-15-

327 38 8
                                    

Me gjumin takoheshim ne oret e para te mengjesit dhe ndaheshim thuajse ne dreke. Pasi bisedonim ne cel, flinim te dy ne oren 4 dhe zgjoheshim ne 12 ndonjehere kur se zgjoja une, ai bente me hile dhe flinte me shume.

Ate nate isha vetem mamin ne shtepi, babin e kerkuan ne pune ndersa motra ishte ne Tirane. Mu desh te merresha gjithe pasditen me shtepine per ta pastruar, sepse kishim pasur nje dasem dhe ishin mbledhur gjithe kusherinjte aty. Ndjehesha e rraskapitur, kisha edhe ore te tera pa gjume...por sdo flija. Bera nje filxhan te madh me kafe dhe e piva qe te trembja gjumin.

Mori Ermali ne telefon, sme vinte as ndonje gje ne mendje per te folur por prape skisha ndermend ta mbyllja biseden e te flija. Po heshtnim te dy, por degjova se Ermali po kerciste gishtat ne tastiere:

-Ermal je ne fb?

-Po madje po flas me Xhulian.

Ishte shoqe e perbashket, une e kisha pasur ne gjimnaz dhe Ermali e njihte ngaqe jetonin afer. E kisha dhe une ne fb, por ishte teper 'bishtperdredhur' dhe sme behej qefi aspak qe fliste me te. Me kapen nervat nderkohe qe une rrija pa fjetur vetem per te folur me te, ai me fliste me Xhulian.

-Aha mire.

Qendrova dhe pak me shpres se po e mbyll at dreq bisede me te por jo.

-Une kam gjume keshtu qe naten e mire.

Se lashe te me kthente pergjigje dhe sa e mbylla ia plasa te qarit. Isha xheloze dhe madje teper. Te nesermen se zgjova fare nga gjumi, me mori ne cel. Gjate dites folem pak...pastaj serish ne darke.

-VIkena do me tregosh se cfare ke?

-Asgje!

-E sigurt???

-Po. Qendruam per ca minuta pa folur.

-Ec tani dhe mos me bej si femije... cfare ke?

-Cfare kam eee?!

-Ohh e di... e ke nga Xhulia (qeshi fort). Ate dua, te te bej xheloze, te te bej me nerva... behesh me terheqese.

-Ermal nuk po tallem, nuk jam xheloze per Xhulian por me vjen inat nga veprimi yt. Une isha e rraskapitur dhe prape nuk flija, ty ste behej vone dhe flisje akoma me te.

-Zemer... te betohem qe une sdua te te merzis, madje...

-Nese nuk do atehere mos e bej.

Perseri heshtem te dy, sduroja me dhe nisa te qaj. Do jepja gjithcka qe te mos e dallonte ai kete gje. Sdoja te isha e dobet ne syte e tij.

-Zemrush po qan?

-Jo.

-Shshshsh! Une te njoh ty dhe nese sdo isha duke folur me ty do e ndjente zemra qe po qan.

-Po ja Ermal... merzitem dhe kam shume frike... kam frike per ty. Kam frike sepse e di sa ke pasur ti, dhe mbase... mbase sjam e mjaftueshme per ty.

-Te betohem jete qe sdo te te lendoja kurre. Ti e di qe une te dua shume? Por sic duket se di, sepse nese do e dije sdo kishe keto mendime. Pastaj te betohem qe vetem me thuaj ti dicka qe do dhe une e bej. I kam fshire te gjitha vajzat qe "flisja" pak si shume me to ne fb,po te duash e fshi dhe Xhulian. Ose nese ty te ben te ndjehesh mire une e mbyll fare fb. Vetem fol zemer dhe jam gati.

-Dua vetem te me duash... kaq.

-Dhe une te dua shume praaa.... e cmendura ime.

U qetesova pak dhe i thashe:

-Cfare po ben?

-Jam tek adresa e dajes dhe po i vjedh ca chipsa.

-Me duket kam dhe une, do hy dhe do te ti nis neser.

-Ma jep passw se i shoh vet.

Kisha sms qe kisha folur me Emen per ti bere nje dhurate dhe nuk mundja.

-Zemer ta jap neser.

-E dua tani, te shoh chipsat dhe kaq.

-Ti dergoj une pra.

Po e merrja si loje kur atij i ngeli hatri seriozisht, ne sishim grindur kurre per keto gjera kot.

-Zemer te mbeti hatri?

-Po jo sepse eshte e domosdoshme ta kem passw tend sepse te kam thene qe eshte add jote dhe skam pse nderhyj, por kembengulja qe sma dhe me ben te dyshoj se fsheh dicka.

-Te betohem per vellane Ermal qe thjesht kam ca sms me Emen dhe sdu ti shikosh.

-Nuk do i hapja fare sms te betohem, do hyja vetem per chipsa.

-Mire nese mendon se te fsheha dicka po ta jap tani, nuk e kam hapur dhe skam fshire asgje.

-Nuk jam femij dhe tani se dua.

O Zot e djallosa! Nuk kisha se cfare ti fshihja pervec sms me Emen, por sme besonte dhe kjo me vriste.

Me tha fare ftohte naten e mire dhe realisht bera nje nate teper te keqe... pasi kisha qullosur jastekun me lot nuk arrita te fle gjithe naten

Pa LamtumireWhere stories live. Discover now