7

462 50 5
                                    

Ate mbremje nuk mundi te lexonte asgje. Madje as nuk zbriti poshte per te ngrene darke me justifikimin se kishte shume per te mesuar.
Ne mendje i perseritej cdo moment i kaluar me Dejvin. Cdo fragment, sepse fundja ishte magji me vete. Buzeqeshja e tij nen buzet e plota, floket geshtenje, syte e bukur kafe. Kurre nuk e kish menduar se syte kafe ishin te vecante deri sa kish takuar ate. Ne fakt, magjia nuk qendronte ne ngjyre. Aspak! Qendronte ne shikim. Shikimi qe ia bente kraharorin te buciste.
Huh, i rendonte zemra aq shume,ose te pakten ashtu i dukej. Donte patjeter ta ndante me dike, dhe kush me mire se Rea do ta kuptonte.
Foli ca me te, sa per ti treguar shkurt, por surprizen e kish lene per neser.

E dinte qe gjume ne sy nuk kishte per te vene e ashtu ndodhi. As vete nuk e kuptonte se pse i kishte dhene kaq rendesi. Mbase Dejvi as qe sdo ta mbante mend cka kish ndodhur, mbase neser sdo ti fliste fare ne shkolle.
Fundja ajo pse-ne e kishte marre...

Mengjesi e gjeti me me pak se nje ore gjume e megjithate nuk ndihej e lodhur. Ishte gati te perballej me nje dite "rrezellitese".

-Mami, nuk kam uri,-lajmeroi qe pa dale nga dhoma e saj.
-Si moj cupe? Po ti as mbreme nuk hengre! Mos dil nga shtepia pa dy kafshata,- po i mbushte mendjen e ema.
-Kam pune ne kancelari, do ha dicka rruges,- i tha kur po lidhte kepucet ne nxitim e siper.
Rrembeu canten, kapucin, i dha nje te puthur te emes e u nis per tu takuar me Rean. I kishte cuar me pare mesazh qe te takoheshin ne kancelari se i duhej te printonte nja dy gjera per projektin e teknologjise.

-Pst, Megi!- e thirri ajo si te ishte duke therritur ndonje macke.
Ktheu koken dhe i qeshi shoqes duke i bere me shenje ta priste jashte. Si doli, sistemoi fletet ne cante e psheretiu lehte.

-Pra?-pyeti Rea me nxitim.
-Pra?- perseriti ajo nga pas duke  tundur koken.
-Do me thoje dicka,- i kujtoi ndersa ishin fare prane shkolles.
-Aha, po. Skam mesuar asgje per sot.
-E kush meson ditet e fundit?
- Rea e ke parasysh Dejvin apo jo,-e nderpreu ajo
-Dejvin qe eshte perballe nesh?

Megi ngriti koken e u ndesh me shikimin e tij.
I shkeli syrin e ndersa futej brenda i perkedheli koken si te qe nje kone.
Rea po shqyente syte nga habia. Nuk po e kuptonte se kur ishin bere kaq te afert ata te dy.
Po e shkundte Megin nga krahu me vrull per ti dhene nje fare shpjegimin.
-Ai me puthi,- i tha me nje buzeqeshje marroke ne fytyre.
-Te puthi?! Keshtu prej verteti?!
-Prej verteti,-ia dha te qeshures ajo ndersa futeshin ne klase.

-O Megii, sa e lumtur sot,-ishte zeri i Brunos i pari qe e priti.
-Jam, jam, shume fare,- ia ktheu ajo duke u zgjatur ne maje te gishtave.
-Cne?- deshi te dinte me shume ai.
Por ajo e shtyu butesisht drejt bankes se tyre pa i dhene shpjegim.
Fati i mire qe se mesim su be thuajse fare tre oret e para.

Kur klasa ishte boshatisur ate pushim te madh ajo kishte ulur koken dhe dicka kerkonte ne celular.
-He de, beji follow,- i tha Rea ndersa i terhoqi celularin nga dora.
Ajo e kerkoi me ngulm dhe Rea ia ktheu perseri.
-Kam frike,- i tha ndersa syte i mbante ngulur mbi ekran.
-Budallaqe,- u tall shoqja. Pastaj e mori per krahu per te dale jashte bashke me te.

-Pse e vret kaq shume mendjen, ai te kaq qejf ti akoma vazhdon.

-E vras sepse e njoh shume pak.

-Atehere kerkoi ta njohesh me shume,-i tha Rea plot siguri.

-Skam se si.

-Atehere... do ta kerkoje ai,-qeshi ndersa ecte mbrapsht duke e lene vetem ne borduren ku qene mbeshtetur.
Ndjeu doren qe iu mbeshtet butesisht ne shpatull e pastaj nje ze te njohur ti thoshte "hej".
-Oh, ckemi!- i buzeqeshi dhe ajo.
-Mund te te kerkoj nje nder?- pyeti disi i ndrojtur.
-Me thuaj.

Ne momentin qe ai deshi te fliste zilja ra e te dy nisen te futeshin brenda.

-Epo, doja te te kerkoja te me prisje sot pas shkolle.

-Ne rregull, pse jo,-i tha qetesisht ajo por zemra po i dilte vendit.

-Vetem se kam shtate ore. Nese ke ndonje pune mund edhe te shkosh...

-Jo, do te pres,- i siguroi.

-Faleminderit!

Qejfi ju be kur ajo i tha se do ta priste e nuk kishte si te mos e shprehte. U ul pak e puthi faqen e saj. Nuk iu be vone se dikush mund ta shihte. Si ishte bere ndonjehere...

Jeto Per Mua(unedited)Where stories live. Discover now