Me vinte te pickoja veten cdo minute qe kalonte, une pra isha E LUMTUR! Shoqeve u kisha treguar dhe 2 shokve te mi me te mire. E doja, isha plotesisht e bindur qe e doja dhe sme behej vone edhe po ta merrte vesh tere bota. Nje dite qe dolem beme foto me celularin tim, me tha t'ia kaloja sepse do i hidhte ai te adresa e tij. Por babi me kerkoi cel se i duhej pak dhe mu desh ti fshija. Me erdhi inat sepse ishin fotot tona te 'para' madje dhe Ermali u be pak me nerva por me tha:
-Mire shpirt ska gje, ne do bejme te tjera.
-Madje pergatitemi qe te dalim edhe me bukur.
-Uhhh e c'rendesi ka perderisa jam me ty??!!!
Flisnim deri ne 4 te mengjesit, nuk dilnim shume shpesh sepse isha me provime. Nje nate me kerkoi te iknim ne plazh, ishte ide mjaft e bukur sepse mbi te gjitha ISHA ME TE. Do iknim bashke me Emen dhe shokun e tij te ngushte, une e njihja dhe ishte nje djal shume i mire. Ishte data 28 qershor, u takuam ne nje lulishte dhe hipem ne makine. Makines po i jepte Ermali, dhe cdo minute me thoshte:
-Zemer kjo kenge eshte per ty. Ja degjoje kete tjetren, dhe kjo i ka fjalet per ty.... per ne.
-(me vinte pak turp nuk isha mesuar me kete idene e te qenurit cift dhe sy te te tjerve, kisha pak siklet) Ermal une i degjoj te gjitha.... rri mireee!
Ai vetem qeshte, si fillim shkuam te pime kafe, une, Ermali dhe Marini pinim dhe cigare. Madje tallnim Ermalin per cdo gje. Beme dhe foto, fotot me te bukura ne jete... Qendruam disa ore dhe pastaj u kthyem, Ermali na la pak larg shtepise sepse ishte normale.
Sapo shkova ne shtepi hyra ne fb dhe i kalova fotot Ermalit. Do prisnim edhe pak per ti hedhur.... por su hodhen kurre. Nuk kaloi shume kohe dhe bleva nje numer te ri, gjate shkolles se mesme kisha nje numer me kontrate e flisja vetem me mamin, tani e bleva vetem per Ermalin. Ishte me bukur te flisnim ne celular. Shpesh kur e merrja ne cel ishte me shoke dhe me bertiste:-Vikenaaaaaa! Te duaaaaa! Le te me tallin shoket qe jam i dashuruar, une te dua.
-Ermal je cmendur zemer!
-Po po ama per ty.
Kur flisnim ulesha te parmaku i dritares dhe shihnim yjet te dy ne te njejten kohe. Me thoshte shume shpesh:
-Ti e di qe une te kam ty zemer?!
-Per ty se di, per vere jam e bindur.
-E cmendur, merre vesh pra qe te kam zemrushe una tyveee.
-Po kaq shume pse te dua une ty?
-E shikon sa budalla je??? Une e di pse te dua, sepse eshte e kote te marr frym nese ti mungon, me jep asrye per te jetuar per te buzeqeshur...boll tani se me llastohesh.
-Ooo biba ime! Une te dua sepse sjam ndjere kurre keshtu, te dua sepse do beja gjithcka per buzeqeshjen tende...
Kisha frike dhe as qe doja te mendoja se mund ta humbisja.... pastaj skish arsye. Une e doja me gjithe shpirt....keshtu me thoshte dhe ai... e une e besoja...doja ta besoja keshtu Ishte nje dite mjaft e keqe. Motra na mori ne telefon dhe na kerkoi te hynim ne skype, donte te fliste kryesisht me mamin dhe pyesja veten: "Po tani cfare na pret?"
Kur foli me mamin i tha qe kishte nje problem, ishte vizituar ne Angli dhe sishte dicka shume serioze, ama sdo mund te mbetej shtatzene per disa muaj. Donte te pyeste mamin per hollesi, sa e mora vesh shkova ne dhome dhe qaja. Pse dreqin sa here qe kisha endrra dicka ndodhte e iu binin shkelm duke i thyer. Ne ate moment Ermali me mori ne cel: - Urdheroniii, ndodhet zemra ime aty. Smunda as te flisja i thashe vetem nje "Ehe!
-Shpirt cfare ke?
-Po qan?
-Po po qaj sepse eshte e disata here qe shpresoj te behem teze, e di njehere motres i doli testi pozitiv dhe i kisha blere rrobat e para. Ka kaq here qe e presim nje beb, qe te kete gjakun tim dhe me duket sikur ka frike e nuk vjen.... Fundja ska faj, bote e felliqur eshte!
-E di jete? Sdua te trishtohesh, vetem ki besim dhe shume shpejt do behesh teze, pastaj do behesh teze serish dhe pastaj me e bukura.... do behesh Mami... por per te te bere te tille nderin e kam une. Mes atyre lotesh buzeqesha.
Ai dinte gjithmone te me qetesonte ose Zoti i kishte pergatitur qenies se tij nje efekt te tille. Flisja ne cdo moment te tille, u bere aq e burgosur nga ai saqe ishte vera e pare ne jete qe sbera jave te tera tek dajat.... sepse e dija se po te shkoja diku srrija dot gjithe naten ne cel, smund ta takoja dhe as per pushimet me te bukura ne bote sdoja te largoheshim.
Rrija ne shtepi, dhe bashke me Ermalin ne telefon, ne msn, ne mendime, e ne zemer sme ishte dukur kurre aq e embel te ndenjurit tere diten me kusherinje. Isha gati te beja cdo gje per te, sepse e doja me cdo force ndjesore, me nerv e puls, me gjithe qenien time. Nje dite po flisnim ne cel, ishte pasdite:
-Cfare je duke perbere zemuuur?
-Po pi kafe me babin e nje shokun e tij jete.
-Te fala babit ahahhaha (mendoja se nuk ishte aq afer tij sa te me degjonte)
-E shikon babi te bejne dhe te fala.
-Kush eshte more mistrec?
-Eshte shoqja jone me e mire, ti dhe do e njohesh.
-Aha shoqja joneee! Te fala dhe nga une dhe thuaj te bej kujdes me ty se je pak i cmendur.
-E di ajo o ba dhe prape me do ahhahaha
-Idiot se dija se po te degjonte. (me vinte turp)
Flisja shume shpesh kur ishte me babin e vet aty dhe e dinin te gjithe. Domethene edhe mami e motra. Me mamin e tij kisha folur ndersa me motren me kishte prezantuar. Ishte shume e mire... ngjanin shume me Ermalin. Dhe une i tregova motres time, kisha pak siklet sepse ajo eshte shume e pjekur dhe serioze... por si kisha fshehur gje kurre. Po pinim kafe ne ballkon.
-Ka dicka me kete surratin tend, me pagjumsine tende.
-Eshte dashuriiii!
-Vikena me ke?
-Ti e njeh, e ke ne fb dhe ke folur me te (sepse ne vertete fliste dhe me motren i kishte bere ftese para 1 viti ,dhe ishin te 2 ne te njejtin universitet)....
-Ermaliii
-Pooooo!
-Oo zemer ai duket shume djale i mire por...
-Ska por Ana e dua, edhe ai njesoj.
-Duhet ta marresh seriozisht kete lidhje ose perndrysh jepi fund qe tani.
-Jo, jo tani dhe asnjehere sdo i jap fund. E duaaa!
Me behej shume qefi qe kishte nje mendim te mire per Ermalin... skishte faj sepse ishte shume i mire. Gjeja qe me se shumti levdojne njerzit tek une jane syte, ama kur shihja syte e tij isha e bindur se Zoti smund te kishte krijuar sy me te bukur se sa te Ermalit
YOU ARE READING
Pa Lamtumire
RomancePershendetie.... Kjo esht historia e par qe po publikoj ne wattpad. Historia esht shkruar nga nje miku im. Historia flet per nje cift adoleshentesh Vikena dhe Ermali. Esht 100% reale dhe shkruar nga njeri prej personazheve.... Shpresoj tju pelqej...