4

503 55 3
                                    

Veshtire te thoje se i pelqente klasa e re. Ne fakt ende se kish kuptuar pse kishin insistuar aq shume ata te shtepise qe ta transferonin ne nje gjimnaz shteteror. Kishte qene shume mire tek ai tjetri. Gjithesecili shihte punen e vet. Shoqerine e kish ruajtur. Me "ishin" i kishte mbyllur hesapet ashtu sa per te thene.  Kur i kishte sistemuar te gjitha vijen e i thone se do nderroje shkolle.
Si kishte pelqyer kurre ti kthente fjalen prinderve dhe kur kishte pasur te drejte. Ne fund te fundit ai dy pare mend sa te kuptonte se gjithcka e benin per te i kishte.
Donte te ishte mbeshtetje per ta jo nje problem me shume.

Sot pasdite e kishin lene si grup shokesh te shkonin nga universiteti e te uleshin ne ndonje nga kafet e liqenit. Te shpenzonin pasditen me llafe e qyfyre djemsh.
Se kishte me qejf te madh ndaj u be gati me pertim. Hodhi nje xheke kraheve, u pa ne pasqyre e kur si pelqeu vetja filloi te kerkonte  nder varse per nje pulover te zeze.
Sja bente zemra te vishej shkil e shko sot.
Me te dale nga shtepia u takua me Skerdin, nje nga te paktit djem qe i qe afruar sa per te shkembyer dy fjale ditet e para. Por ne fakt nuk ishte djale i keq. Si u mbrodhen te gjithe e u ulen ne kafè ja nisen. Duke qeshur e folur ca me ze te larte nuk ishte e veshtire te terhiqje vemendjen e mbase dhe te shkaktoje pakenaqesi  tek te tjeret.
Ktheu koken per te pare verdalle a kishte apo jo shume njerez. Shqoi nja 10 veta me nje numerim te shpejte e ne fund fare, ne tavolinen ngjitur me dritaren pa dike mjaft te njohur. Te njohur sepse e kish pare mjaftueshem sa per ti memorizur tiparet. Ondet ngjyre gruri apo syckat e mackes. Ishte vajza nga shkolla. Shoqja e se motres. Mbi tavoline kishte nje filxhan caji, nje liber ne te cilin ajo ishte kredhur e me cdukej nga larg kishte dhe kufjet.

-E kemi ne shkolle ate me duket,-degjoi ti thoshte Skerdi i cili po kundronte te njejten panorame.
-Me duket mendjemadhe,- ia ktheu me shpetfillje duke u kthyer para per te ndezur nje cigare.
Nuk i pelqente, por e ndizte nga halli ndonjehere sa per te shoqeruar shoket. Rrinte rrinte e kthente koken pas me shpresen se do te takonte syte e tij me te sajat. Veshtronte se si luante me ondet e saj. Mendonte pse valle ishte vetem. Mos po priste valle dike?

Ne fakt jo. Ajo nuk priti askend. U cua shkujdesshem duke mbeldhur rraqet e saj. Hodhi canten mbi sup e u nis drejt daljes.
Dejvin e kish pikasur qe me pare sikurse dhe ai. I ishte bere zemra mal kur e kishte pare nja dy here ne bisht te syrit pa dashur te dukej.
Eci drejt ter guxim. E kishte ndare mendjen ti fliste por e vetmja gje qe i  tha ishte nje "hej" e thate shoqeruar me nje levizje te vetullave per tu dukur me entuziaste. Ai ia ktheu njesoj madje disi me ftohte se ajo as qe e mori mundimin te qeshte.
Si erdhi mire, por as faj si vinte. E para kish qene me shoke dhe e dyta as se kishte shoqe as se njihte. Kishin kembyer dy llafe rrembimthi nje here te vetme.
I dukej sikur do i merrej fryma. Sa here e shihte gati e humbiste. Nisi te enderronte nje nga ato skenat e e filmave. Po sikur Dejvi ti vinte pas, ta zinte per dore? Koken e ktheu nga meraku por njeri te vinte drejt saj nuk pa. Vuri serish kufjet e nisi te ecte me hapa te ngadalte. Koha kish ftohur goxha, dimri ishte ne prag. Mendoi ti binte rruges gjate per te vajtur ne shtepi. Te shihte njehere se si ishte ndricuar qyteti nga dritat e krishtlindjeve.
Ndjeu dike ta prekte ne shpatull dhe zemra filloi ti rrihte nga paniku.
Ktheu koken e pa djalin e gjate me hoodie-n e zeze. Floket pak te shpupuritur nga era, buzet e plota,syte qe qeshin per te. Nuk dinte si tja vinte emrin ndjesise se atyre casteve.
-Ckemi perseri,-i foli ai.
-Dej...khe, Hej,- i qeshi ajo duke menjeanuar koken.

Vecse pak me ne krah te tij ishte dhe dikush tjeter. Te cilen ai ia prezantoi shkurt. "Kemi vite qe jemi shoke" i kish thene.
Nuk i pelqeu fare me thene te drejten dhe nuk u mundua ta fshehte.

-Quhesh Dejvi besoj,- ia tha me gjysem zeri nga ndrojtja duke e ditur qe ai mund tia kthente " nga e di ti".
-Dhe ti?-kerkoi te dinte ai.
-Megi,- e kur i tha emrin iu duk sikur do fluturonte.
Me tej e pyeti ne cilen klase ishte e nja dy gjera te tjera.
Ai u kthye ne nje rrugice ne hyrje te "Pazarit te ri" ndersa ajo eci drejt.

I kishte thene nje shihemi e kur ajo e kishte pare disi e habitur i kish shtuar " ketu e kam shtepine une moj vajze".
Kish ecur dhe nje cope rruge me Inen per hir te tij e zor se kishin kembyer dy fjale.
Ah, cdite. Jeta si ne filma sapo kish filluar. Cfare do ti ofronte e nesermja valle?

Jeto Per Mua(unedited)Where stories live. Discover now