9

488 51 9
                                    

-Pra, ku do te shkojme?- deshi te dinte ajo.
-Noor-i propozoi ai. Ishte fare prane pedonales se Tiranes, nje lokal stil "vintage" teper i qete.
-A mund te mos vonohemi shume,- i kerkoi ndersa mundoheshin te gjenin nje vend te rehatshem.
-Nuk besoj se vonohemi.Nje kafe eshte fundja...

Si kishin porositur e rehatuar ajo mori fryme thelle dhe me nje buzeqeshje disi te ngrire e pyeti sepse i kishte kerkuar te takoheshin.

-E thjeshte,-iu kthye ai. Mendoj se duhet ti japim nje mundesi njeri-tjetrit qe te njihemi.

-Sa i qarte qenke! Eshte pak sikletshme per mua,- i qeshi ajo.

-Ska pse. Nuk dua te nxitoj as une. Thjesht mendoj qe ke nje karakter te lezecem. Pse jo mos tja jap mundesine vetes te te njoh.

-Te lezecem? Une qendroj larg asaj qe i thone "e lezecme". Dua te rri mbylluar te lexoj. Kam vetem 1 shoqe. Do kapem per gjejene me te vogel.
Me pak fjale kam karakter te keq.

Ai filloi te qeshte kurse Megi e pa e cuditur.
-Te kam pare ne nje faqe ne instagram. Merresh me modeling?-beri te padituren ajo.

-Pra me ke bere kerkuar neper rrjete sociale?

-Jo, jo doli rastesisht, te betohem, - e fytyra e saj mori nje te kuqe te lehte. Si te donte te mbulonte genjeshtren filloi duke levizur duart nga sikleti sa andej kendej. Ai qeshi serish, duke kerkuar per dicka ne telefonin e tij. Pastaj ja zgjati asaj.
-Shkruaje numrin,- i kerkoi me nje buzeqeshje qe si shqitej.

-Por pse?- deshi te dinte ajo.
U mendua pak pa ditur cti thoshte. Pastaj e terhoqi perseri telefonin nga vetja.
-Nese nuk do nuk ka problem. Mendova mos do kishim nevoje te flisnim per ndonje detyre a dicka.
- Epo mire,-arriti disi te bindej duke formuar numrin e saj.

Ne fakt folen gjate. Per nje projekt qe Dejvi kishte, per shfaqen e shkolles pas pushimeve, madje dhe per maturen. Ndihej cuditshem. Kur ishte me te harronte te merrte dhe fryme. Fliste e fliste e nuk lodhej. I tregonte me detaje cdo gje a thua e  njihte prej vitesh. Hera- heres pushonte duke pire ca nga kakaoja e saj.
U ndje ne faj kur per te pagoi Dejvi ndaj i premtoi qe do ia kthente borxhin.
-Je kaq e vogel,- i tha duke i prekur koken gjate kohes qe e shoqeronte per ne shtepi.
-Jo, je ti shume i gjate.
-Por je e bukur,-konstatoi ai.
-Nese do te ma thoshte dikush qe nuk do ta pelqeja do te ndihesha keq,- tha pa u menduar Megi e per nje cast ndaloi duke mbuluar syte me duar duke shpresuar qe ai se kishte degjuar.
-Pra me ke qejf,- i tha pa pritur nje pergjigjje.
Do te ndihesha keq nese sdo e beje. Dua te them nuk eshte aq "bukur" kur ajo cka dhuron nuk merret mbrapsht.
Ndjenjat,e kam fjalen,- percaktoi ai.

-Dejvi po me ben konfuze, gje qe sme pelqen.
-Ndjese, nuk mendoj se e bera me qellim.

Ishte fare prane shtepise te saj e nuk donte qe ta shihte njeri me te.

-Cfare dite eshte sot?
-E premte?!- ia ktheu i cuditur.
-Pra dy jave pushime.
-Mesa duket.

Iu afrua ngadale, u ngrit ne maje te gishtave dhe i dha nje puthje te shpejte.
-E bera sepse e ndjeva,- i tha me nje fryme dhe vrapoi duke u kthyer ne te paren kthese pertej rruges.

Ai preku lehte buzet e qeshi me vete.
Ishte e cmendur kjo vajze!
E ndoqi me sy derisa u sigurua qe u fut ne shtepi.
Vazhdoi rrugen e tij per ne agjensine ku punonte. Ndersa ecte ne rruget e tymta ndjeu te perplasej fort me dike. Dukej se ajo e kishte me nxitim. Nga floket iu duk si Klea. Por nuk qe i sigurte. Kacurrelat e imeta i kishte te lyera te verdha ne maja gje qe e benin disi te dyshonte. Klea i kish pasur kafe.

"Po c'Klea, Klea nuk eshte fare ne Shqiperi" iu kujtua.

U fut nga dera e pasme, sepse ishte vone. Pershendeti shkurt te tjeret e i kerkoi Danit te dinte me shume rreth asaj cka do benin. Ishte nje reklame per nje brand xhinsesh,firme e njohur ne vend. Do xhironin reklamen per gati dy dite e pas nje muaji ajo do te ishte ne transmetim. A do ti pelqente valle Megit?

Jeto Per Mua(unedited)Where stories live. Discover now