Pjesa e njezet e nente.

48 11 34
                                    

Stov, Vermont / Tetor.

Nje jave pas varrimit te Helenes. Gjerat sikur ishin rikthyer pak ne realitet, te pakten ne shkolle. Policia nuk verdallisej me ne oborr, nuk merreshim me ne pyetje. Isha distancuar aq shume me Oliverin dhe me Sharloten, sepse tre ditet e javes qe shkoi, nuk shkova. Isha perpjekur te flisja kushedi sa here me Tobin, te luaja me te, ta beja te qeshte. Por ai nuk hidhte me asnje fjale, as nuk qeshte, as nuk bente nje loje fjalesh si dikur. Kishte ndryshuar plotesisht dhe, edhe pse doja thjesht ta mohoja, une e dija nga vinte veshtrimi i tij i trembur qe shihte njehere nga mua e pastaj nga Oktaviusi dhe menyra se si kafshonte cepat e buzeve dhe nuk fliste.

-Tob', vella. -e thirra mengjesin e se henes. Ai ktheu koken si i lodhur. Me dukej sikur ishte dobesuar. Me dukej sikur kisha nje muaj pa ia degjuar zerin dhe jo vetem, nje jave. Refuzonte te pergjigjej. Madje, dukej sikur edhe kur hapte gojen dhe donte te nxirrte nje fjale, vetem mermeriste fjale pa kuptim dhe nuk thoshte dot asgje.

U ngrit me ngadale, me kembet qe i terhiqte zvarre dhe u ul ne nje prej karrigeve. Doja kaq shume ta çoja ne ndonje psikolog me shpresen se do e ndihmonte biseda me te, por Oktaviusi ma kishte mbushur mendjen top se jo. Fundja, kishte te drejte. Cfare do te ndodhte nese Tobi do te tregonte per babain? Ku do te fshihesha une dhe Oktaviusi? Ndonjehere, me merrte malli per tim ate. Me merrte malli ta kisha ne shtepi. Per te paren here, pas kaq shume vitesh, me dukej gjithçka shume e zbrazet ne jeten time.

-Une do te shkoj ne shkolle. Do te rrish vetem me Oktaviusin sot. -Ai mblodhi supet dhe pertypi nje biskote. -Do te kthehem shpejt. Mund te besh edhe nje shetitje me vellain nese do.

Hapi gojen sikur donte te thoshte diçka, por vetem belbezoi diçka te pakuptimte dhe pastaj, ia nguli syte lengut te portokallit ne gote. U ngrita, i dhurova nje puthje ne faqe dhe nxitova hapat te dilja. Dera mu perplas pak fuqishem nga era qe kishte nisur te frynte. Qielli kishte disa dite qe qendronte i vrenjtur, ballerrudhur sikur nuk i pelqente me toka e Stovit. Perveç meje qe mbaja fshehur nje vrasje te kryer, te gjithe te tjeret dukej sikur i ishin rikthyer kohes se shkuar, atehere ku Helena Hills dukej sikur as nuk kishte vdekur dhe as nuk kishte ekzistuar ndonjehere.

Me te arritur ne shkolle, i ngjita shkallet me hapa te shpejte dhe hyra ne klasen B. Aty, ishte me ftohte se ne klasat e tjera. Nuk binte shume dielli, sepse zakonisht qendronte ne gjysemhijen e pemeve dhe nga veriu, por gjate pranveres kur bente nxehte, ajo ishte klasa me e fresket. Kur hyra brenda, te tjeret aty me hodhen nje veshtrim sikur donin te dinin kush erdhi, pastaj vazhduan bisedat qe u shperqendrova me pranine time. U ula ne nje prej bangave dhe e lashe librin e anglishtes hapur ne bange.

-Mbylle librin, heej. -Danieli se nga me doli perpara dhe me kerciti gishtat. Ngrita veshtrimin nga ai, fare indiferente. -Mungon Uinstoni, akoma s'e ke marre vesh? 

-Kur supozohej ta merrja vesh? -anova koken ne njeren ane. Ai nenqeshi.

-Lere fare. Do te vish te luash me ne? -ma beri me koke nga grupi qe ishte mbledhur ne fund te klases. Kur pashe shishen ne mes, e kuptova se çfare loje kishin ndermend te luanin.

-Mire. Por nuk do te zgjedh asnjehere sfiden, qe do ti, Daniel.

U ngrita, pa i lene kohe te pergjigjej. U çudita se si kishte arritur Danieli t'ua mbushte mendjen te gjitheve te luanim. Nuk kishte shume nxenes ne klasen B. Dy binjaket, Lila dhe Santi mungonin, prandaj fytyrat qe i gjeta aty mu duken papritur, si me te njohurat. U ula prane Oliverit. Ai me dhuroi nje veshtrim te shpejte, mandej me leshoi edhe nje buzeqeshje te vogel. Desha t'i shtrengoja doren, por e mbajta veten. As ai nuk me kishte shkruajtur gjate gjithe javes, mire une qe kisha qene e zene duke mbajtur sekrete.

-Ne rregull, ne rregull! -Danieli kerceu mu ne mes dhe u ul prane Emes. Ajo mbeshteti doren ne kofshen e tij. E pashe me peshtirosje. Dyshoja ne ishte e lidhur vetem me Diegon. -Po e rrotulloj shishen.

Kush e vrau Helena Hills? ✔Where stories live. Discover now