5

497 58 6
                                    

-Huh, sa ftohte eshte kete vit!-iu ankua Megi shoqes ndersa benin rrugen e zakonshme nga shtepia per ne shkolle.
-Cne! Dashuria sikur te ngroh thone,- ia ktheu ajo me shaka.
-Po c'dashuri! Eshte me shume...si ta them une, pelqim, mbase,- u shfajsua.
-Ëhë, posi, pëlqim.
-O Rea! Po pelqim pra se si qenka dashuria; me pe ,te pashe ,hajde lidhemi. Kjo esht dashuria jote pra.
Sepse e imja thote gje komplet tjeter.
-C'thote e jotja,-qeshi ajo me idene se Megi i kishte hyre kaq thelle konceptit.
- E ke parasysh kur vetem prania e nje personi te ben te ndihesh mire. Te ofon komfort, te duket sikur me te per krahu mund te shkosh ne hene, -e si u mendua dhe pak shtoi,- eshte perkujdesje, mirekuptim. Une nuk dua dike te me thote sa shume me do cdo dite, dua dike qe eshte i zoti ta provoje. Dua te me zgjoje me trendafila, te bardhe mundesisht. Te mbaje cantat kur te bejme shopping pa u ankuar.
-Po e kalon ne materializem,- e nderpreu Rea.
-Jo aspak,- kundershtoi.
Mund te jete egoizem po jo materializem. Ne fund te fundit kush sdo donte dicka te tille. As une, nuk e dua cdo dite sepse do merzitesha, por le te ishte rituale.
-Shume dashke ti shoqe,- u tall me te.
Megi deshi te shtonte me shume por nuk e zgjati, ndoqi Rean ndersa ngjisnin shkallet e koken e ktheu nga shtesa e katit te dyte, zakon ky qe i kish mbetur duke kerkuar per Dejvin.
Asnjehere se shihte per te thene te drejten.

Tashme qe kish nderruar banke skishte dhe si te qante hallet me Rean. Donte sdonte do fliste me Brunon.
Skishte dashur te ndryshonte banke por kujdestarja e kish detyuar e qe mos tja prishte sepse kishte goxha respekt kishte nderruar vend.

-O Megi, po qesh nje here,- ia dha ai ne mes te ores.
-Sme duket historia per te qeshur,-ia preu shkurt ajo.
-Ua, si jo. Napoleon Bonaparti ngeli beqar se skishte grua qe i merrte persiper gjatesine. Hitlerit i doli nami kot se ka qene burre i mire i shkreti.
Sec derdelliste dhe budallalleqe te tjera e Megi se mbajti dot te qeshuren. Gjithe klasa u kthye nga ajo duke qeshur dhe ata.
-Po se kam fajin une,- iu drejtua mesueses ende me fytyre te skuqur nga te qeshurat.
Ajo tundi koken e iu drejtua Brunos: pse e ngacmon vajzen? Gje qe shkaktoi te qeshura perseri.

Nga ana tjeter, nje kat me poshte behej qetesish matematike. Dejvi dic zhgarraviste ne fletore e dukej qe vec ushtrime matematike nuk ishin. Kish nisur vizatonte nga mesi i fletores. Tjeter gje kishte nisur dhe tjeter gje po i dilte.
Skerdi zgjati koken per te pare ndonje ushtrim. Pa njehere fletoren, pastaj shokun. E pastaj i pershperiti ne vesh.
-Kjo ngjanka me ate te 11-3shi.
-Kush eshte atje?-pyeti ai i cuditur.
-Ajo pra, shoqja jote, qe ta var ty.
-Sheesh,-ia beri Dejvi dhe biseda e tyre u mbyll me aq.

Iu duk se Skerdi kish te drejte. Ajo ngjante pak me Megin.
Ishte e cuditshme ajo vajze. Rrinte me buzen ne gaz, vishej si femi, ende mendonte se njebrireshat ekzistonin. Te pakten, kete pershtypje i jepte atij sa here e shihte. Ishte nje njesi e mire, sdinte si ta shpjegonte. Por ajo cka ai e kishte te sigurt ishte se ajo nuk ishte e tipit te tij ndaj sdo e merrte mundimin per ta njohur. Dy sycka te bukura sdo ta joshnin.

Jeto Per Mua(unedited)Where stories live. Discover now