. Me kete padurim te pahumbur e te pabindur, priste se si vdekja ta treste me vone. U perkula drejt saj dhe duke i leshuar nje puthje ne faqe, e pyeta:
-Pra, si te duket Sharlota?
-Si çfare? -Syte i qeshnin. Rrotullova syte e bezdisur me shakane e saj. -Si kunata ime? -Tani, e veshtrova vengert. Ajo qeshi edhe njehere, pastaj tha me tonin autoritar. -Bej shaka, moter. Me pelqen shume Sharlota. Dhe me vjen shume, shume mire per ty qe ke gjetur ate.
-Beka, nuk jemi te dashura. -shfryva. Te ishte per mua, do ia thoja asaj. Do i tregoja se si Sharlota me kishte nxjerre nje pjese qe nuk e dija se ekzistonte. Por Sharlota nuk donte. I vetmi kusht qe kishte vene ne marredhenien tone -çfaredo qofte -ishte vetem qe mos te tregoja tek te tjeret ate qe ne kishim. Ishte sekreti yne, me kishte thene. Nuk kishte nevoje per te trete.
-Ah, Helena! -Beka buzeqeshi me cepin e buzes. Ajo i kuptonte te gjitha. I kuptonte te gjitha pa qene nevoja qe une te shprehesha. -Helena, moter, -Dora e saj shtrengoi fort timen. -Te dua shume. Asgje, asgje qe ti mendon se te ben ndryshe, nuk ka rendesi per mua. Te dua per ate qe je. -Nuk i thashe dot asgje. -Dhe jo per ate qe te ben ty njeri.
Zemra nisi te me rrihte fort. U perkula drejt saj, i dhurova nje puthje te shpejte ne faqe dhe vrapova jashte. Fjalet e Bekes me rrotulloheshin ne mendje si nje disk qe vendosej ne qender dhe rrotullohej, rrotullohej vazhdimisht. Problemi i vetem ne kete disk, ishte se nuk kishte muzike. Ai rrotullohej ne heshtje, midis nje erresire te kobshme ne gjysemterrin e dhomes. Dhe ishte ajo trokitja e lehte e majes se tij te mprehte qe thyente heshtjen sunduese te dhomes imagjinare.
Vrapova deri ne shtepi. Nuk e mora biçikleten. Koka me ishte bere si nje top leshi, ku shtizat hynin nga njera ane, por nuk mund te dilnin nga tjetra. Ndalova prane dyqanit te disqeve. Sharlota ma kishte treguar ne shetitjen e dyte qe beme me xhip. Sipas saj, dyqanin e disqeve e zoteronte mamaja e Danielit. Prandaj, ajo sillej e vemendshme dhe e kujdesshme qe mos te hasej me djalin, qe perbente grupin me te keq te shkolles. Nuk eshte se e lidhte diçka specifike me Danielin, ishte thjesht menyra e saj per te shmangur sa me shume shoket e klases, njeheresh edhe klientet e saj te droges.
YOU ARE READING
Kush e vrau Helena Hills? ✔
Misterio / SuspensoStovi i Vermontit rrethohej nga nje heshtje e paqte, derisa vajza e kryebashkiakut te qytetit, adoleshentja Helena Hills gjendet e vrare nga nje arme G-27. Remington Kuperi, duke u kujdesur per te vellain me te vogel pas vdekjes se nenes, e gjen vet...