Stov, Vermont / Tetor.
-Helena Hills ishte... nuk besoj se ka nje fjale per ta pershkruar shpirtin e saj, qe u prefsh ne paqe. Ne gjimnazin tone, une nuk premtoj nxenes ekselente, por Helena ishte nje vajze per tu marre shembull. Une i shpreh ngushellimet e mia me te thella Paulit dhe Evangjelines, qe duhet te kene qene prinder te shkelqyer qe paten mundur te rrisin nje vajze si e ndjera. U prefsh ne paqe shpirti i saj!
Fjalimi i drejtorit dukej sikur na kishte pergjumur te gjitheve. Pak veta po e ndiqnin me interes. Ema prane meje seç i peshperiste Diegos per drejtorin, por une preferoja me shume te degjoja fjalimin e tij sesa fjalet e ndyra te atyre te dyve. Jashte, kishte nisur te binte shi dhe pikat e tij qe perplaseshin here pas here pas xhamave te dritareve te kishes, mbysnin peshperimat sekrete. U degjua nje ngasherime e mbytur dhe dikush qe po qante. Ktheva koken dhe pashe mamane e Helenes, qe ishte shembur e tera ne krahet e Paulit.
Pas pak, Oliveri u ngrit. Nuk e kisha vene re fare, as nuk ma kishte zene syri. Shkelqente i teri me ate kostumin e zi dhe kepucet ngjyre erresire. Kaloi perballe syve tane dhe u ngjit siper ne podium. Prifti i hapi rrugen, duke i lene te lire mikrofonin. Afroi doren aty dhe e vura re se si shtrengonte fort mikrofonin: dukej si i trembur dhe i shqetesuar. Dikush qe e njihte Olin ne ate menyre si e njihja une, do e kuptonte qe s'ishte mire.
-Une jam Oliveri... si kapiteni i skuadres se basketbollit, mendoj se... duhet te flas per te... -heshti. Pastaj, vazhdoi. -Helena... nuk e meritonte kete... dhe... mua me vjen shume keq qe ndodhi. Kushdo qe e ka bere, eshte... -ndaloi, sikur nuk dinte çfare te thoshte. -Eshte mizori... sepse ajo, nga te gjithe, nuk e meritonte kete. Policia duhet te na premtoje... te na premtoje se do e perfundoje kete çeshtje menyren e duhur. Sepse duhet... duhet ta beje kete. Ia kemi per borxh Helenes.
Oliveri ose po fliste kot, -se ne nuk i ishim borxhlinj fare Helenes -ose po fshihte diçka prej menyres se si fliste me tere ate shqetesim te fshehur perbrenda. I vura kusht vetes qe te flisja me te. Edhe nese do te me thoshte se e kishte vrare ai Helenen, nuk do te reagoja keq, perkundrazi do e ndihmoja. Ai nuk po fliste me, sikur nuk po dinte çfare te thoshte dhe mendova se do te zbriste prej aty, kur papritur ndjeva dridherimen e celularit ne xhep. Nese Oliveri s'do te kishte folur, do e kisha nxjerre prej xhepit me gjithe qejf:
-Besoj se... policia duhet te tregohet me e perkushtuar ne punen e saj, sepse kane nisur te akuzojne persona, qe nuk do ia kishin bere asnjehere Helenes kete... -E kuptova qe e kishte fjalen per Sharloten. Sa shume i donte ai miqte! -Dhe prandaj... kerkoj te gjejne te duhurin, sepse me aq sa e pata mundesine te njihja Helenen, ajo... ajo vertet do te donte t'ia njihnim fundin e dhimbshem. U prefsh ne paqe, Helena Hills!
Ndjeva qe diçka po me ngrinte peshe shpirtin. Toni qe kishte perdorur Oliveri, nuk ishte per te qeshur. Ai e njihte Helenen me mire se mua, nuk kisha dyshim per kete dhe e kuptova sa budallaqe isha treguar qe mendova se e kishte vrare ai. Oliveri do te ishte i fundit, ku te gjithe do te dyshonin. Askush nuk po fliste, as Ema dhe Diego. Pashe se te dy kishin ngulur syte tek ai, dora e Emes qe shtrengonte fort doren e te dashurit te saj. E gjeta te frikesuar, edhe kur thjesht e veshtrova ne syte kalteroshe.
Oliveri zbriti me ngadale dhe e ndoqa me sy, derisa u ul ne vendin e tij. Qendruam te gjithe ne heshtje, sikur te na ishte kerkuar te mbanim nje lutje per Helenen. Pastaj, u degjuan kepucet e dikujt qe trokiten ne dyshemene e kishes dhe siper, u ngjit shefi: Radolf Riviera. Shoqerohej vetem nga Sorini, por ky i fundit nuk u ngjit bashke me te: qendroi ne njeren ane me duart mberthyer ne kraharor, fare indiferent sikur mos te ishte ne varrim.
YOU ARE READING
Kush e vrau Helena Hills? ✔
Mystery / ThrillerStovi i Vermontit rrethohej nga nje heshtje e paqte, derisa vajza e kryebashkiakut te qytetit, adoleshentja Helena Hills gjendet e vrare nga nje arme G-27. Remington Kuperi, duke u kujdesur per te vellain me te vogel pas vdekjes se nenes, e gjen vet...