1

1.5K 91 17
                                    

Do kish dashur te mos e degjonte zilen te tringellonte ne ato momente. Do te donte te zhgarraviste ne bllokun e saj ato ca mesuesja fliste edhe per pak minuta. Zakonisht nuk ndodhte keshtu por fakti qe qe nje teme interesante e bente ta degjonte me deshire. Nuk kish shume dite qe shkolla kishte hapur dyert e saj per nje sezon te ri me kushedi se cte reja. Per Megin asgje nuk ndryshonte, po e njejta vazje e perkushtuar pas librave me shume endrra e nje vizion per te ardhmen. Ajo skish shume kohe te mendonte per qerpiket e zgjatur, per buzet e fryra, per rrobat e shtrenjta sepse librat se lejonin. Nuk eshte se shkelqente ne matematike apo fizike, por qe lexonte pa fund, dita dites kerkonte te permiresonte veten.
Adhuronte artin, letersine, i pelqente natyra e qetesia. E shpesh kur ndihej e vetmuar shkruante per cti vinte ne mendje, proza, poezi...madje dhe ndonje histori te shkurter.

Do vazhdonte e perhumbur ne boten e saj po te mos ishte per mesuesen e arteve, cuditerisht kujdestarja e saj , e cila i kerkoi ndihme.

-Megi, dosjen blu dhe ato fletet e planit dorezoi poshte te sekretare Nora,-e ajo se beri te gjate e mbeshtolli dosjet drejtuar zyres se vogel nje kat me poshte. Kish ndihmuar dhe vitin e kaluar sekretaren bullafiqe qe i buzeqeshte shpeshhere.

Nxitoi per te mos humbur oren e biologjise, por e ndau mendjen kur pa turmen para deres se zeze. Kishte shume njerez per ne sekretari e fatmiresisht ajo mund te priste, fundja klasa e saj kish dale jashte sepse ishin kish perplasje oresh.

Rrinte, shfletonte ne internet e shfrynte deri sa u merzit e iu drejtua me nje ckemi te pares vajze qe kish prane. Nje hollake me floke te kapur bisht, gati ne gjatesine e saj, veshur ne nje fare menyre mire. Ne dore mbante certifilata, deftesa e kushedi ctjeter gje.

-Ckemi,- ia ktheu ajo me nje buzeqeshje stampuar ne fytyre qe i jepte akoma me embelsi.
-Nxenese e re?-drejtoi syte drejt letrave qe ajo mbante tub ne dore.

-Ncuq,-mohoi tuke tundur koken e Megi nuk i la kohe te perfundonte e i drejtoi pyetjen e rradhes.

-Do nderrosh klase, ke dhene provim ekuivalence?-deshi te dinte me shume.

-Jo! Jam maturante, por po mundohem te transferoj edhe vellain ketu,- arriti te thoshte ne ne fund ajo.

-Aha, vellain! Kuptoj,- i qeshi embel paksa e turperuar.

Vazhdoi te fliste me te per pak minuta derisa dera u hap e i nderpreu. Kaloi nje vajze gjatoshe e kur Megi donte te hynte brenda e ndaloi e tmerrshmja mesuesja e kimise me pretekstin se kish pune me te rendesishme per te bere. Keshtu u kish thene "Hapuni ju njehere se skam ngene tuaj".

Qe nje refleks, ose mbase dhe nje shenje, por dicka e shtyu te kthente koken pas. Me bisht te syrit pa ate gjatoshin pas saj me nje stil flokesh "indie" nga ata modelet qe shihte shpesh neper rrjete sociale, i veshur po ashtu si ata aq bukur. Nuk e shqoi mire shprehin ne fytyren e tij e as tiparet, por vuri re syte bajame qe shkeqenin, kishin nje shkelqim te cuditshem ata sy serioze.
E mbase per here te pare ndjeu dicka ndryshe kur pa nje djale, per te pare faqet e saj moren nje ngjyre me te kuqe se zakonisht e zemra per pak sekonda i rrahu shpejt.
Ish nje koke e pak me i gjate se ajo e syte e tij vazhdonin te ishin mbi te kurse ne fytyre nuk i dallonte asnje shprehi.
Megi u kthye perpara ende me vetulla te vrenjtura e mbase ca e cuditur pse ia kish ngulur syte ashtu ai djale.

E ku i behej vone atij! Ai donte vecse te shihte fytyren e saj. Kish cerek ore qe i degjonte vetem zerin.
E kish pare kur po zbriste shkallet nga larg, kish qeshur kur per pak do ish rrezuar ,e ish cuditur kur e kishte pare te fliste me te motren.
I dukej e vogel! "Si macke" i tha mendja per te paren here qe i pa syckat jeshile. Pastaj i kish levizur pak cepat e buzes, tentative kjo per ti buzeqeshur por vetullat e saj te ngrysura e bene te hiqte dore.

Kur kishin ikur e motra e kish pyetur pse nuk foli me te ai ish pergjigjur me nje " Mu duk shume mendjemadhe". Me te tijen kish te drejte ne fakt, ish mesuar ai ti ngjiteshin vajzat nga pas!
Djemte e bukur numeroheshin me gishtat e dores e vajzat aq donin e sua shqisnin me syte...

Per Megin qe e cudishme menyra se si e kish pare ate djalin e po njejte e pa dhe shume e shume here te tjera rreth e rrotull shkolles.
Motren e tij e hasi perseri e nga ajo mesoi se quhej Eli.

"Qarte e paster Eli" i kish thene ne ikje e siper e pasi kish dal nga dera kujtoi te pyeste per emrin e Megit...

Jeto Per Mua(unedited)Where stories live. Discover now