-Cfare tha, cfare tha!- u hodh Rea nga gezimi.
-Hic,- ia ktheu qetesisht.
-O Megi ate cokollaten kur do na e japesh,- i tha me shaka Matilda.-Cfare cokollate moj?- beri te cudituren ajo.
-Cokollaten pra. Apo tja kerkojme atij qe te solli.
Ajo mbase me shaka e kishte por Megi u be tym, ca nga inati e ca nga turpi. Nuk i ktheu pergjigjje por u ul ne banke duke nxjerr librat.-Cthote kitaristi,- filloi ta ngacmonte dhe Bruno.
-Shume mire,te ben dhe te fala, ma thirr njehere ate Brunon per kafe me tha,- ironizoi ajo.
-Po se kisha me te keq! E kam pare qe rrini bashke e thash mos keni ndonje gje,- u shfajsua ai.-Se mos keni pun tjeter ju grupi shurupi. Mire qe po del Megi me nje djale, hajde te bejme gallat tani. Skeni njeri tjeter me ke te merreni.
-Shiko si flet! Moj te pyeta si shok.
-Lere ce pyet ti shok i madh. Sa mbaron mesimi mbrapa Xhenes, Matildes e te tjerave si rrodhe.
Erdhe ketu, per nje cope note. Tregon Megi, Megi shenjtorja.-Ehaa, ik se nuk merrem me ty.
Nuk e vazhdoi as ajo gjate. Te debatonte me te as qe ia vlente.Priti si priti ato 3 ore e kur zilja e ores se fundit ra iu duk si shpetim.
Doli me nxitim nga klasa per te mos hasur ndonje nga ato ftyrat e padeshiruara. I tha Reas se si qendronte puna dhe ajo ishte ofruar qe te qendronte me te. "Nuk ka nevoje" ia kishte prere shkurt pak e merzitur. Ajo e kishte perqafuar dhe i kishte uruar fat.
Priti qe te largoheshin te gjithe e pastaj doli ne oborr duke ulur ne nje nga stolat aty. Bente ftohte jashte. Cudia qe se ajo njohu disa vajza nga klasa e Dejvin ne fushen e sportit. Pra, kishte fiskulture.
Kerkoi me nje shikim te shpejt per te, e kur nuk e gjeti uli koken per te vazhduar ate cka po shkruante.
Minuta me vone ndjeu nje dore te rende ti rrihte shpatullen. Ngriti pak koken e trembur dhe syte i shkelqyen kur u takuan me ata te Dejvit.
Ai u fut ne fushen e basketbollit e ajo e ndoqi me sy. Dukej me ndryshe nen bluzen e bardhe te fiskultures e tutat e zeza. Me kendshem,iu duk asaj.
Luante mire, por problemin e kishte tek floket. I kishte te gjate e hera-heres i binin ne sy e detyrohej ti ngrinte.
Ai nga ana tjeter diç kishte sot, nje energji pozitive qe nuk kishte frike ta shfaqte. Po jepte shpirt ne ate loje vetem e vetem qe ta shihte Megi. E dinte qe po e shihte. E kishte mu perballe, duke ndjekur cdo levizje te tijen si te ishte ajo qe do ti jepte vleresimin.
-O plak, boll e pe gocen e 3shit,- iu referua Skerdi klases se Megit.
-Do i them per kafe,- i tha ai ndersa i pasonte topin.
-Yyyy, ty po te priska ajo. Po ti paske qene legen,-filloi te tallej ai,- pse se le oren mor, se fisktultur kishe.Atij vertet si kishte vajtur ne mend qe te linte oren. Spara linte ore, megjithate sot mund ta kish bere. Mbase dhe Megi kete po mendonte. Se si po e linte te priste si qyqe aty.
Me hapa te nxituar u nis drejt fushes ngjitur ku ndodhej profesori dhe pjesa tjeter e djemve qe po luanin futboll.I kerkoi te ikte pak heret sot e mesuesi e pa me dyshim. "Te lutem, e kam me nxitim" i kishte thene per ta bere me te besueshme.
Me vrap te lehte kish shkuar brenda te nderrohej.
Megi sikur ta dinte qe ai kishte marre leje per te nisi te ecte drejt deres kryesore.
Mbeshtetur ne kangjella priti pak minuta derisa Dejvi doli.-Nuk kishe pse lije oren,- i tha me te mberritur ai.
-Pune e madhe, fiskulture eshte, aman. Duhet te mos kisha shkuar fare, edhe sikur matematike te kisha sduhet te shkoja.
-Do futesha dhe une te beja mesim me Vjollcen,- u tall ajo duke permendur zyshen e matematikes.
-Vjollca te jep dhe ty?
-Jo por kam degjuar qe eshte e mire. Dejvi ngadalesoje pak hapi,-i kerkoi kur e pa se mezi po e ndiqte.-Puna eshte qe ti e ke kemben shume te vogel,- qeshi ai duke treguar pellemben.
Kishin arritur prane pedonales kur ai i kerkoi te uleshin diku.
-Meg si thua per nje kafe?Ajo nguroi disi te thoshte po edhe pse deshire kishte.
-Hmm, pse jo,- ia ktheu me gjysem zeri.
-Mos kij frike moj se nuk te puth me pa mendje,-qeshi ai por pak u pendua kur pa reagimin e Megit
Moj sa e mire je,- e terhoqi ai prane vetes.-Pra ku do te shkojme?-deshi te dinte ajo...
YOU ARE READING
Jeto Per Mua(unedited)
Teen FictionMbase kaq kish qene e thene. Cdo gje e ka nje fund. Dhe vete lumturia...