2

745 67 20
                                    

Nje ambjent i ri per djalin bukurosh sqe problem! Vetem nuk e shihje asnjehere e kjo gje syve te Megit si kish shpetuar. Ia kish ngulur syte ne ate pushim te gjate si te donte ta vriste pa ndonje arsye.

-Boom! Jua afrua Rea me dy sanduicet ne duar.
-Dreq, se me trembe!-e shtyu pak ajo duke marre sanduicin e saj.

-He i ke vene syrin ndonjerit qe rri aq e menduar,-e ngacmoi shoqja duke u ulur prane saj.

-Ti me njeh mua Rea! Djemte sjane pune per mua,- e syte i hodhi nga djali "tumblrish" sic i kish vene ate nickname ato dite.

-Tregoo, se te griva! Ke dite me turinj varur sa here dalim ne pushim, a sjam shoqja jote me e mire?- rrudhi buzet Rea duke bere nje fytyre qenushi.

-Je, Je,-pranoi ajo sepse e tille ish vertet. Asaj i besonte shume e e njihte qe te vogel.

-Atehere trego cke!-kembenguli.

E dorezuar Megi tregoi me koke tek bordurat prane deres aty ku po qendronin nje grup djemsh.

-Cili?- zgurdullioi syte shoqja.

-Ai me kemishen blu, te lidhur ne bel, qe ka atletet "Vans",-uli koken Megi duke prekur faqet e skuqura.

-Ai! Te pelqen ty? Modeli?- e habia e Reas skish te sosur.

Megi pohoi me koke duke pare nga djali. Syte i shndrrinin e nje buzeqeshje i ish ngjitur ne fytyre.

-Eshte i mire, mbase jo mjaftueshem. Me duket mendjemadh.

-Ashtu jane te gjithe,- u mundua ta mbronte Meg ne sy te shoqes.

-Dhe meqe ra fjala si quhet?-i ngjalli kureshtje Reas

-Nuk e di,-mbodhi supet,- por do ta mesoj,- e ne kete pike u duk me e sigurt.

U nis drejt grupit me te cilin ai po qendronte, aty njihte 2 prej vajzave. Kish patur muhabet sa per te thene, nuk eshte se donte tua shihte bojen, po e bente per hir te tij. Mbase ai ta pikaste...

Ne ate moment kur ajo u foli vajzave per dreq zilja ra e grumbulli i nxenesve filloi te shperbehej. Pa vellai e Elit qe po levizte per ne klase e me nje guxim te cuditshem mbertheu krahun e tij.
Veshtrimi i hutuar i tij e beri qe ta leshonte krahun e te ulte syte ca e turperuar.
-Hej,- i foli entuziaste.
-Oh hej ti,- qeshi ai i vene ne siklet nga ngulitja e syve te saj.
-Doja...doja te te thoja... pershendete Elin per mua,- tha copa copa ndersa ate e terhiqnin te tjera per ne klase.

Rea deshmitarja ne "skenen e krimit" shqyente syte ne habi. Spo e besonte dot. Ish vertet Meg ajo, qe sapo foli me nje djale qe e pelqente?

Eci me hapa te shpejte drejt shoqes dhe e zuri per krahu.
-C'te tha mendja?-i foli me ze qortues.
-Me qeshi,-foli si e hutuar duke pare ne boshllek me buzeqeshje te ngrire.
-Po , e pashe,- e terhoqi Rea per tu futur brenda.

Ate dite se pati mendjen te ndiqte tre oret e fundit por rrinte zhgarraviste kutiat e bllokut te matematikes. Me te mbaruar nxitoi drejt mesueses per te marre fletoren me listat emerore te klasave ne te cilat ajo jepte mesim. Do lodhej dyfish duke i kaluar ne kompjuter, por e shumezonte me zero vetem qe te gjente emrin e vellait te Elit.

Kerkonte Rea e gjore me kot te hapte ndonje muhabet per te shtyre rrugen drejt shtepise.
-Une e gjej emrin sot o mos me thencin Megi,- deklaroi para se te hapte deren e rende te shtepise.  Shoqja shkundi koken shkujdesshem e i uroi fat sa per ti bere qejfin.

Me tu mbyllur ne dhome hapi ate fletoren e madhe me listat e nxenese. Dinte se Eli ishte ne vitin e trete. Mbetej te kerkonte cdo vajze me emrin Eli dhe te vendoste mbiemrin perbri. E pastaj ta krahasonte ate mbiemer me ato te djemve ne vitet e dyta. Goxha pune kish!
Gjeti pese Eli ne dymbedhjete  paralele. Dhe dy djem me te njejtin mbiemer. Dejvi Hoxhaj, Roen Hoxhaj.

Ishte si te kish fituar nje beteje. Kur i mbetej dhe aq pak per te permbushur misionin u kujtua se kish lene listat pa i kalur ne kompjuter, kish harruar te hante dreke dhe per me teper ishte e pergjumur.
Le ta linte per me vone surprizen. Tashme e kish gati, vec te zgjidhte fjongon e dhurates kish mbetur. Le te priste dhe pak kur kish pritur kaq gjate.

Shkelqimi ne syte e gjelber nuk i shpetoi as te emes qe ca me shaka e ca ne qortim i tha "Cte kane ato sycka qe te shndrrijne si te mackes?"
Nuk i kish kthyer pergjigjje, vecse nje buzeqeshje vesh me vesh te cilen Drita e kish pare te dyshimte...

Ishte e premte fundja. Per te mesuar nuk kishte, ndaj shkoi te flinte heret.
Te flinte i thencin se ajo kishte naten e 'stalk-imit' sonte.
Si u mbeshtoll mire e mire e futi koken nen batanije kerkoi per emrat e shenuar diku. Shkroi te parin ne kutine e search-it ne facebook e nisi duke hapur secilin nga pofilet. Kur Roeni si doli gjekundi shpresa e saj qe Dejvi. Nje parandjenje e kish pasur dhe me pare qe do ishte ai.
Ishte i pari profil qe hapi e zemra filloi ti rrihte nga gezimi. I pa fotot nje e nga nje. Ishin teper artistike. Po as qe i hynte ne sy artisticiteti kur mund te shihte fytyren e tij. Mbase ne realitet ishte shume me i bukur se aq, ose te pakten asaj keshtu i dukej.
E ngazellyer i beri "screenshot" njeres prej fotove per tja derguar Reas e nga njera ane per tu mburrur se ia kish dale mbane...

Jeto Per Mua(unedited)Where stories live. Discover now