İshte dita me e lumtur per Perlen e vogel.Sot data 11.07.2014 dhe Perla mbushte 15 vjec.
-Perl-thirri nena teksa hynte ne pragun e deres.
Perla e degjoi dhe u ngrit nga shtrati ne te cilin po qendronte shtrire.İ mori qeset qe nena kishte ne dore dhe i dergoje ne kuzhine.
-torten do ta marresh pas nje ore ne pasticeru-i tha e ema
-Ma s'ishte nevoja.
-Zemer ti mos u shqeteso per asgje.Ti sot vetem buzeqesh dhe argetohu.Me mjafton vetem lumturia jote,parate s'kane vlere para saj.
Ora kaloi dhe tavolina ishte shtruar me plot gjera te mira.Perla doli nxitimthi nga shtepia dhe mori rrugen per ne pasticeri.İshte nje vajze e ndrojtur,nuk i fliste askujt,por te gjithe e ngacmonin.Pasticeri nje tip teper provokues u afrua shume afer saj.Ne ate kohe babai i saj i dehur ne nje gjendje mjeruese pa vajzen e tij.Do ta dallonte Perlen edhe nje mije kilomtera larg qofte edhe i dehur.İshte teper i revoltuar me te.Hyri ne pasticeri,ja hodhi torten nga duart dhe e terhoqi zvarre.Cfare dhimbjeje.Ajo torte ishte dhurata e nenes se saj.Gjate rruges babai vetem mallkonte,shante,i gjuante Perles.Torturimi nga i ati dhe vapa e ben Perlen te pafuqishme duke rene ne toke pa ndjenja.Vec ta shikoje te gjoren.Fytyren e kishte te mbuluar aty ketu me gjak e me shenja pellembash.Te vinte gjynah teksa e shihje ashtu.Ambulanca mberriti ne pak minuta.Ajo u permend vetem pas disa oreve dhe policet vendosin ti merrnin deklaraten.
-Kush te solli ne kete gjendje?
pas fjales se policit pasoi nje heshtje dhe pas nje minuti polici e pyeti:
-pergjigju,kush te solli ne kete gjendje?mos ki frike.
-Askush
-Si?Askush?
Ajo sajoj nje histori qe askush nuk do ta besonte.Polici u mundua e stermundua por vajza nuk foli.İshte e kote ta detyroje me shume.Pas marjes ne pyetje mjeku e la Perlen te shkonte ne shtepi dhe te qetesohej.Perla e dinte se cfare e priste ne shtepi,vetem atje ajo nuk mund te gjente qetesi.İshte mjaft e derrmuar dhe ato pak ore qe i kishte kaluar ne spital i'u duken oret me te lumtura te jetes.Dielli te pervelonte jashte dhe shtepia ishte shume larg.Perla e mori rrugen ne kembe tejmase e shqetesuar.Kur arriti ne shtepi pa sallonin ku qe permbysur tavolina me ushqimet e ditelindjes.Ajo filloi te qaj me ngasherim.E ema kur e pa ne c'gjedje ishe gati sa si ra te fiket,por e mbajti veten dhe babai teksa i degjoi qe qarraviteshin u ngrit nga kuzhina e vazhdoj te bertiste,por per here te pare nje ze e ndaloi
-Majft.
İshte zeri i Perles i cili shteroi,vajza pa fuqi ju ul te atit ne gjunje dhe i tha:
-N.q.s nuk me don me vrit ose me largo nga shtepia ama mos me shkakto me plag qe s'mund ti mbyll se nga ato del gjak i cili te kujton gjithmone vuajtjen.
Dukej sikur pernjehere babai u prek,sikur nga syri i tij kafe doli nje pike loti e pavlere,ai lot ishte nje genjeshter e madhe,ai lot tregonte se ishte bere akoma me i keq.Ja per kete gje Perla ndjente urrejtje,se babai i saj nuk mund kurr te donte njerez,dashuria e tij ishte dhuna dhe urrejtja.
-Ti guxon e me flet mua?-tha ai pasi e shtyu vajzen-askush nuk me thote se c'duhet te bej.Kam vuajtur per vite me radhe me dyshime.Ti,je faji qe une jam kaq i dhunshem..
Ai drejtoi gishtin nga Perla e cila me shume sr kurre donte te vdiste.E goditi edhe njehere tjeter dhe Perla ra mbeshtetur mbi mur.Ajo tashme s'vuante nga dhuna por nga fakti qe ishte ajo shkaktarja e kesaj dhune.Ndoshta ashtu mendonte edhe nena e saj?!
-Perla eja ngrihu-i tha nena.
Perla mbeshteti koken ne gjoksin e saj dhe ecen drejt dhomes.İrma e shtriu ne shtrat dhe me nje cope te lagur me uje i ferkonte plagen e gjakosur
-Perla n.q.s do mund te kerkoja dicka nga Zoti do te ishte qe ne te largohemi nga ketu.Ndonjedite do largohemi dhe kjo dite s'do jete shume vone.
-Ma te dua shume.
Ashtu te perqafuara i zuri gjumi
****