-10-

404 48 7
                                    

 Ishte muaji gusht dhe bente shume vape. Shiu kishte marre inat me token dhe ishin bere muaj pa e puthur. Mua kjo gje me pelqente sepse shiun se kam dashur kurre.
Krahas talentin qe ka per te te prishur floket gjithje, te pakten personalisht me sjell nje melankoli mbytese. Dhe duke u justifijuar me vapen vendosem te shkonim 1 jave ne plazh bashke me kusherirat.

Bera gati rrobat dhe hyra ne fb, jo te hidhja status sigurisht, ama te flisja me Edisen dhe Ermalin. Telefonin e lashe ne shtepi, sdoja te komunikoja me njeri, te pakten 1 jave te shkeputesha nga gjithcka. Edises i shkruajta sms dhe i tregova, ndersa Ermalin e zura online.

-Te lutem shume mos i krijo vetvetes tende personale shqetesim per mua...do ik me PUSHIMEEEEEEE.

-WAWAW! Dhe ku do e thyesh koken tende zonjushe?

-Po ja Dubai mu merzit, ne Sharm&Sheik kam qene keshtu qe do shkoj ne V.... Hahahhah

–Mos gjuaj shume shtrig.

-Do i le te me gjuajne vet se po i gjuajte une i gjuaj me shqelma.

-Kanibale!

–Goridhe! Ika tani se do nisemi. Kalofsh sa me bukur kur te vi te te gjej me nje nuse ahhaha Tputh!

-Ooo sjam cmendur akoma deri ne ate grade ahahhaha Tputh edhe une .

Rruga ishte pak e gjate dmth 45 min por ndonjehere ne dukej sikur ishte 450, dhe ate dite cuditerisht ishte me shkurter se kurre, madje me e kendshme se ndonjehere. Shkuam tek hoteli dhe vume rrobat neper sirtare, fatmirsisht nuk ishim larg qendres.

Ishte pasdite dhe nuk shkuam fare ne plazh, pushuam pak dhe dolem ne darke. Qejfi im me i madh ishte te provoja gjithe lorjat qe ishin tek parku sidonos lartesite. Kusherira ime po bente lutje me hark kohor 2-oreshe vetem per te shkuar ne pub por une kenaqesha me shume aty.

-Vikenaaaaa! Na turperove moj!

-Keshtu e kemi ne femijet, por leri ato dhe ec hipim diku tjeter.

-Je cmenduuuuur! Merr Paolen, Miren a ke te duash une nuk luaj nga vendi.

-Te gjitha jane ne ndonje loje, ti rri aty vuaj, plas sonte ska pub lalalala.

E adhuroja nervozizmin e saj. Kur u ula ne toke me merreshin mend kisha 2 ore vetem duke u sjellur neper lorja. Zura shoqeri me shume beba, sa te mrekullueshem jane!!! Pasi u ulem te gjitha vendosem te shkonim ne ndonje lokal per te pire dicka, te qendrosh siper atyre lorjave qe te rrotullonin 360○ sa argetuese ishte dhe aq lodhese.

Une si e fiksuar qe jam pas bebave rrija duke iu buzeqeshur te gjitheve.

-Keshtu sic ben ti sdo na ngacmoje kush.

-Mos u merzit! Zgjedhja eshte ti ngacmosh vete hahahaha.

Qendruam deri vone jashte pastaj u kthyem. Nata e pare e pushimeve ishte vertete e bukur, pasi dhe kur erdhem ne hotel nuk fjetem gjithe naten. Fundja nje jave ishte, dhe duke qene se kisha mjaft fakte qe koha fluturon, doja me cdo kusht te jetoja cdo moment.

Mengjeset ne plazh jane gjithnje te adhurueshme. Te shohesh diellin tek nxjerr koken, ai flladi i fresket i mengjesit ndjeja sikur me perkedhelte bute, fare pa zhurme. Hengrem mengjesin dhe u beme gati te iknim ne plazh.

Ndjehesha e lumtur nga zhurma e detit sa me behej te hidhesha ne uje bashke me gjithe rrobat qe kisha. Isha duke kaluar ne periudhen e nje femijerie te vone Afer cadres kishim ca bukurosha, trupa me muskuj te gjate.

-Eda, shih mi shih se per ju jane?

-Mos me bej te dyshoj nese thua qe ste pelqejne....

-Hahahha mos me bej ti propozoj ndonjerit qe ta vertetoj.

-Mesa duket seshte nevoja, ai me i bukuri syte tek ti i ka.

-Eshte me sy te shtrember se do te te shikoje ty por sia arrin shikimit.

-Prandaj i terheq njerzit ti shtrige. Ja si je

U afrua dhe me puthi fort. Njeri nga cadra tjeter bertiti : "Dhe njeher per mua."

-Eda mos guxo se jemi ne Shqiperi mos iu pergjigj.

-Ska gje te keqe moj idiote.

-Mos guxoooo te thashe, debile sje ne Gjermani ketu.

Iu afrova me takt dhe i mbylla gojen pa rene ne sy. Ne ishim 4 kusherira prinderit thuajse srrinin kurre me ne. Paola dhe Mira ishin thuajse te fejuara dhe vetem sa flirtonin.... une merresha me te cmenduren Eda. Ishin rritur ne nje ambjent tjeter, krejtesisht ndryshe dhe se dinin se ketu po ti ktheje pergjigje nje djali qe se njeh do te te pagezojne ne vend me emrin 'e perdale'. Ne plazhe rrinim tere diten, blinim sanduice dhe hanim aty. Pastaj shkonim ne shtepi nga ora 7 duhej te laheshim te hanim e te dilnim.

Nuk mund ta quaje pushim kete ama ishte bukur te lodheshe duke bere qef. Ne darke dola vetem me Eden, pasi te dashurit e Paoles dhe Mires ishin shoke dilnin bashke. Na ftuan dhe ne ama une e kam besdi te jem kur ka cifte. Iu thame se do dilnim here tjeter. Shkuam te pime kafe sa te telefonoja ca kusherinj e te shkonim ne pub.

-Vikena, eja shkojme ne te dyja?

–Bibeee! Nuk shkohet ashtu por do vine Genti dhe Leo sa ti telefonoj. Ulemi diku njeher.

Kur u ulem nuk vonuan shume te vinin 'komshite' e cadres.

-Jane ata Vikena, shiko. -(duke u munduar te buzeqesh) Idiote ule zerin se i pashe.

U ulen serish afer nesh. Une po mundohesha te ndjehesha shume lirshem, ama se di pse ndjehesha ne siklet. Fatmirsiht nuk folen gje ama na hanin me sy. U ngritem dhe sa beme ca hapa, i kishim mbrapa. Nxora telefonin dhe doja te telefonoja kusherinjte. Kur njeri u afrua e tha:

-Sdo iu bente keq edhe nje pije!

-Do ikim ne nje party.

O zot thoja si dreqin se mbyll gojen kjo Eda

-Aq me mire, nuk shkohet vetem ne party.

-Sic e sheh jemi 2 veta dhe nuk quhet 'vetem'...plus qe tani do vijne kusherinte tane.

-Ne si kemi telefonuar ende. -tha Eda.

Doja ta vrisja.

-Faleminderit per ftesen por jo. -u thashe une.

-Po sikur te kembengulja.

-E njejta pergjigje.

-He tani Vikena! Ska gje te keqe.

Folem edhe pak e me ne fund u nisem per ne pub.


_____________
Ps: Po nuk pertuat hidhini nje sy historis se re qe jam duke publikuar ;) 

Pa LamtumireWhere stories live. Discover now