Ditet ecnin qete... pa ndonje te vecante, ama fare mire.
U zgjova ne mengjes dhe u bera gati si zakonisht per te shkuar ne shkolle, Edisa skishte ardhur ende. U pershendeta me ata qe ishin ne klase dhe mu pergjigjen cuditshem. Po tani c'dreqin kishte ndodhur?
Ishin bere grupe-grupe dhe cucurisnin. Vura kufjet ne vesh, ndeza mp3 dhe gjasme po degjoja muzike, zerin ia bllokova fare dhe fillova te kendoj e te tund koken. Kur ja... filluan serish.:
-Kjo pra qe ishte vajza me e buzeqeshur dhe e cilter e klases. Ajo qe madje skishte as te dashur paska kryer marredhenie seksuale.Gati sa sme ra gjithe shkolla e qielli mbi koke. Nuk fola, thashe ti degjoj se c'thone tjeter.
-Po sikur ta kete detyruar?
-Jo moj po pse? Si gjithe femrat eshte dhe kjo.Hoqa kufjet dhe ato shtangen, u munduan ta kalonin me buzeqeshje. Iu a frova me qetesi dhe pse qetesi nuk kisha aspak.
-Pra cfare po thoje ti Sara?
Me vinte ti peshtyja ne surrat, ti shaja me fjalet me te pista qe mund te egzistonin... po dreqin c'faj kishin pse kisha pelqyer nje kafshe?!
-Jo Vikena te betohem, nuk di gje keshtu thone.
-Kush thote pra kush? Jeni per tiu ardhe meshire per ju...vertete i besoni nje njeriu si ai?
Ishin mbledhur te gjithe ama askush sfliste.
-He pra, c'patet? Flisni!
Ne ate moment erdhi Edisa, kishte mbetur si e habitur.
-Vikena! C'ka ndodhur?
-Keta pra e dine qe une kam kryer marredhenie, ne nje kohe qe une as s'ia kam idene. Por keta po. Valle po neser cdo thoni qe me la shtatezene e ndersa pasneser do thoni se abortova.
-Vikena qetsou! Ne te besojme.-Ne djall ju dhe besimi juaj! Nuk kam bere asgje....e kuptoni asgjeeeeee. Nese nje dite do i jepem dikujt do ta bej dhe do e pranoj pa frike dhe turp....Por dreqi ta marre nuk kam pamjen e dikujt qe e kane zhvirgjeruar.
E dija qe po flisja piste...ulet por s'permbahesha dot. Zilja e mallkuar ra dhe u ula ne banke. Me shume se kurre deshiroja te mos kisha egzistuar asnjehere.
Nuk mjaftoi gjesti qe beri pa perhapur dhe keto fjale te ndyra si vete ai. Edisa me perqafoi dhe me tha.: -Zemer...me shih jam me ty dhe do jem edhe sikur bota te te ktheje shpinen.-Bota....hemmm..ma ka kthyer me kohe shpinen dhe smjaftohet me kaq.
E vetmja gje e mire ate dite ishte se beme 5 ore dhe vendosem te dilnim me Edisen. Me shpesh shkonim ne qender interneti, fast food, apo lulishte por ate dite shkuam te pime kafe.
Qyteti im ka mjaft lokale dhe na ofronte mundesi zgjedhjeje, keshtu qe zgjodhem nje lokal te qete.
-Ke deshire te rrime atje ne qoshe Vikena?-Jo! Do jemi mire ketu afer dritares nuk po i fshihem kujt.
-E di e di, thjesht doja...
-Po dal te marr dicka jashte, per mua porosit makiato.Dola dhe bleva cigare. E kisha pire ndonjehere kur kisha probleme dhe pse ishte dicka e gabuar vendosa ta pi serish. "Do me ndihmonte" qofte sadopak.
Nuk vonova shume dhe hyra ne lokal.
-O Zot! Vikena, c'dreqin ke ndermend te besh?-Ta marr kete cigare e ta ndez ashtu sic shuhet ajo bashke me te te shuhet dhe nje pjese e imja.
-C'kerkon te thuash?-Se do resht se qenuri e mire, e shikon qe sia vlen?! Do resht se shpjeguari atyre idioteve vetem qe te me besojne se skam bere gje....ndoshta do resht dhe se shpresuari ne shume gjera.
-E ke fjalen dhe per mua?
-Budallacke! Ti nuk krahasohesh me askend dhe nuk perfshihesh. Thjesht dua te te them se nderkohe qe ndergjegjia ime eshte krejt e paster pse duhet te shqetesohem kaq shume? Une i di gjerat e mia me mire se kushdo.
I thoja keto fjale tere vetbesim dhe siguri por vetem une e dija sa e veshtire ishte. Jetonim ne nje qytet te ndyre ku mentaliteti flinte, hante e bente cdo gje me ne. Do e gjeja nje menyre, nje zgjidhje diku duhet te ishte.Per fatin me te mire ne bote e nesermja ishte pushim. Keshtu kur shkova ne shtepi hodha canten diku dhe u shtriva ne krevat. Nuk kisha oreks.
Ne vesh me kumbonin fjalet e tyre, sa te neveritshme ishin! Kur e imagjonoja se mund te kishte ndodhur vertete me shpifej vetja dhe cdo qenie mashkullore.Pasdite mami me kerkoi ta shoqeroja per tek puna e saj, me duhej ti ndihmoja per te pastruar zyren qe e kishte.
Kur mbaruam pune u ula ne pc nderkohe qe mami po plotesonte ca letra a ku ta di une. Ermalin si gjithnje e gjeja online por ndoshta ate dite ndjeja qe sduhej ti flisja... ndaj nxora direkt chatin offline dhe fillova te shoh krijime... ishin e vetmja gje qe me interesonin ne fb.
Me kishin ardhur sms nga ata te klases "per te me kerkuar falje" por ne ndjesen e tyre kishte dicka me shume... dicka si pavertetesi.
Nuk me shkoi ndermend tua ktheja...sepse kjo jam une. Nuk mund tiu thoja: "Mire,ska gje!Kaloi!" Une i njihja qe ata sdo e harronin kaq lehte.Bera like te nje faqe dhe Ermali me shkruajti:
-Jo gjithmone te qenurit off te ndihmon per tu fshehur.
-E per cfare mendon se mund te te fshihem?Ia thashe tere inat, sa idiote ndjehesha.... ai sme kishte bere gje.
-Me fal Vikena! Nuk doja te te nevrikosja!
-Jo me fal ti mua! Ske cme ben me shume nga ckam.
-Nuk dua te te pyes cke, se ndoshta ske besim dhe te kuptoj. Por une jam ketu dhe te betohem qe po deshe te ndihmoj cfare te kesh nevoje.
-Je shume i sjellshem Ermal, por faleminderit sme duhet gje.
Nuk qendrova me ne fb sepse doja ti shmangesha bisedes me te... te pakten ate dite. Nuk doja te flisja me shume me te, kisha frike se mos i tregoja gje per te shfryre diku..
Fatmirsisht isha vetem ne shtepi jo se e doja vetmine por ne ato momente c'mund te doja tjeter?
Isha ulur ne ballkon, koha ishte nxehur dhe dielli me perkedhelte tere trupin por ngrohtesi nuk ndjeja aspak.
Qendrova per ore te tera ashtu, kisha humbur fare dhe vetem mendoja.Me ishte shembur portreti i shenjte i puthjes se pare, me ishin rrezuar idealet e nje familje perfekte dhe pa te vetmin faj njerzit do e nxjerrnin gishtin drejtues nga une.
Isha vetem 16 vjece. Mos valle kaq shume duhej te duroja?Kisha degjuar tek thone se jeta vjen e veshtirsohet, skisha pasur ndonjehere deshire te zjarrte per te jetuar por tani....
Ndjeva qe dera u hap, ishte mami. Me kohe e kishte kuptuar qe sjam mire sado shtiresha... une kisha dale nga barku i saj, sigurisht qe sdo ia hidhja lehte.
Me vete kishte marre Elsen, nje bebushe e bukur qe vdisja per te dhe ishte e vetmja qe me qetesonte.
-Vikena, shiko kush ka ardhur per vizite.
Sapo mora te ngrihem mu erresuan syte dhe gjithcka me rrotullohej, mendova se e kisha nga qendrimi i tepert ne diell por...jo.Bera ca hapa duke u mbajtur me shpresen qe do kalonte por sa u ula tek shkalla e pare me ra te fiket. Sdi sesi dhe as kush me kishte futur ne dhome por kur hapa syte isha krevat dhe duke qene se mami eshte infermiere me kishte vene nje serum.
-Qetsou zemer. Asgje s'ke!
-Mami po Elsa ku eshte?-Ne dhomen tjeter me Anen, kur te pa te semure ja plasi te qarit.
Mbylla syte dhe smund te flija. Gjithmone kisha pasur dhimbje koke ama kjo gje sme kishte ndodhur kurre.
E ndjeja...e dija plotesisht se ishte me shume se marrje mendsh,me shume te qendruarit shume ne diell... ishte semundje.
YOU ARE READING
Pa Lamtumire
RomancePershendetie.... Kjo esht historia e par qe po publikoj ne wattpad. Historia esht shkruar nga nje miku im. Historia flet per nje cift adoleshentesh Vikena dhe Ermali. Esht 100% reale dhe shkruar nga njeri prej personazheve.... Shpresoj tju pelqej...