E kush do ta mendonte se Perla do zgjidhte te sakrifikohej vetem e vetem qe ne shtepi te shkonte pa shkuar babai i saj i pari?E dinte qe sot deri vone nuk vinte,por nqs ai vinte dhe e rrihte kush ja siguronte nje mbrojtje?Zonja e shtepise,vajza e saj apo Keli qe kishte filluar ndoshta te binte ne gjume te thelle ne dhomen e tij.Pa perreth,pervecse erresires nuk pa gje,por disa zera qe vinin matane rruges e bene qe te anonte koken me prane dritares.Ishte nje ze burri si i mbytur ndersa ne tonin e vajzes a gruas qe fliste dalloheshin fjale te perziera me frike. Perla nuk donte ta ndizte driten,por medoemos donte ti shihte ata te dy,ti degjont.Qe ne lindjen e saj ishin banoret e lagjes qe kishin pare dicka ne te.NJe vajze me kuraje dhe kureshtare.Sot mbasdite kur urbani e kishte ndaluar ne lagjen e djalit bjond ishte ndjere vajza me e humbur ne bote dhe kishte filluar te qante.Nqs me shohin grate e lagjes mendonte do thonin se Perla nuk ka kuraje,prandaj ajo edhe pranoi nje si tip sfide me vetveten duke vendosur qe i pari qe i dilte per ta ndihmuar do ta pranonte.Tani teksa kureshtja e saj e brente perbrenda cdo sekonde e me shume nuk donte ta shuante me mendimet e saj.Duhet ta shikonte sepse e dinte qe pertej asaj dritarje do ndodhte dicka me shume se sa nje bisede normale.Eci ne maje te gishtave per te mos u ndjer dhe doli jashte ne nje qetesi totale.U fsheh ne nje qoshte aty ku mendonte se nuk do e shihnin dhe mbante vesh te degjonte.
-Borxhi yt ndaj meje eshte teper i madh,kjo pune sperfundon me kaq.
-por une,,,,,s'dua ta bej kete pune.-vajza filloi te qante.
-he,sikur se ke bere me pare ti kete qe e paske kaq problem.une e di je e vogel ne nente vjecare dhe aq jo por nejse se borxhin nga klubi dije mir ta merrje ti dhe tani hyr shpejt ne shtepi ose perndryshe prinderit e tu do te qajne kufomen tende dhe dije mire do ta qajne dhe do ti qajne edhe ata.
Vajza e kuptoi qe nqs ajo vazhdonte te terhiqej do ti vriteshin te gjithe,prandaj edhe mori rrugen prapa tij.Perla kishte mbetur e shushatur,jo sepse vajza ishte ne moshen e saj a ndoshta me e vogel,por sepse ajo ate ze femeror nuk do ta harronte aq lehte.E degjonte c'do dite,ne paradite.Ishte ai tip vajze qe dukej me e mira e klases dhe me e bukura e shkolles,por tani papritur ne syte e Perles u duk nje vajze e madhe qe shiste dicka nga vetja e saj ne kembim te nje letre pa vlere,te nje letre te quajtur leke.Nuk u merziste per te deri pak minuta me pare kur ajo dreq kureshtje e shtyu ta degjonte ate qe kurre s'do ta besonte.Oksiana vajza qe e shperfillte Perlen,e tallte per nivelin e saj ekonomik benka nje pune te piset ne nevoje te nje letre.Ishte futur thelle ne mendime,por kur u kthjellua i pa qe kishin ikur.Nuk kishin lenen asnje gjurme pas ndersa erresira perreth e veshtiresonte gjetjen e tyre.Ajo hyri brenda me po te njejten qetesi qe doli jashte dhe u shtri ne divan.E kishte harruar fare te atin i cili kushedi se c'po bente vetem ose ndoshta ishte ne kerkim te vajzes.U mbeshtoll me batanie dhe mbylli kapaket e syrit qe per cudi u hapen shpejt shume shpejt sepse tashme gjumi kishte ikur me kohe duke ja lene vendin mendimeve te lodhshme qe vertiteshin ne koke.
***********
-mirmengjes-tha perla teksa e zonja e shtepise u ul ne kolltukun perballe saj .
-mirmengjes.
-shume faleminderit per gjithcka,djali juaj po vonohet bej mire te shkoj vete sepse nuk dua ta humbas urbanin e pare qe kalon kendej.Besoj se do kete raste te takohemi-i tha Perla gruas duke hedhur canten e shkolles mbi supe.
Ajo pohoi me koke sepse s'kishte c'te thonte tjeter,mezor nuk mendonte ta mbante aty duke e kuptuar dhe poziten e vajzes e percolli deri tek dera dhe Perla iku.
-Djali im se cfare ka me kete vajze por do ta marim vesh se shpejti-tha zonja teksa mbylli deren e shtepise dhe qeshte sepse e kuptoi se cfare shpirti dhe njeriu ishte Perla sepse kur ta vendosin nje emer te tille e kane per mburrje,por Perla ishte e rralle,si te thuash e prere per te qene perfekte,unike.
Perla u largua me urbanin e pare dhe ju drejtua shkolles.Oksiana s'dukej gjekundi megjithese po mendonte ta linte me kaq per keto dite.Ndoshta neser do ti fliste.Ishte e derrmuar dhe ta mendoni qe babai e priste ne shtepi kushedi me cfare dhe si.Zilja ra dhe mesimi filloi.Bankat e klases u mbushen dhe zeri neverites i mesueses filloi te kumboi mbi banka,klase e kudo.
Faleminderit qe me mbeshtetni gjithmone.Me falni qe historia eshte publikuar me disa vonesa,por do mundohem qe ne ditet ne vazhdim ta publikoj me shpesh.