E bukura ishte se ndihej krenare me veten. Se nga i buronte se dinte as vete. Skishte faj ajo por fluturat qe i luanin ne stomak. Ai tani duhet te ishte duke xhiruar ate reklamen. Vajzat atje duhet te ishin te bukura, madje me te bukura se ajo. Mendimi e merziti pak, nuk i vinte mire qe ishte tere diten mes modelesh.
Po sikur ai te tallej? Ajo kish marre zjarr me nje "dua te te njoh" e nese do i thoshte per me shume gati ishte.
Vertet, nese do i kerkonte te lidheshin cdo bente valle?Shkundi lehte koken si te donte te largonte mendimet qe i vertiteshin. Sdo ta shihte per te pakten dy jave, i vinte keq per kete. Por te pakten do shijonte pushimet e shumepritura.
Kishte bere nje axhende te organizuar se si donte ti shpenzonte ato.
Do dilte me Rean per shopping, kinema dhe ndonje kafe, do te takonte kusherirat e saj nga Italia do te ndihmonte te emen ne shtepi me ndonje gje. Te gatuante nuk dinte. Jo se nuk e kishte marre mundimin, thjesht si jepej per dore. Edhe vezen here e bente me kripe e here pa kripe.
Aq shume e qortonte e ema saqe kishte hequr dore nga te gatuarit.
Do te donte te kishte pasur nje moter ose nje vella me te vogel per te cilin prinderit e saj te ishin krenare. Asaj i thoshin gjithemone, "me kete mendje qe ke ti sdi si do te besh hall", aq sa dhe ai kishte filluar ta besonte.
Ishte pak kokeforte, por jo aq sa e benin.
Degjoi te trokituren ne dere, la menjeane kufjet dhe u ngrit me pertese.
-Megi, neser do shkojme nga nena ne Elbasan se kam marre nja dy dite leje,- i tha e ema entuziaste.-Po ti the qe do te ikim nga janari,- shftyu ajo.
Une kisha dhe plane,-u ankua pastaj.-Na paske dhe plane, hajde fut nja dy gjera ne cante. Kalojne shpejt dy dite.
Se mos kishte zgjidhje tjeter. Te fliste me te ishte e kote. Mori canten e shkolles, e boshatisi, futi nja dy tre gjera e doli te priste ne sallon.
"Si thua te djelen per nga parku?"
Ishte mesazhi qe ndricoi ekranin e celularit. Mesazh ky ne facebook.
Pra Dejvi ia kishte pranuar ftesen.Qeshi me vete sepse kishte menduar qe atij sdo ti binte nder mend per te keto dy jave. Ne fakt ai i kishte shkruar. Po, si thoshte dot, por u mundua tja sqaronte mire arsyen.
Dhe ai i ktheu nje "Nuk ka problem".
Mori fryme thelle para se te dilte ne deren kryesore. U ul ne shkallet e jashe duke pritur te emen te merrte makinen.Gjate rruges, asnjera nuk po merrte mundimin te hapte ndonje bisede. Megi ishte mbeshtetur ne sedilje duke degjuar muzike.
-Te ka hyre ndonje ne zemer ty cupe?-pyeti krejt papritur Drita.
Ajo hoqi kufjet dhe e pa e cuditshme.
-Nga te vijne keto ide moj mami?
-Po te kam pare me te qeshur, pak te hutuar, lexon me pak, mbase me duket mua.
-Jo o mami jo, -perforcoi ajo.
-Ti e di, mami per mire e ka, qe mos te humbasesh mendjen me budallmeqe. Djemte le te presin. Te kam shume te bukur, shume te mire per te me dale rrugesh tani.-Ahu ti nje pune ke o ma,- u ankua Megi. Tashme ishte mesuar me keshillat e tepruara te mamase se saj. I ishte bere polic. Mos bej kete, mos bej ate. Mos dil me kete, jo sben per ty. Ishte femi i vetem, me te drejte kujdesej aq shume, por jo deri sa ti kontrrollonte dhe shoqerine.
E vetmja ngjarje e bukur ishin ato floket e debores qe shtruan nje mbulese te bardhe ne oborret e shtepive.
YOU ARE READING
Jeto Per Mua(unedited)
Teen FictionMbase kaq kish qene e thene. Cdo gje e ka nje fund. Dhe vete lumturia...