Gjate tere nates nuk vura gjume... nuk kisha ndjere kurre aq shume urrejtje sa ne ato momente. S'ia kisha uruar asnjehere te keqen kujt ndersa atij ia urova me shpirt, skisha mallkuar kurre dike ne jete por... ate e mallkova. Per asnje moment nuk iu drejtova Zotit me pyetjen me te rendom qe egziston: "Pse ma bere kete?" Ai i ben gjerat per nje arsye qe eshte me e arsyeshme se asryeja jone. Me mori gjumi ne oren 6 te mengjesit dhe u zgjova vone.
Ndjehesha si e marre dhe fare e habitur, i kisha hapur syte me shpresen se dikush do me thoshte: "Iahte nje enderr e keqe... kaloi!" Por...mjaft me... tani gjithcka kish ndodhur dhe dukej mjaft qarte, sme kish dashur kurre! Mundohesha me shpirt te mos flisja me njeri sepse isha plot urrejtje, e terbuar dhe sdoja te shfryhesha te njeri, sme kishte kush faj.
-Ana do e fshish Ermalin nga fb ee, une i kam bere bllok.
-Pseeee???
-Jam grindur me te... dmth jemi ndare.
-E sheh? Ti qe doje te sqaroheshe me te. Gjithsesi do pajtoheni prape.
-Dreqi ta marre Ana... kjo sdo ndodhe kurre.
-Pse u grindet?
I tregova te gjitha, por isha terbuar nga fjala qe me tha:
"Do pajtoheni prape" Sduroja ta degjoja me kete fjale, ishte njesoj si te me thonin "Do tallet prape!".
Ema dhe Edisa me flisnin, me jepnin nje super mbeshtjetje per ta kaluar dhe pse te dyja ishin habitur nga veprimi i tij thuajse aq sa une. Ema kishte folur shpesh me te, heren e fundit madje i kishte thene qe me donte... dhe sigurisht e kish genjyer.
-Vikena atij do i kete ndodhur dicka, ska mundesi qe veproi ashtu.
-Pashe zotin ai foli qarte. Nuk do behem viktime per ti shkuar e ti qaj para syve, ti kerkoi nje shpjegim dhe asgje.
-Ai do pendohet, Te betohem! Kur ta kuptoje se humbi dike si ti.
-Nuk e dua pendimin e tij dhe nuk me intereson. Dua te vuaje aq sa une, 100-fishin tim dhe mjaftohem me kaq.
Edisa nuk futej shpesh ne fb, por keto dite ka qendruar gjithe diten per te folur me mua.
-Zoti eshte i madh zemer, do ia ktheje. Shpresoj qe edhe me keq.
Nje dite me beri nje dedikim te tille:
" Nuk mund të evitoj dhimbjen tënde kur të thyhet zemra , por mund të qaj me ty dhe t'i mbledh copëzat për t'i rivendosur përsëri . Nuk mund të të them si duhet të jesh , por do të të dua për atë që je . Nuk mund të ndryshoj të shkuarën , as të ardhmen tënde , por do mundohem të jem gjithmonë afër teje . Nuk mund të evitoj befasitë , vetëm mund të të ofroj dorën time që të mbahesh dhe mos të biesh."
Nga ana tjeter motra cdo dite me merr dhe dalim. I shmang pyetjet dhe sflasim kurre per te. Me dy shoqe te tilla dhe nje moter te tille, nuk mund ta "akuzoja" Zotin per asgje. Qe nga ajo e mallkuar nate, skam qare me per te dhe sdo ndodhe. Ai smeriron asgje. Nuk duhen dhe shume dite dhe do jete ditelindja ime, kisha bere shume plane, kisha menduar vendet ku do shkonim dhe te gjitha.
Do e kaloj dhe kete! Duke mos pasur force te ndryshoj asgje me duhet te hap krahet e ta pranoj realitetin sic eshte. Jeta vazhdon... kam degjuar dhe sigurisht qe eshte e vertete.... mbeten vetem plage qe te dhembin deri ne palce e prape...
Do Duroj! Tani ngushellohem me tallva mbushur me cigare te fikura, e tille ishte gjithcka qe kalova une,,, si cigare. E ndez dhe e thith me endje, si fillim nxjerr shume tym dhe nxehtesi, ama shuhet shpejt duke lene nje shije teper te hidhur... qe doemos duhet ta kaperdish
____________
Kjo ishte pjesa e parafundit...
YOU ARE READING
Pa Lamtumire
RomancePershendetie.... Kjo esht historia e par qe po publikoj ne wattpad. Historia esht shkruar nga nje miku im. Historia flet per nje cift adoleshentesh Vikena dhe Ermali. Esht 100% reale dhe shkruar nga njeri prej personazheve.... Shpresoj tju pelqej...